E vërteta e “Shtëpisë së Verdhë”/ Rrëfehet ish-prokurori i EULEX: Kam qenë disa herë në Shqipëri…
Ish-kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson ka zbardhur ...
Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Christopher Miller dërgoi një mesazh konfuzues lidhur me luftën globale të udhëhequr nga SHBA kundër terrorizmit, në një atmosferë të shtimit të shqetësimeve lidhur me mundësinë e ndryshimeve madhore në politikat e mbrojtjes gjatë javëve të fundit të administratës Trump.
“Lufta nuk ka mbaruar. Jemi në prag të mposhtjes së al-Kaidës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, por duhet të shmangim gabimet e së kaluarës kur lufta nuk u çua deri në fund,? tha zoti Miller në një letër që mban datën 13 nëntor.
Por në paragrafin tjetër, ai shkruante ?I jemi përgjigjur sfidës me sa kishim. Ka ardhur koha që trupat të kthehen në atdhe?.
Ekspertët, si dhe ish-drejtues të lartë ushtarakë, kanë shprehur shqetësim lidhur me momentin kur zoti Miller u ngarkua me detyrën e drejtimit të Pentagonit, pas shkarkimit të Sekretarit Mark Esper. Ata paralajmërojnë se kjo lëvizje ka krijuar përshtypjen e paqëndrueshmërisë dhe mund të çojë në politika të shpejtuara ushtarake.
?Gjatë muajve të ardhshëm, na duhen udhëheqës në Pentagon që janë të gatshëm t?u rezistojnë ideve të këqija që dalin nga Shtëpia e Bardhë dhe të punojnë nga afër me ekipin e tranzicionit të zotit Biden,? tha për Zërin e Amerikës Bradley Bowman, drejtor i Qendrës për Fuqi Politike e Ushtarake, një grup kërkimor pranë Fondacionit pë Mbrojtjen e Demokracive.
Ndër shqetësimet janë dëshira që ka shprehur Presidenti Trump për të tërhequr të 4,500 trupat amerikane që shërbejnë në Afganistan, ku SHBA vazhdojnë angazhimin prej afro dy dekadash në përpjekje për të parandaluar krijimin e bazave të sigurta pë al-Kaidën dhe grupe të tjera terroriste në atë vend, nga ku mund të ndërmarrin sulme ndaj SHBA dhe aleatëve të tyre.
Këshilltari i sapo-emëruar i zotit Miller, koloneli në pension Douglas McGregor, ka bërë thirrje për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani, si dhe për mbylljen e ambasadës amerikane në Kabul.
?Mendoj se do të pendohemi për një tërheqje të shpejtuar nga Afganistani, jo vetëm nga ato që do të shkaktojë për partnerët tanë afganë dhe në koalicion, por edhe për arsye të sinjalit që përcjell për strategjinë tonë dhe rolin tonë si udhëheqës,? tha të premten një ish-zyrtar i lartë ushtarak për Zërin e Amerikës.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, thotë se tërheqja e shpejtuar, me ngut nga Afganistani brenda pak javësh ?do të ishte e kushtueshme dhe shumë më e rrezikshme? se një tërheqje e planifikuar, e ngadaltë, bazuar në kushtet e sigurisë në terren.
Zyrtari shtoi se pajisje amerikane me vlerë prej qindra miliona dollarësh që janë aktualisht në Afganistan mbeten në pikëpyetje nëse ka tërheqje, pasi pajisjet duhen transferuar në duart e afganëve, një pjesë e pajisjeve duhen lëvizur nga Afganistani dhe disa të tjera duhen shkatërruar.
Muajin e kaluar, Presidenti Trump tha se SHBA duhet t?i kthejë në atdhe para Krishtlindjes trupat amerikane që shërbejnë në Afganistan.
Pak më pas, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare tha se komenti i presidentit në Twitter se të gjitha trupat do të kthehen në atdhe deri në Krishtlindje ishte ?dëshirë? dhe jo urdhër ushtarak.
?Për momentin, jemi në atë rrugë me partnerët evropianë; ne u futëm në Afganistan së bashku dhe duhet të tërhiqemi së bashku. Jemi në rrugën ku në vjeshtë do të kemi 4500 trupa, ndërsa në janar e shkurt do të kemi më pak,? tha këshilltari për siguri kombëtare Robert O?Brien më 16 tetor.
Zoti Miller, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit u emërua sekretar i mbrojtjes në detyrë pasi Presidenti Trump shkarkoi papritur shefin e Pentagonit, Mark Esper. Ky akt u njoftua me një koment në Twitter pasi shefi i personelit të presidentit e mori në telefon zotin Esper për ta informuar se ishte shkarkuar, thotë për Zërin e Amerikës një zyrtar.
Pritej që zoti Esper të vazhdonte në detyrë gjatë periudhës së tranzicionit deri në inaugurimin e presidentit të ri, megjithëse kishte prej disa javësh zëra për shkarkimin e tij të pritshëm.
Në një mesazh të fundit drejtuar punonjësve të Departamentit të Mbrojtjes të hënën në darkë, zoti Esper shprehu krenari për zbatimin e Strategjisë për Mbrojtjen Kombëtare, e cila e zhvendosi fokusin e Pentagonit drejt modernizimit dhe efikasitetit, në përgjigje të forcimit të konkurrencës nga Rusia dhe Kina.
?Vazhdoni të përqëndruar tek misioni juaj, të patundshëm në përpjekjet për të arritur përsosmërinë dhe bëni gjithmonë atë që duhet. Nëse ndiqni këto objektiva do të jeni një forcë ushtarake e gatshme, e respektuar dhe e aftë,? shkruante ai.
Sipas njoftimeve, marrëdhëniet e Presidentit Trump me zotin Esper ishin tensionuar që nga një mosmarrëveshje në qershor. Disa ditë pasi presidenti kërcënoi se mund të dërgonte trupa ushtarake për të shpërndarë protestat e dhunshme kundër reagimit të ashpër policor dhe padrejtësisë racore, zoti Esper foli haptazi kundër një veprimi të tillë.
Zoti Esper shprehu irritim për nofkën ?Yesper,? që i kishin vënë kritikët, një shtrembërim i emrit të tij që e cilësonte atë si njeri servil të presidentit. Në një intervistë më 4 nëntor me gazetën ushtarake Military Times ai këmbënguli se ka ruajtur integritetin gjatë detyrës, pa lejuar që të jetë thjesht një zyrtar që i thotë vetëm ?si urdhëron? presidentit.
?Në fund të fundit duhet të zgjedhësh se për cilat tema do të luftosh. Sepse përndryshe (unë do të largohem dhe) pas meje do të vijë vërtetë një individ që thotë gjithmonë ?si urdhëron?. Atëherë, veç Zoti na shpëton?.
Zoti Esper shërbeu si sekretar i mbrojtjes nga korriku 2019 deri më 9 nëntor 2020./voa
Ish-kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson ka zbardhur ...
Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë...
Qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR, në Insti...
Përkrahës të Presidentit Trump po mblidhen në Uashington në ...
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri në numrin ...
Kosova ka regjistruar 765 raste pozitive dhe 11 viktima nga...
Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht sot të mbyllë shkollat ...
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shq...
Drezden, Paris, Nicë dhe Vjenë. Pas katër sulmeve terroriste...
Lideri i dytë në radhë në hierarkinë e Al-Kaedës është vrarë...
Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme q...
Presidenti Donald Trump përshëndeti të premten progresin dre...
Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektora...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirus...
Marrëdhëniet Amerikë-Rusi kanë qenë në një pikë të ulët gjat...
Pasditen e sotme pritet të jepet vendimi për mbylljen e shko...
Kosova ka regjistruar 963 raste pozitive dhe 13 viktima nga ...
Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi telefonatat...
Qeveria franceze ka vendosur të mbajë të pandryshuara rregul...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...