Situata nga pandemia/ MEPJ publikon masat e reja për personat që do të udhëtojnë drejt Turqisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Tur...
Disa ditë pasi Bashkimi Evropian zgjidhi një mosmarrëveshje që kishte me Poloninë dhe Hungarinë, mbi Mekanizmin e Sundimit të Ligjit, që kërcënoi të bllokonte miratimin e buxhetit prej 1.8 trilionë eurosh të bllokut si dhe fondit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, përplasja midis të dyja palëve po vijon që të zgjerohet.
Të dyja vendet panë se kishin sërish mendime të ndryshme nga të tjetër, mbi elementet e procesit të azilit në Hungari dhe reformat gjyqësore në Poloni. Ajo që nisi si një konfrontim mbi demokracinë dhe ligjin, po shndërrohet shpejt në një luftë kulturore.
Qeveria nacionaliste hungareze e partisë Fidesz, zgjodhi këtë javë për t`a ndryshuar kushtetutën e saj, të miratuar vetëm në vitin 2011, që e specifikonte tashmë martesën si bashkimin e një burri dhe një gruaje, duke e bërë të paligjshme martesën midis homoseksualëve.
Amendamenti më i ri shton se në familje ?nëna është grua, babai është burrë?. Së bashku me një ndryshim tjetër ligjor, që thotë se vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë, ndërsa birësimi i fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks është i jashtëligjshëm.
Ndërkohë, Polonia ka përjetuar protesta të mëdha kundër synimit të qeverisë për një ndalim gati të plotë të abortit, pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, të cilën partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi (PiS), e ka mbushur me gjyqtarë konservatorë.
PiS ka bërë shumë përpjekje për t`a shndërruar veten si një mbrojtëse të vlerave tradicionale. Gjatë një fushatës për rizgjedhjen në detyrë këtë verë, presidenti i mbështetur nga PiS Andrzej Duda, u zotua të vendosë një ndalim kushtetues kundër birësimeve nga çiftet homoseksuale, dhe të vazhdojë të bllokojë martesat e të njëjtit seks.
?Ideologjia e LGBT, ishte më shkatërruese për njeriun sesa komunizmi sovjetik. Dhjetëra komuna polake e kanë deklaruar veten të lirë nga kjo ideologji?- tha ai. Pavarësisht se kanë secila një rini urbane me mendje liberale, Polonia dhe Hungaria mbeten në përgjithësi, më konservatore në aspektin social sesa shumë shoqëri të Evropës Perëndimore.
Për të dyja partitë në pushtet, evokimi ndaj vlerave familjare rezonon shumë tek mbështetësit e tyre në zonat rurale dhe ato në moshën më të thyer. PiS ka qenë nën presion për të forcuar ligjet kundër abortit nga mbështetësit konservatorë dhe Kisha Katolike e fuqishme e Polonisë.
Por evokimet e vlerave tradicionale, krijojnë njëherazi një narrativë që e errëson natyrën e vërtetë të përballjes me Brukselin dhe anëtarët perëndimorë të Bashkimit Evropian. Ajo ka të bëjë me demokracinë dhe sundimin e ligjit:reformat në drejtësi, kufizimet ndaj medias, dhe zbehjen e kontrollit dhe ekuilibrave, që po e ndihmojnë PiS dhe Fidesz të qëndrojnë shumë gjatë në pushtet.
Pavarësisht asaj që ka ndodhur, të dyja palët pretendojnë se po luftojnë kundër përpjekjeve të pretenduara të BE-së, për të imponuar vlera liberale ?të huaja?,tek shoqëritë që nuk i dëshirojnë ato. Në Hungari, kjo po i shtohet një narrative ekzistuese thelbësisht të rreme, se Brukseli është i angazhuar në një komplot, për t?i detyruar vendet anëtare të pranojnë ?34 milionë emigrantë?.
Ajo ndihmon gjithashtu për të shmangur vëmendjen nga pretendimet se aleatët e Orban, janë pasuruar shumë përmes projekteve të financuara nga Bashkimit Evropian. Megjithëse e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, BE ua ka lënë më herët shteteve anëtare çështjet familjare.
Megjithatë, pjesërisht si përgjigje ndaj ngjarjeve në Poloni dhe Hungari, Vera Xhurova, nënkryetare e Komisionit Evropian, ka propozuar që deklaratat homofobike të jenë një krim i urrejtjes në të gjithë bllokun.
BE duhet që të jetë e ndjeshme ndaj qëndrimeve të ndryshme socio-kulturore midis anëtarëve. Por si një union i ndërtuar mbi demokracinë dhe ligjin, ajo nuk mund të lejojë që këto vlera të gërryhen nga vende të caktuara, apo që të diskriminohen pakica të caktuara. Është mbrojtja e këtyre parimeve themelore demokratike, dhe jo çdo përpjekje për të imponuar norma të huaja, ajo që është në qendër të ngërçit mbi sundimin e ligjit. / ?Financial Times? ? Bota.al
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Tur...
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në farmacinë qendrore të Sp...
Sipas një sondazhi shumica e qytetarëve në Gjermani dëshiroj...
Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Athinë vaksina Pfizer kund...
Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të shtune...
Historia e një 94-vjeçari në Itali ka bërë bujë në lajmet e ...
Në Francë dhe Japoni janë konfirmuar rastet e parë me varian...
Presidenti Donald Trump e kaloi Ditën e Krishtlindjes duke l...
Policia e ka cilësuar si “akt të qëllimtë” shpërthimin në nj...
Turqia ka ashpërsuar sërish masat për shkak të rritjes së sh...
Autoritetet amerikane besojnë se një shpërthim që tronditi z...
Ka shkruar në 80 milionë numri i persona të infektuar me kor...
Komisioni Europian ka reaguar për procesin e vaksinimit që p...
Mbretërësha Elizabetë ka mbajtur fjalimin e përvitshëm të Kr...
Presidenti i Serbisë, deklaroi se në veri të Kosovës ka fil...
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi s...
Kosova ka shënuar një rënie të infektimeve dhe viktimave gja...
Në meshën e mesditës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “U...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë Boiken Abazi ka reagu...
Vaksina e COVID-19 pritet të mbërrijë nesër në Greqi.Pas mir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...