Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputeti Myslim Murrizi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditën e sotme në Parlament, ku foli për lojën politike të partive kryesore në vend, duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit.
Murrizi përmendi deklaratat e PD-së për shoqërimin e ish-deputetit Kastriot Islamit dhe emërimin e sekretarit të Lulzim Bashës Besart Kadia si zv.ministër i financave në qeverinë Rama.
Ai tregoi edhe një bisedë që kishte bërë me një të moshuar ditën e djeshme në Myzeqe, i cili i kishte thënë se politikanët shqiptarë ditën zihen e natën bëjnë atë që nuk thuhet.
Deklarata e plotë:
Në fakt koha ishte që të bëhej një ligj për partitë politike, një ligj real. Amendamenti i sotëm i ardhur nga zonja Hysi, me gjithë respektin për zonjën Hysi është një hall i pazgjidhur i 5 qershorit të famshëm, ku në fakt këtë sillte, lekë për partitë politike. Një komision më tepër t?ja hiqte Mediut dhe t?ja jepte Monikës dhe një tender që nuk e di, nuk e shikoj gjëkund në horizont, 15 milion euro për të dërguarin e Lulit me nominim të Oertit në KQZ-në e re të Celibashit të vjetër.
E vërteta është që Shqipëria ka një parti nga ?41-shi e krijuar nën kujdesin e Miladinit e Dushanit, ndërroi duar në ?45-?48 nga Koçi te Enveri, pastaj nga Enveri te Ramizi në ?85-ën, nga Ramizi te Nano në ?91-shin, nga Nano tek Rama në 2005-ën. Ka dhe një parti që lindi në dhjetor të ?90-ës nga revolta kundër 45 viteve skamje por ky shpejt u grabit nga pasardhësit e Partisë së Punës që kapërcyen ylberin dhe u gdhinë si antikomunistë me bindje dhe formim marksist-stalinist.
136 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës janë treguesi më i mirë i forcave reale që qeverisën në 30 viteve post komunizëm se çfarë bolshevizmi mbartin me vete forcat kryesore politike që kanë qeverisur këtë vend jo nga ?45-sa por nga ?90-ta dhe këtej. Filozofia e tyre ka qenë, të shpallim armik sa më shumë brenda vetes që të monopolizohet pushteti absolut i çdo subjekti politik nga një grusht i vogël që komandojnë partitë politike dhe ky grusht i shndërrua nga një njeri i vetëm pas 21 prillit të 2008-ës që është kryetari i partisë.
Ju e keni mbushur, ata që kanë qenë në këtë sallë kanë krijuar një parti tjetër dhe të tjerët janë armiq imagjinarë të partisë tuaj. Ne që i përkasim brezit që dhe unë si mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë isha në ?90-ën për të përmbysur partinë paraardhëse në garë të hapur me ju për të gjetur grupe armiqësore më shumë sesa gjetët ju në 45 vite.
E gjithë bota duartrokiti kur Putini shkoi takoi Bushin. Dy filozofi, dy botë të kundërta. Ju mblodhët kryesinë dhe shpallët një apo dy deputetë armiq pse takuan Blushin. PD ka tri ditë që është ngritur në këmbë për Islamin, para 6 javësh shpalli armik Rusmajlin, ju punësuat Besart Kadinë, ata nxorën letrën që thanë e kemi shpallur armik. Ju morët disa ministra të PD, një e çuat në OSBE, një kandidat për në BE, dy i strehuat në Bankën e Shqipërisë, atje ku shumica e atyre që kanë qenë këtu mbrapa kanë fëmijët e punësuar me rroga tre herë më të mëdhaja se deputetët.
