web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e pengon Bashën për të ndjekur shembullin tuaj?/ Berisha flet pa dorashka

16 Nëntor 2020, 22:21, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në RTV Ora ku ka folur për akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha si i përfshirë në çështjen e ?Shtëpisë së Verdhë?.

Mes të tjerash Berisha është pyetur se përse Basha nuk e imiton, sepse vetëm me bashkimin ai arriti ta kthente të djathtën në pushtet të paktën për dy mandate.

?Pak studim, përpjekje për zgjerim, për bashkëpunim me personalitet brenda dhe jashtë Shqipërisë janë shumë të dobishme.

Po të jetë për qeverinë, e interesave publike, sot është opozita ajo që po i bën të gjitha përpjekjet.

Sot shqiptarët përjetojnë një ndër dramat më të mëdha, që është pandemia e kovidit.

Nëse marrim parasyshe se çfarë ka paraqit opozita për të shpëtuar jetë njerëzish, kupton që në interesin publik është vetëm opozita, dhe narkoqeveria përbeën një bandë.

Unë e konsideroj një armik të gjendjes shqiptar Edi Ramën. Edi rama ështe një rrezik i madh që do e marrë përgjigjen e merituar me 25 prill, tha Berisha, duke shmangur një përgjigje të drejtëpërdrejtë/CNA.al





Lajmet e fundit nga