Ja si ndikojnë ushqimet në gjumin tonë
Ky nuk ka qenë një vit shumë i mirë për gjumin. Me pandeminë...
Pacientët shkojnë tek Mona Gohara, dermatologe dhe profesore në Shkollën e Mjekësisë në Jeil, për të gjitha llojet e arsyeve, nga analizat e kancerit të lëkurës deri tek procedurat kozmetike. Por, këtë vit më shumë se kurrë ata janë të shqetësuar për flokët e tyre.
Dhe nuk është rastësi. Stresi,që këtë herë shkaktohet nga të jetuarit në mesin një pandemie vdekjeprurëse, dihet se shkakton rënie të flokëve. Miliona amerikanë i kanë kaluar 9 muajt e fundit duke jetuar në një makth të shëndetit publik dhe një krize ekonomike të paparë. Atyre u është dashur të përballen me të gjitha këto duke shmangur tubimet, duke kufizuar kontaktin fizik dhe kur është e mundur duke qëndruar brenda shtëpive të tyre. Por izolimi dhe ankthi gjatë këtij viti kanë sjellë me vete efekte të shumta anësore. Ato mund të jenë duke i shkaktuar gjëra të çuditshme trupave tanë.
Nëse keni vërejtur që cikli juaj menstrual është këtë vit i ç?rregullt, nuk jeni të vetmet.
?Më shumë paciente po raportojnë perioda të ç?rregullta që nga fillimi i pandemisë?– thotë për Vox, Meri Minkin, obstetër gjinekologe në Shkollën e Mjekësisë në Jeil.
Fajtori i mundshëm, ashtu si me rënien e flokëve, është ankthi i të jetuarit në një kohë kaq të vështirë dhe të pasigurt. Dhe sipas disa ekspertëve, jeta në izolim mund të jetë duke ndryshuar erën e trupit të njerëzve . Dhe këto janë vetëm disa nga efektet më të vogla. Por disa ekspertë janë gjithashtu të shqetësuar pasi izolimi ka dokumentuar efekte në shëndet, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe madje edhe të vdekjes.
?Njerëzit konsiderohen si një qenie sociale?-thotë për Vox Xhulian Holt-Lunstad, profesore e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigam Jang, që studion ndikimin e marrëdhënieve shoqërore tek shëndeti i njeriut.
Njerëzit po ankohen se qëkur nisi pandemia kanë një aromë më të keqe të trupit të tyre. ?Unë jam një njeri që krenohem me aromën e freskët të trupit tim. Por gjatë verës së këtij viti, aroma e trupit tim ndryshoi aq shumë sa që më zgjonte në mes të natës?- shkroi Zhozef Lamur në ?Mic?, në muajin korrik.
Nuk ka ende kërkime të plota mbi ndryshimet në aromën e trupit të njerëzve gjatë pandemisë. Por raportet të shkëputura janë mbledhur nga Xhuli Horvat, drejtuese e Laboratorit të Kërkimeve të Gjenomikës dhe Mikrobiologjisë, në Muzeun e Shkencave të Natyrës të Karolinës së Veriut.
?Kur qëndrojmë shumë në shtëpi,ne rrimë më gjatë në kontakt me kafshët shtëpiake dhe familjarët tanë, me të cilët më parë nuk kalonim aq shumë orë së bashku. Kjo do të thotë që ne po shkëmbejmë mikrobe me një grup tjetër njerëzish (dhe kafshësh) më shumëse zakonisht, gjë që mund të ndikojë në aromën e trupit tonë. Kalimi i më shumë kohe në ambiente të mbyllura gjithashtu mund të ndikojë tek mikrobioma, ashtu si veshja e llojeve të ndryshme të rrobave. Për shembull, pëlhura sintetike mund të përmbajë lloje të ndryshme mikrobesh nga pambuku. Dhe shumë njerëz e kanë ndryshuar stilin e tyre gjatë pandemisë. Dikur mbanin veshur një këmishë të bukur, por tani ata mbajnë xhinse shpesh të palara?- thotë Horvat.
Ajo shton se tek mikrobioma mund të ndikojë edhe stresi. Kur jeni nervozë, një grup specifik gjëndrash, gjëndrat apokrine, prodhojnë djersë. Kjo djersë përmban përbërje të ndryshme nga djersa që vjen nga gjëndrat ekrinike, të cilat veprojnë kur keni shumë vapë. Dhe nëse gjëndrat tuaja apokrine – që gjenden nën sqetull dhe disa vende të tjera në trup – janë shumë aktive, atëherë ato janë duke siguruar një ?burim të ndryshëm ushqimi për disa prej atyre mikrobeve që ndodhen atje, dhe mbase po nxisni krijimin e disa aromave të ndryshme?,thotë Horvat.
Por mikrobioma nuk ndikon vetëm në mënyrën e nuhatjes. Bakteret e dobishme në lëkurën tonë krijojnë një ?pengesë mbrojtëse?, sipas Horvat. Larja e duarve me ujë dhe sapun, thjesht lan shtresën e mikrobeve, duke lejuar qëndrimin e atyre të mira.
Por dezinfektanti i duarve i vret të gjitha mikroorganizmat në lëkurën tuaj. Prandaj përdorimi i shumë mjeteve pastruese të duarve gjatë pandemisë mund të na lerë më të prekshëm ndaj puçrrave apo infeksioneve të tjera të lëkurës. Izolimi i këtij viti ka sjellë me vete edhe ndryshime të tjera fizike. Përveç rënies së flokëve, ka një shtim të thinjave tek njerëzit, dukuri që sërish mund të jetë e lidhur me stresin. Ndërsa mekanizmi përmes të cilit stresi shkakton thinjat nuk është kuptuar plotësisht, një studim i kohëve të fundit tek minjtë, zbuloi se stresi shkaktonte vdekjen e qelizave burimore që prodhojnë melanocite, qelizat në gjëndrat e flokëve që prodhojnë pigmentin.
Stresi mund të bëjë që lëkura jonë të duket më keq, thotë Gohara. Ai shkakton një rritje të hormonit të kortizolit, dhe mund të shkaktojë shumë efekte negative nga tharja e lëkurës tek sytë e fryrë.
Një rritje e stresit gjithashtu mund të çojë në më shumë puçrra, diçka e përkeqësuar gjithashtu nga fërkimi i maskës së fytyrës. Por vetmia mund të shkaktojë efekte dhe më të rënda fizike. Në një sondazh të zhvilluar në muajin gusht për shembull, dy të tretat e të rriturve raportuan izolim social dhe më shumë se 7 në 10 prej tyre, u shprehën se pandemia e kishte bërë më të vështirë lidhjen me miqtë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.vox.com/22170231/stress-lockdown-social-distancing-2020-pandemic-isolation
Ky nuk ka qenë një vit shumë i mirë për gjumin. Me pandeminë...
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb thotë se viti 2021 do ...
Kjo javë parshikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të p...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa” më ...
Festat e fundvitit, kanë sjelljë një dyndje automjetesh në p...
Moti i keq që ka përfshirë gjatë 24 orëve të fundit territor...
Është rritur sërish numri i të infektuarve në vend. Ministri...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dh...
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine...
Ditën e Diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje ...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ishte e ftuar pas...
Toka nuk ka gjetur qetësi nga lëkundjet e tërmetit.Mësohet s...
Tenderi për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet...
Ky fundvit do të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koro...
Teksa ndodhemi në fund të këtij viti, shumëkush do të dijë s...
Pandemia e koronavirusit nuk i ndal shqiptarët që të kthehen...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fron...
Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fr...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot mjekët në spitalin Inf...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...