Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Marrëdhëniet Amerikë-Rusi kanë qenë në një pikë të ulët gjatë katër viteve të fundit, kjo për shkak të dëmit afatgjatë që e ka zanafillën te akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Por me fitoren e parashikuar të zotit Joe Biden në garën e vitit 2020, debati në Rusi është përqendruar tani tek çështja nëse diçka do të ndryshojë në këto marrëdhënie.
Gjatë dy dekadave të fundit Presidenti rus Vladimir Putin ka parë disa presidentë amerikanë të vijnë e të ikin nga Shtëpia e Bardhë.
Janë dy tradita të ndryshme: nga njëra anë transferimi i pushtetit në SHBA dhe nga ana tjetër një pushtet i pandryshuar në duart e një njeriu në Kremlin.
Ashtu si paraardhësit e tij të fundit, Presidenti Trump u zgjodh me premtimin për të kapërcyer mosmarrëveshjet e shkuara dhe për marrëdhënie më të mira me Moskën, një model që në administratën e ardhshme Biden nuk ka gjasa të përsëritet, thonë ekspertët.
“Marrëdhëniet kanë marrë një rrugë kaq të vështirë saqë në thelb është e pamundur të flasësh për një fillim të ri në të ardhmen e afërt. Mendoj se në vend të një fillimi të ri ka ende vend për përkeqësim,” thotë Pavel Sharikov, studiues në institutin rus për Amerikën dhe Kanadanë
Pas armiqësisë qëndrojnë pasojat politike nga zgjedhjet e 2016s në SHBA.
Një hetim në SHBA akuzoi Rusinë se ndihmoi për zgjedhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, akuza që si zoti Trump ashtu edhe Kremlini i mohojnë, por që kanë sjellë një seri sanksionesh amerikane kundër Moskës.
Tani, pas zgjedhjeve të 2020s, Presidenti Putin ende nuk e ka uruar zotin Biden për fitoren.
Zyrtarët e Kremlinit këmbëngulin se e bëjnë këtë në respekt të sfidave të tanishme ligjore për zgjedhjet, të paraqitura nga Presidenti Trump dhe dëshirës për të qëndruar larg grindjeve politike në Uashington, edhe pse në Rusi mediat shtetërore e kanë quajtur haptas fitoren e zotit Biden si të vjedhur.
Pavarësisht nga mëritë, disa vëzhgues të marrëdhënieve Amerikë-Rusi thonë se Kremlini mezi pret të punojë me administratën e ardhshme Biden për një çështje me rëndësi: kontrollin e armëve.
?Qëllimi kryesor është rinovimi i Traktatit të Ri START. Dhe më pas, kur ai të rinegociohet, ata janë të gatshëm për më shumë bisedime mbi stabilitetin strategjik”, thotë Alexander Chekov, analist në Institutit Shtetëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Moskë.
Traktati i ri START, i nënshkruar gjatë viteve të Presidentit Obama, zyrtarisht merr fund në muajin shkurt.
Kërkesat e administratës Trump për ndryshime në këtë traktat bllokuan bisedimet gjatë vitit të shkuar.
Zoti Biden ka thënë se është i gatshëm të punojë me Presidentin Putin për ta zgjatur marrëveshjen, shenjë që diplomatët rusë shpresojnë se mund të sjellë një ton të ri.
“Nëse në këtë fushë arrihet diçka pozitive, mendoj se kjo mund t’i japë një shtysë të mirë perspektivës së përgjithshme të marrëdhënieve tona. Sepse kjo është me shumë rëndësi,” thotë Viktor Mizin, negociator rus për armët.
Si nënpresident në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Presidentit Obama, edhe zoti Biden ka qenë ndër ata që luajtën kartën e një fillimi të ri në marrëdhëniet me Rusinë.
“Një lajm shumë i mirë është se Presidenti dhe unë pajtohemi 100% mbi nevojën për të vendosur lidhje më të ngushta me Rusinë,” tha ai në atë kohë.
Së shpejti, zotit Biden do t?i duhet të vendosë se sa larg është i gatshëm të shkojë, këtë herë si President, në përpjekjet për të shmangur një garë të re të armëve bërthamore.
Ky është një synim që ai thotë se dëshiron të ndjekë, po ashtu siç thotë edhe udhëheqësi rus, pavarësisht nga mëritë e së kaluarës./ VOA
Pasditen e sotme pritet të jepet vendimi për mbylljen e shko...
Kosova ka regjistruar 963 raste pozitive dhe 13 viktima nga ...
Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi telefonatat...
Qeveria franceze ka vendosur të mbajë të pandryshuara rregul...
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histeri...
Kryetari i Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC), Trey Trai...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Beograd,...
Kryetarja e Kuvendit tëq Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar rea...
Në Indonezi janë ndëshkuar dy burra nga policia me pompa në ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë para gazetarëve s...
Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid-19 n...
Një qen në Itali ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Departamen...
Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim...
Edhe Greqia do të hyjë në shtetërrethim, ku do të ndalohet l...
Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë...
Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të ...
Kur shpërtheu pandemia e koronës në pranverë të këtij viti d...
Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar ...
Arrestimet e ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...