Rënie e lehtë e numrit të të infektuarve në Kosovë/ Regjistrohen 11 viktima nga Covid
Kosova ka regjistruar 765 raste pozitive dhe 11 viktima nga...
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri në numrin e infeksioneve dhe pacientëve në spitale me COVID-19.
Të premten u regjistruan më shumë se 170,000 infeksione të reja, sipas statistikave të grumbulluara nga Universiteti Johns Hopkins. Kjo shifër shënon një rritje me 20,000 raste të reja krahasuar me të enjten, ndërkohë që është thyer edhe rekordi i testeve të zhvilluara duke arritur në 1.7 milionë teste.
Deri tani SHBA ka në total më shumë se 10.7 milionë të infektuar, duke kryesuar në botë si vendi me numrin më të lartë të infektimeve. Amerika kryeson edhe nga numri i viktimave, me mbi 244,000 të vdekur nga sëmundja. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 1,300 viktima të reja.
Po sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, numri i pacientëve me COVID në spitale ka arritur në 69,000 vetë, ose 2,000 më shumë se një ditë më parë.
Rritja e ritmeve të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara është ushqyer nga rëndimi i situatës veçanërisht në Kaliforni, në shtetet qendrore dhe veriore, megjithëse situata është duke u keqësuar në pjesën dërrmuese të vendit.
Kalifornia dhe Teksasi kanë tani secili mbi një milion të diagnostikuar me koronavirus.
Përhapje shqetësuese e infeksionit është regjistruar edhe në Ilinoi, Uiskonsin, Miçigan dhe Minesota.
Presidenti Trump përshëndeti përparimin drejt prodhimit të një vaksine, kur foli të premten për gazetarët, gjashtë ditë pasi media shpalli fitues të pritshëm të zgjedhjeve rivalin e tij demokrat, Joe Biden.
Në Evropë, ku rimet e infeksionit kanë shënuar rritje të dukshme, një numër vendesh po vënë në zbatim masa të reja kufizuese. Të shtunën Polonia njoftoi 550 viktima të reja nga COVID-19. Kjo shifër rekord e çon totalin e të vdekurve nga kjo sëmundje në këtë vend në mbi 10,000 vetë. Ukraina konfirmoi një numër rekord prej 12,524 mijë rastesh të reja në 24 orët e fundit.
Meksika po arrin shifrën e një milion infeksioneve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Italia është tani vendi i dhjetë në botë që kaloi këtë javë pragun e 1 milion infeksioneve. India dhe Brazili pasojnë Shtetet e Bashkuara nga përhapja e infeksionit; India me më shumë se 8.7 milionë raste dhe Brazili me më shumë se 5.8 milionë. Franca po i afrohet shifrës së 2 milionë rasteve, pasuar nga Rusia me 1.88 milionë. Spanja, Britania, Argjentina dhe Kolumbia janë ndër dhjetë vendet me më shumë se 1 milion infeksione.
Deri tani numri i të diagnostikuarve me koronavirus ka arritur në shkallë globale në mbi 53 milionë e 492 mijë vetë ndërsa janë regjistruar mbi 1 milionë e 303 mijë të vdekur nga COVID-19.
Të premten kompania teknologjike Microsoft tha se hakerë shtetërorë rusë e koreano-veriorë janë përpjekur gjatë muajve të fundit të vjedhin të dhëna nga kompanitë farmaceutike dhe studiuesit që përpiqen të gjejnë përgjigje ndaj COVID-19./voa
Kosova ka regjistruar 765 raste pozitive dhe 11 viktima nga...
Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht sot të mbyllë shkollat ...
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shq...
Drezden, Paris, Nicë dhe Vjenë. Pas katër sulmeve terroriste...
Lideri i dytë në radhë në hierarkinë e Al-Kaedës është vrarë...
Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme q...
Presidenti Donald Trump përshëndeti të premten progresin dre...
Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektora...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirus...
Marrëdhëniet Amerikë-Rusi kanë qenë në një pikë të ulët gjat...
Pasditen e sotme pritet të jepet vendimi për mbylljen e shko...
Kosova ka regjistruar 963 raste pozitive dhe 13 viktima nga ...
Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi telefonatat...
Qeveria franceze ka vendosur të mbajë të pandryshuara rregul...
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histeri...
Kryetari i Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC), Trey Trai...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Beograd,...
Kryetarja e Kuvendit tëq Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar rea...
Në Indonezi janë ndëshkuar dy burra nga policia me pompa në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...