web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shtatë persona humbën jetën në 24 orë

31 Dhjetor 2020, 16:22, Politikë CNA

Në ditën e fundit të vitit janë regjistruar 589 raste të reja infektimesh me koronavirus dhe 449 të shëruar në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat për 24 orët e fundit. Fatkeqësisht 7 pacientë nga mosha 55 në 82-vjeç nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit.

COVID-19 ? Statistika (31 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 589

Të shëruar në 24 orë 449

Të shtruar në spitale 284

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 2,350

Testime totale 262,910

Raste pozitive 58,316

Raste të shëruara 33,634

Raste Aktive 23,501

Humbje jete 1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13547

Fier 1632

Shkodër 1289

Durrës 1235

Vlorë 969

Korçë 961

Lezhë 890

Elbasan 891

Berat 763

Gjirokastër 476

Kukës 431

Dibër 417

 





Lajmet e fundit nga