Ata kanë emëruar drejtues fushatash elektorale, drejtues qarqesh politikë, sekserët e juaj në ?97-2005 te ndërmarrja e famshme e dritave, e KESH-it. E gjithë kjo panoramë e pështirë dhe ky teatër palaçosh prej 30 vitesh e ka zanafillën tek filli i kuq bolshevik që përshkruan çdo parti politike shqiptare sepse prej 30 vitesh post komunizëm partitë politike shqiptare janë drejtuar nga komunistë që kapërcejnë ylberin. Nuk shkëputen dot dhe nuk ndërrojnë dot shpirtin pse ndërron një copë letër në xhep, madje në pushtetet të alternuara PD-LS PS-LSI hallexhinjtë e administratës po t?i ngresh me këmbë përpjetë dhe po t?i varësh me kokë poshtë ju zbrazen nga xhepat 3-4-5 testera partie, kanë të PS, kanë të PD, kanë të PDIU, kanë të LSI, kanë të PBDNJ-së sepse është kthyer në mjet për të ndenjur dhe për të mbajtur atë karrigen e vendit të punës.
Partitë politike shqiptare nuk janë demokratike. Askush! Një parti që tallet me garën e atyre që do të përfaqësojnë vullnetin e sovranit. Ai nga 4600 nxjerr 160, ju nga 16 mijë merrni zëdhënësa?, 16 mijë keni kandidat për kandidat, për deputet, merrni zv.ministër një sekretar të Lulit e çoni te qeveria, kjo është një lojë pragmatiste e dy tufave që i ka ndarë rrota e qerres në mes.
Me të drejtë, një plak i mençur në Myzeqe dje më tha e di si është lufta politike në Shqipëri mor bir. He xha Qerimi i thashë, mund ta njohë edhe Eglantina. Mesa shoh xhaja tha, këta gjithë ditën zihen e gjithë natën bëjnë atë që s?thuhet. Kjo është e vërteta dhe ky duhet të ishte një ligj real për të demokratizuar edhe partitë politike, nëpërmjet tyre i bëjmë nder edhe shqiptarëve sepse demokratizonim jetën politike, jetën publike, jetën shtetërore të 5 milion shqiptarëve nga të cilat tre pa pak janë këtu dhe dy milion e pak kanë ikur vetë në Europë nga sytë këmbët, pa pritur që politika e pistë e 30 viteve post-komunizëm dhe hipokritët e kësaj salle që kanë drejtuar këtë politikë, që realisht nuk e kanë dashur Europën, t?i fusin në Europë.
Ndaj, do të ishte mirë të kishte kurajo, meqë parlamenti nuk është në stojcizmin historik 30 vjeçar që çfarë thua ti nuk e dua unë dhe çfarë themi ne nuk e doni ju, të bëhej ligj real politik për partitë politike shqiptare që të mos kishin as 70 parti fantazma as mbushej regjistri i Gjykatës së Tiranës me parti që në 30 vite post-komunizëm kanë marrë më pak se 1/3 e firmave që kanë depozituar për t?u regjistruar si parti politike./ CNA.al
Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka qenë i ftuar pasditen ...
Aleksandër Biberaj, ish-zv. president i Asamblesë Parlamenta...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka reaguar së...
Presidenti Ilir Meta bëri disa propozime për menaxhimin e pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur dhe një ...
Presidenti Ilir Meta thotë se pandemia mund të vihet nën kon...
Ka disa ditë që Partia Socialiste dhe Televizioni Kombëtar, ...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar buxhetin për vitin 2021 me 84...
Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit ku th...
Deputetja Rudina Hajdari hodhi akuza ndaj qeverisë Rama pasi...
Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në televizion “A2” foli për...
Deputeti i Kuvendit Korab Lita ka kërkuar një interpelancë u...
Deputetja Rudina Hajdari ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të hënë seancën plenare t...
Konspiracionisti Alfred Cako, ka folur për daljen e presiden...
Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqërur mbrëmjen e djesh...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën , teksa ka publi...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion regjistroi padinë e Part...
Akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha të orkestruara nga T...
Shqiptari i parë që ka marrë në dorëzim videon e plotë të ma...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...