Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
“Islami duhet të iluminohet!? Këtë e theksonte mësuesi im i sportit me gishtin e ngritur para fytyrës. Në sallën e sportit sundonin zhurmat, e në një kohë që klasa vazhdonte të bënte ushtrime, ai më veçoi nga grupi për të më mbajtur një monolog mbi islamin në Europë. Ai nuk njihej për biseda të thella teologjike. Por nuk ishte sekret, që ai ishte një i krishterë i bindur.
“Vetëm përmes iluminizmit, si tek ne të krishterët, mundet që myslimanët në Gjermani të integrohen si duhet?, vazhdoi ai. Përpiqesha t’i thoja, se ky krahasim nuk mund të bëhet dot kaq thjesht, por ai nuk më dëgjonte, dhe mua më mbetej të tundja kokën pa fjalë.
Sot më lidh pak me atë 15-vjeçaren e dikurshme, por debatet për gjoja mungesën e iluminizmit në islam nuk kanë ndryshuar që nga rinia ime. Shamia e kokës, shoqëritë paralele, mësimi i notit, minareja apo rrethprerja – rregullisht këto tema vazhdojnë të diskutohen.
Kështu ne qartësisht rrotullohemi në një rreth vicioz, sepse politika ende edhe sot nuk e ka gjetur zgjidhjen për “çështjen e islamit?. Nëse ndodh një akt terrorist i tmerrshëm, theksohet menjëherë nevoja e diskutimit, gjatë të cilit tregohen me gisht myslimanët, pastaj kalon një kohë, kjo temë zbehet, deri sa historia fillon nga e para në një moment tjetër.
Të dëgjohet në vend të jepet mend
Në këto diskutime, ku flitet për rrezikun e islamizmit dhe islamit vetë myslimanët nuk janë edhe aq prezentë. Flitet për ta, por rrallë me ta. Si mësuesi im, që as nuk ishte i interesuar për mendimin tim, dhe me pohimet e tij në mënyrë jo të drejtpërdrejtë donte të thoshte, se as unë nuk isha e integruar si duhet në shoqërinë gjermane. Në të njëjtën mënyrë i trajton shoqëria shumicë myslimanët deri më sot, në atë që ajo kërkon të praktikohet një islam liberal, që është i pajtueshëm “me vlerat gjermane?. Me këtë implikohet, që kjo është e mundur, vetëm nëse besimi mysliman nuk praktikohet në mënyrë të dukshme.
Që shumica e bashkësisë myslimane në Gjermani është liberale dhe refuzon çdo lloj dhune, kjo është e rangut të dytë. Studiuesit e islamit si edhe një sërë organizatash islame dhe shoqatash përpiqen prej vitesh të zhvillojnë një debat konstruktiv për islamin. Por në vend që t’u vihet veshi atyre, politika humbet nëpër deklarata boshe dhe sipërfaqësore ose u bën temena partive djathtiste. Prandaj nuk është e habitshme, që nocione si ?islami politik?, “xhihadizmi? apo “fundamentalizmi? përdoren si sinonime, megjithëse nuk janë të tilla.
Mos ia lini fushëbetejën islamistëve
Në të gjithë botën, të mos harrojmë që janë më shumë myslimanët që janë viktima të atentateve islamiste. Lufta kundër islamizmit është për këtë arsye një luftë e përbashkët e myslimanëve dhe jo-myslimanëve. Për këtë është e rëndësishme që të dyja palët të komunikojnë dhe të afrohen me njëra-tjetrën. Por nëse shumica e myslimanëve liberalë për shkak të zhgënjimit nuk e ngre më zërin, kujt do t’ia lemë fushëbetejën? Sepse është pikërisht kjo përçarje që po futet në mesin e shoqërisë, nga e cila islamistët e marrin fuqinë e tyre dhe i çon disa të rinj tek ata.
Kjo është sigurisht e thënë në mënyrë shumë të thjeshtëzuar, por realisht ka një shkak-pasojë të arsyeve të ndryshme, pse islamizmi në Europë ka ende fuqi tërheqëse, sidomos për djemtë e rinj. Por fakti i thjeshtë, se dikush mban një shami koke, nuk shkon në mësimin e notit, apo është i bërë synet, definitivisht, nuk është asnjë anga këto arsye.
Dyshimi i përgjithshëm do të thotë refuzim
Nëse shoqëria i sheh me dyshim myslimanët, e vetëm për shkak të praktikimit të fesë i sheh si radikalë, atëherë ajo i refuzon ata në të njëjtën kohë dhe e vë në dyshim të drejtën e tyre për praktikim të lirë të fesë në Europën qendrore. A është pjesë e vlerave tona, kur myslimanët stigmatizohen? Si shpjegohet në mënyrë logjike, që qeveritë europiane i shpallin luftë islamistëve, por në të njëjtën kohë u japin armë regjimeve islamiste dhe bëjnë tregti me ta? Ku mbeten këtu parimet e iluminizmit dhe racionalitetit?
Nëse duam t’i dalë ballë islamizmit, duhet që të komunikojmë si të barabartë me myslimanët, në vend që t’u dalim përballë me gishtin e ngritur – që për ironi është një simbol islam për unitetin e zotit. E përveç kësaj, dihet, se kush tregon gjithmonë me njërin gisht të tjerët, i ka drejtuar tre gishta tek vetja. DW/
Rrugët e Uashington DC ishin të mbushura me flamuj të SHBA-s...
Qeveria austriake dhe kancelari Sebastian Kurz kanë marrë ve...
Gjatë pandemisë edhe të rinjtë ndihen të moshuar, sepse e ku...
Të paktën dhjetë pacientë humbën jetën mbrëmjen e kësaj të s...
Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Christopher Miller dërgoi n...
Ish-kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson ka zbardhur ...
Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë...
Qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR, në Insti...
Përkrahës të Presidentit Trump po mblidhen në Uashington në ...
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri në numrin ...
Kosova ka regjistruar 765 raste pozitive dhe 11 viktima nga...
Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht sot të mbyllë shkollat ...
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shq...
Drezden, Paris, Nicë dhe Vjenë. Pas katër sulmeve terroriste...
Lideri i dytë në radhë në hierarkinë e Al-Kaedës është vrarë...
Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme q...
Presidenti Donald Trump përshëndeti të premten progresin dre...
Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektora...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirus...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...