Edmond Haxhinasto: Në Shqipëri e Kosovë po bëhen gabime, s’duhen lejuar të përfitojnë Serbia dhe Rusia
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e kon...
Komisioni Rregullator është një nga organet drejtuese të KQZ-së Re, për të cilin formulat e përfaqësimit dolën nga ambjentet e ish-pallatit të kongreseve.
Kuvendi shpalli aplikimet për vakancat duke ftuar personalitet publike që të aplikonin për organet e reja të KQZ-së së Re.
Mungesa e prezencës dhe interesit të individëve me ndikim në publik, u bë evidente kur u publikua lista e kandidaturave.
Me përjashtime të vogla të rasteve, për të cilat ishin të tepërt edhe gishtat e njërës dorë, në Kuvend u organizuan seanca dëgjimore me kandidatët.
Kuvendi me sa duket hoqi dorë haptazi dhe në kundërshtim me ligjin nga kriteri “personalitet publik” sa kohë që stisi një procedurë që mund t?i shërbejë njohjes nga publiku për individë të panjohur e jo të atyre që kodi zgjedhor kërkonte si kriter për drejtimin e KQZ.
Tashmë organet e reja janë ngritur. Plotësimi ose jo i kriterit të mishërimit të personalitetit publik nga të zgjedhurit e Kuvendit, duket çështje e tejkaluar.
Të paktën deri në momentin që politika të mos ketë nevojë të godasë individët e zgjedhur në ato organe. Kur t’u duhet, nuk është çudi që segmente të caktuara të hapin debatin edhe për kriterin e munguar të anëtarëve të organeve drejtuese të KQZ.
Një nga “personalitetet publike” që aplikoi për KQZ-në e Re, është edhe Ilirjana Nano.
Por kush është Ilirjana Nano?
Kryetarja e Komisionit Rregullator ka qenë shefe kabineti e Ilirjan Celibashit, kur ky ishte Ministër Shteti për Marëdhëniet me Parlamentin.
Më pas, pasi Celibashit ju pranua dorëheqja nga Kryeministri Rama, Celibashi punësoi Ilirjana Nanon në studion private që vazhdon funksionimin edhe sot.
Më pas Ilirjana Nano angazhohet në detyrën e Sekretares së Përgjithshme në KLP kur kryetar u zgjodh Gent Ibrahimi, ish-shok kursi i Celibashit.
Ilirjana Nano në Shtator 2020 depoziton letrat në Kuvend dhe njofton dëshirën për t’u angazhuar në KQZ-në e Re.
Kandidimi i saj ndodhte ndërkohë që bazuar në indicie mbi disa problematika të funksionimit të pjesës Administrative të Këshillit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë inicionte në korrik 2020 një verifikim të situatës që kishte lidhje me detyrën e Ilirjana Nanos si Sekretare e Përgjithshme.
Ky ishte konteksti kohor gjatë të cilit Nano kandidonte me personalitetin e vet publik dhe me dëshirën për të kontribuar edhe në KQZ-në e Re.
Me urdhër të Kryetarit të Këshillit zotit Gent Ibrahimi, për rastin u ngrit Komisioni Disiplinor i cili hetoi problematikat e situatës së krijuar bazuar në konstatimet dhe gjetjet e pasqyruara në dy memo të mbajtura nga këshilltarët e Kabinetit të Kryetarit të Këshillit dhe nga stafi administrativ i Këshillit. Më datë 10.07.2020, Komisioni Disiplinor vendosi të fillojë ecurinë disiplinore për punonjësen znj. Ilirjana Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe me datë 10/07/2020, asaj ju njoftua pezullimi i përkohshëm nga detyra.
Në përfundim të procesit, Komisioni Disiplinor konstatoi se veprimet dhe mos veprimet e saj si Nëpunësi më i Lartë i Shërbimit Civil në institucion, kishin sjellë pasoja të rënda për funksionimin normal të KLP, duke pasur dëme materiale dhe financiare.
Ne nuk mund të gjykojmë mbi dosjen apo provat dokumentare mbi të cilat disponoi Komisioni Disiplinor në KLP.
Por mund të referojmë që nga verifikimet gjatë procedurave disiplinore, veprimet e zonjës Nano u konsideruan si shkelje shumë të rënda, të parashikuara në Ligjin e 152/2013 për ?Nëpunësin Civil?, neni 57, pika 1, germa ?a?, dhe komisioni në përfundim të procesit pasi ka evidentuar shkeljet në Vendimin e tij Përfundimtar ka vendosur marrjen e masës disiplinore ?Largimin nga shërbimi civil? për znj. Ilirjana Nano me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky është personaliteti publik që drejton sot Komisionin Rregullator në KQZ-në e Re.
Drejton organin që përgatit, vë në provë dhe shfaq për publikun shfaqjet teatrale me titull: “shqyrtimi dhe miratimi i akteve nënligjore në zbatim të Kodit Zgjedhor”.
Shikim të këndshëm!/ CNA.al
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e kon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një ta...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vizitoi Turqinë si ...
The National Bureau of Investigation would be discussed for ...
Sekretari i PD në Elbasan, Blendi Himçi ka denoncuar grabitj...
Kreu i grupit parlamentartë Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar pyetjeve për akuzat ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur disa ...
Në listën e 55 kandidatëve të përzgjedhur, shitës ambulantë,...
Televizioni që drejtohet nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha ës...
Kryeministri Rama po zhvillon ditën e sotme një konferencë m...
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka vijuar me takimet me të ri...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se në datë...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Zëvendës Ministrja e Brendshme Romina Kuko është emëruar kry...
Ndërsa gjithë dynjaja shqiptare këtej e andej kufirit, po tr...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...