Regjistrohen 617 raste të reja me COVID-19 në Greqi/ 50 vdekje në 24 orët e fundit
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi s...
Presidenti i Serbisë, deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.
?Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T?i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët?, ka deklaruar Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.
Ai i ka bërë këto komente pas pranimit të pajisjeve mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.
Presidenti serb, deklaroi gjithashtu se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha në Batajnicë se në periudhën e ardhshme në këtë shtet do të arrijnë më shumë se 60,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech.
?Kontingjenti i parë do të arrijë në 4 janar, pastaj më 11, dhe dinamika e dorëzimit do të jetë për çdo javë. Kjo është e mjaftueshme për shtëpitë e të moshuarve, por do të jetë e mjaftueshme edhe për disa punëtorë shëndetësorë ?, ka deklaruar ai.
Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet një ditë më parë. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte në mesin e personave të parë që janë vaksinuar më 24 dhjetor. Sipas Qeverisë serbe, një gjë e tillë është me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Ndonëse Serbia nuk ka miratuar ende përdorimin e vaksinave, ky shtet pritet të përdorë edhe vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit, Sputnik V dhe atë të Kinës, Sinopharm për të siguruar më shumë doza për popullatën me 7 milionë banorë.
Për dallim nga Serbia, autoritetet në Kosovë nuk e dinë ende se kur do të nisin këtë proces.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, por nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Kosova pret që të marrë vaksina kundër koronavirusit për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, program ky që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.
Pjesën tjetër të vaksinave, Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës, ka thënë se do t?i blejë vetë. Por, të pyetur ditë më parë nga Radio Evropa e Lirë, nëse Ministria e Shëndetësisë është duke negociuar me kompaninë amerikane Pfizer ? vaksina e së cilës ka nisur të administrohet në vende të ndryshme të botës ? ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këto informata janë konfideciale.
Përndryshe, vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është miratuar në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada dhe Izrael. Përdorimi i saj pritet të nisë edhe në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor./CNA.al
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi s...
Kosova ka shënuar një rënie të infektimeve dhe viktimave gja...
Në meshën e mesditës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “U...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë Boiken Abazi ka reagu...
Vaksina e COVID-19 pritet të mbërrijë nesër në Greqi.Pas mir...
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundj...
Kompania amerikane Pfizer, në bashkëpunim me atë gjermane, B...
Ka nisur lockdown i Krishtlindjeve në Itali.Gjithçka në shte...
“Kur mund t’i jetoj përsëri ëndrrat e mia?’ Kjo psherëtimë e...
Britania dhe BE kanë arritur të ndakortësohen për marrëveshj...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 paci...
Autoritetet e Tunizisë raportojnë se 20 emigrantë janë gjetu...
Zyrtarët e Izraelit dhe Irlandës së Veriut kanë bërë të ditu...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë live vaksinën n...
Rusia akuzon YouTube dhe Twitter për bllokimin e përmbajtjes...
Policia e Greqisë ka publikuar emrat dhe fotot e tre shqipta...
NdajeniRreth 500 të afërm të personave që kanë vdekur nga CO...
Qeveria britanike tha të mërkurën se pjesë të mëdha të vendi...
Ditën e sotme në Serbi do të nisë vaksinimi anti-COVID i qyt...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump fali të mërk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...