“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Presidenti Donald Trump e kaloi Ditën e Krishtlindjes duke luajtur golf në klubin e tij në West Palm Beach të Floridës, ndërsa miliona amerikanë përballen me rrezikun e humbjes së përfitimeve të papunësisë dhe kërcënimin e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë javën e ardhshme, nëse ai refuzon të nënshkruajë një paketë prej 2.3 trilionë dollarësh për ndihmë për koronavirusin dhe shpenzimesh qeveritare.
Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden, fitoren e të cilit Trump ende refuzon ta pranojë gati dy muaj pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, e kaloi ditën në shtëpinë e tij në Delauer dhe nuk kishte asnjë aktivitet publik, sipas ndihmësve të tij. Zoti Biden e merr detyrën më 20 janar.
Trump i kapi në befasi anëtarët e dy partive kur papritur njoftoi këtë javë kundërshtimin e tij për paketën e shpenzimeve prej 2.3 trilionë dollarësh, për të cilën anëtarët e Kongresit negociuan muaj të tërë para se ta miratonin. Projekt-ligji siguron 892 miliardë dollarë ndihmë për koronavirusin dhe 1.4 trilionë dollarë buxhetin e rregullt të qeverisë.
Një burim në dijeni të situatës tha se shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kapën në befasi. Ndërsa strategjia e Presidentit Trump në vazhdim e sipër është e paqartë, është ende e mundur që ai ta nënshkruajë paketën, duke pasur parasysh se nuk ka bërë një kërcënim të drejpërdrejtë për veto.
Projekt-ligji është tani në Mar-a-Lago, vendpushimi i zotit Trump në Florida, në pritje të vendimit të tij.
Pa nënshkrimin e projekt-ligjit nga ana e tij, rreth 14 milion njerëz do të humbin përfitimet e papunësisë të shtunën dhe një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të fillojë të martën.
Trump luajti golf me aleatin e tij të afërt, senatorin republikan Lindsey Graham, tha një burim i njohur me aktivitetet e presidentit. Shtëpia e Bardhë tha se ishte informuar lidhur me një shpërthim të një automjeti në Nashville nga i cili u plagosën tre persona dhe që policia e përshkroi si një “veprim të qëllimshëm”.
Në prag të Krishtlindjes, zoti Trump postoi në Twitter një sërë ankesash, duke përsëritur pretendime të pabazuara në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, përfshirë një akuzë ndaj republikanëve të Senatit që sipas tij e kanë braktisur, pasi shumë prej tyre e kanë pranuar publikisht zotin Biden si fitues i zgjedhjeve.
Presidenti Trump, i cili u përfaqësua në negociatat me ligjvënësit nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe nuk kishte kundërshtuar dispozitat e projekt-ligjit para votimeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, u ankua se paketa parashikonte shuma të mëdha për interesa të veçanta dhe ndihmën e huaj dhe tha se 600 dollarët në pagesa direkte për shumicën e amerikanëve ishin shumë pak, duke kërkuar që shuma të rritet në 2,000 dollarë.
Kongresi do të rikthehet
Amerikanët përballen me një sezon të pashembullt pushimesh mes një pandemie që ka shkaktuar vdekjen e pothuajse 330,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara dhe numri i përditshëm i të vdekurve është vazhdimisht mbi 3,000, më i larti që nga fillimi i pandemisë.
Zoti Trump bëri këtë javë dhjetëra falje, përfshirë ish-ndihmës të tij dhe katër roje të një firme private sigurisë të dënuar për vrasjen e civilëve të paarmatosur irakianë.
Ndërkohë, Kongresi, i cili normalisht nuk ka punime javën e fundit të dhjetorit, do të përgatitet të kthehet.
Të hënën, pas fundjavës së Krishtlindjes, Dhoma e Përfaqësuesve është planifikuar të votojë mbi veton e zotit Trump për një projektligj prej 740 miliardë dollarësh që autorizon programet e mbrojtjes së vendit. Nëse votimi i kësaj Dhome ka sukses, Senati mund ta mbajë votën e tij që të martën.
Presidenti Trump gjithashtu mund të zgjedhë të përdorë një mekanizëm tjetër në vend që të vërë veton e plotë ndaj paketës për ndihmën e koronavirusit
Duke qenë se Kongresi aktual skadon më 3 janar, zoti Trump mund të lejojë që periudha normale 10-ditore brenda së cilës një president duhet të nënshkruajë ose të vërë veton e një projekt-ligji, thjesht të kalojë. Projekt-ligjet humbin fuqinë nëse nuk miratohen gjatë sesionit të Kongresit në të cilin paraqiten.
Nëse ai vendos veton, Dhoma dhe Senati mund të përpiqen ta shfuqizojnë atë javën e ardhshme. Kongresit gjithashtu mund t’i duhet të miratojë një projekt-ligj të përkohshëm për shpenzimet qeveritare të hënën, para se fondet për funksionimin e qeverisë të skadojnë në mesnatë.
Po të hënën, Dhoma e kontrolluar nga demokratët planifikon të votojë për një variant projekt-ligji që parashikon pagesa prej 2,000 dollarësh për të ndiihmuar individët gjatë pandemisë së koronavirusit./ VOA
Policia e ka cilësuar si “akt të qëllimtë” shpërthimin në nj...
Turqia ka ashpërsuar sërish masat për shkak të rritjes së sh...
Autoritetet amerikane besojnë se një shpërthim që tronditi z...
Ka shkruar në 80 milionë numri i persona të infektuar me kor...
Komisioni Europian ka reaguar për procesin e vaksinimit që p...
Mbretërësha Elizabetë ka mbajtur fjalimin e përvitshëm të Kr...
Presidenti i Serbisë, deklaroi se në veri të Kosovës ka fil...
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi s...
Kosova ka shënuar një rënie të infektimeve dhe viktimave gja...
Në meshën e mesditës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “U...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë Boiken Abazi ka reagu...
Vaksina e COVID-19 pritet të mbërrijë nesër në Greqi.Pas mir...
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundj...
Kompania amerikane Pfizer, në bashkëpunim me atë gjermane, B...
Ka nisur lockdown i Krishtlindjeve në Itali.Gjithçka në shte...
“Kur mund t’i jetoj përsëri ëndrrat e mia?’ Kjo psherëtimë e...
Britania dhe BE kanë arritur të ndakortësohen për marrëveshj...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 paci...
Autoritetet e Tunizisë raportojnë se 20 emigrantë janë gjetu...
Zyrtarët e Izraelit dhe Irlandës së Veriut kanë bërë të ditu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...