web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatalizëm dhe depresion politik/ 2021 po vjen si viti i zgjedhjes së të keqes më të vogël!

31 Dhjetor 2020, 08:17, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri , në mbyllje të këtij viti, ka bërë një analizë të situatës politike.

Sipas Kullurit, sot jemi katandisur në atë gjendje sa të zgjedhim të shkuarën dhe jo të ardhmen.

Gara mes disa kukullave dhe seksereve në të dy krahët e politikës është një garë mes kukullave dhe seksereve, por vendin do e drejtojë serish e njëjta filozofi! Ajo e mohimit!, shkruan Kulluri.

Duke shkruar më tej, ai shton që askush të mos gëzojë  pasi Viti i Ri do zëvendësojë një 2020 të zi, pasi e keqja nuk ka fund!

‘Jemi katandisur te zgjedhim te shkuaren dhe jo te ardhmen! Jo te shkuaren ne kuptimin e njerezve qe jane provuar apo kane qeverisur me pare, por per te lene pas ata qe qeverisin sot pavaresisht se c?do ndodhe ne te ardhmen! Apo me keq, te qendroje i njejti pushtet vetem qe mos te vijne ata qe nuk jane me te mire se qeveria aktuale!

Kjo eshte fatalizem dhe depresion politik! Ndaj 25 prilli po vjen si nje dite qe do e shtyje Shqiperine ne nje krize akoma me te thelle! Kuptimi i lirise eshte vetem zgjedhja e lire, ndersa shqiptaret thjesht duhet te heqin qafe nje barre te rende si Rilindja duke e ditur se Republika e Re ka nje emer te ndryshem dhe kaq!

Kjo eshte nje gracke e rrezikshme qe e mban vendin ne nje spirale amoraliteti te paprecedent ne te cilen mbizoteron e keqja dhe jo e mira! Nihilizem i paster i denje vetem per diktatura.

Gara mes disa kukullave dhe seksereve ne te dy krahet e politikes eshte nje gare mes kukullave dhe seksereve, por vendin do e drejtoje serish e njejta filozofi! Ajo e mohimit!

Ndaj mos te gezoje kush se Viti i Ri do zevendesoje nje 2020 te zi, pasi e keqja nuk ka fund!”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga