46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Ish deputeti i Lulzim Bashës, Romeo Gurakuqi thotë se është informuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit se dy kartelat e paraqitura nga ish presidenti Bujar Nishani nuk kanë të bëjnë me të dhe familjen e tij.
Sipas Gurakuqit, rasti në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë nga organet e drejtesise dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.
Ai thekson se e gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë e goditjes së deputetëve opozitare ne bllok.
?Sapo jam njoftuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), se dy kartelat në shifra të paraqitura nga ai individi që për fat të keq ka qenë President i vendit, nuk kanë të bëjnë as më mua, as me familjen time.
E gjithë mjegulla e hedhur në opinionin publik kundër personit tim dhe njerëzve të familjes sime nga ish – presidenti i Republikës dhe simahorët e prapësive të tij përbën një shpifje të mirëfilltë, një përpjekje për të më dëmtuar imazhin, shantazh kundër personit tim.
Rasti në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë, jo vetëm nga unë, por shpresoj as nga organet e drejtesise dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.
Nga individi në fjalë, ish -president i Republikës, janë përdorur dy numra kartelash, emrat e dy oficerëve operative dhe dy pseudonime informatorësh të ish -Sigurimit të Shtetit, të cilët identifikohen lehtë në Berat dhe Lushnjë. E gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të më frikësuar, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë e goditjes së deputetëve opozitare ne bllok.
Pyetja ime është: Kush është ky individ, që guxon të kryejë një vepër të tillë kaq të rëndë kundër personit, një natë para Krishtlindjeve?
Është ish- presidenti i vendit dhe ish-ministri i brendshëm, i cili pasi rrëfen si pa gja të keq, se në detyrën që ka pasur ka shkelur disa ligje, godet politikisht duke shpifur paturpësisht një përfaqësues të lartë të Opozitës shqiptare, drejtuesin e përfaqësisë demokrate të Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, një nga anëtaret e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.
Nuk kam mjete të tjera për t’iu përgjigjur një individi, që në linjë me gjithë jetën e karrierën e vet, për një javë rresht gënjeu në mënyrë djallëzore opinionin publik, lëndoi familjarët e mi, indinjoi miq, dashamirë, bashkëqytetarë, njerëz vullnetmirë dhe me arsye, krijoi aq trazirë kundër Opozitës, sikurse e kishte ba gjeneralisht në media për dy muaj rresht, që nga data, 23 tetor 2020.
Unë gjej rastin të falenderoj nga zemra bashkeqytetarët e mi, të cilët më mbështetën fuqishëm që ne momentin kur dëgjuan lajmin e pështirë, nuk dyshuan kurrë tek unë dhe nuk i besuan për asnjë cast shpifjeve poshtëruese të këtij njeriu, që u maskua nën petkun e ish- presidentit.
Vetvetiu lind pyetja: nëse një si ai paska patur të dhëna kaq të rënda kundër një deputeti të PDSH, pse nuk ka folur menjëherë duke e denoncuar faktin?
Si është e mundur që Kryetari i Këshillit Kombetar godet me shpifje te denja per sherbime kurthesh, një deputet të partisë së tij, një anëtar të këtij Këshilli?!
Individit në fjalë inati ia errësoi arsyen, zanati i vjetër ia zgjoi shqisat e përfjetura, banaliteti i së keqes ia paralizoi arsyen dhe sulmoi në terrin që ka brenda vetes.
Tashmë, që shpifja e tij doli sheshit, atë nuk ka retorikë që ta shpëtojë, avokat që ta mbrojë, përkrahës të ndershëm të së djathtës që të mos e braktisë. Une premtoj se ai do behet shembull per cilindo që të ardhmen e vet e ndërton mbi praktika të tilla diversioni.
Pyetja tjeter qe vjen natyrshem ne radhe është: Si ka mundësi që një njeri me këtë spesor moral dhe intelektual të jetë caktuar dhe të ketë shoshitur kandidatët e mundshëm për deputetë të PDSH?
Në fakt ai, masha e topitur e së keqes, por sidomos ata, simahorët nxitës, që me anën e tij tentuan të mashtrojnë opinionin publik, më në fund duhet ta kuptojnë se e shkuara nuk blihet, sado i pasur qofsh sot, sado diploma të kesh blerë në tregun e shumicës. Sepse e kaluara rri aty, e shpërndarë në mijëra pikla dhe stërkala, që nuk shlyhen me kinse pushtetin e dhuruar pikërisht për shërbime të këtilla.
Koha kur mbi njerëz të pafajshëm ndërtoheshin skema poshtërimi dhe prozhmimi nga kupolat e errëta, ka marrë fund. Këtë gjë ia bëj me dije këtij individi, që ka patur rastin të kryesojë Republikën dhe te gjithë kurthaxhinjve që i bëjnë hije, që kujtojnë se ai ka diçka në dorë për të ardhmen e Opozitës, që shkon me vendosmeri drejt drejtimit të vendit. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në impenjimin tim politik.
Nishani e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe ndihmës i mjeshtrave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.
Me individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin public?, shkruan Gurakuqi./CNA.al
Luftimi i pandemisë, zgjedhjet parlamentare në vjeshtë dhe l...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se për mungesën e vaksin...
Rrjetet sociale janë kthyer në një mjet komunikimi shumë të ...
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rregullt t...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e sotëm...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Analisti Fatos Lubonja, e cilësoi 2020-ën si një vit më të k...
Banania është një fruti ekzotik i shijshëm që ka shumë vlera...
Një lajm i hidhur vjen mbrëmjen e sotme për botën e medias.M...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit që po lëm...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjith...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka pub...
Deputetja e PS, Mimi Kodheli ka folur me tone të ashpra për ...
Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një n...
Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën më të lartë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh në Euronews...
Demokrati Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të mjekut t...
Trupa e Policisë së Shtetit prej së martës ka marrë në lloga...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas shkarkimit...
Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur kryeministrit Edi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...