web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zotohet eksperti i PD/ “Më 25 prill do kthejmë paratë në xhepat e qytetarëve”

24 Dhjetor 2020, 16:28, Politikë CNA

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, ka reaguar dhe njëherë për paketat e ndihmës që qeveria u ofroi shqiptarëve gjatë pandemisë.Ai shprehet se shqiptarët po e presin të varfër Vitin e Ri 2021.

“440 lekë në muaj, kjo është ?arritja mëshiruese? e Edi Ramës për shqiptarët në nevojë.

10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.

Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh.

Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.“/CNA.al





Lajmet e fundit nga