web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetime për skandalin e nënshtetësive/ Gazetari tregon mesazhin e koduar të Metës për prokurorët e SPAK

14 Nëntor 2020, 13:37, Politikë CNA

Pas përplasjes me presidencën që bëri jo pak bujë, gazetari Adriatik Doci ka treguar në një intervistë për CNA.al se çfarë po ndodh me investigimin për skandalin dhënies së së shtetësive nga Presidenti Meta.

Doçi thotë se ka dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ndërsa thekson se komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi.

Më tej gazetari thekson se nëse do të hapet një hetim, është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

-Çfarë po ndodh konkretisht me investigimin, a janë çelur hetime?

Unë kam dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për skandalin e dhënies së shtetësive nga Presidenti Ilir Meta. Komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi. Nga SPAK nuk kam dijeni që të jetë çelur ndonjë hetim. Nëse do të hapet një hetim, jam i gatshëm të bashkëpunoj me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Besoj se deri këtu është kufiri i misionit tim; Të zbuloj dhe faktoj paligjshmërinë. I takon prokurorisë të vlerësojnë dosjen. Të pyes personat që kanë marrë shtetësinë si personalitete; Kush ka ndërhyrë tek Ilir Meta? A kanë paguar para? Si janë fshehur dënimet në dosje?! Çfarë e ka shtyrë Ilir Metën të klasifikojë një shtëpiake të zakonshme dhe një vrarës si personalitet kombëtar?! Si ka mundësi të bëhet verifikimi për 8 orë? A janë bërë verifikimet pasi Meta e ka dhënë shtetësinë, sa për të qenë në ?rregull? me letrat? Si kanë shkuar letrat në Ganë dhe janë thyer për 8 orë? As me telefon nuk mund të verifikohet e shkuara një personi për 8 orë. Ky është thelbi.

-Çfarë përmban dosja që keni dorëzuar në Komisionin e Sigurisë?

Të gjithë praktikën që ka ndjekur Presidenca me në krye Ilir Metën në dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit. Janë dokumentuar gjithashtu disa nga raste më flagrante dhe paradoksale. Ndërkaq, Ilir Meta po përpiqet të sajoje disa alibi, duke e zhvendosur përgjegjësinë tek Ambasada Shqiptare në Kosovë, SHISH dhe Ministria e Brendshme. E vërteta është se Ambasada Shqiptare në Kosovë thjeshtë ka përcjellë kërkesat, pra ka luajtur rolin e postës dhe nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe verifikuese. Ministria e Brendshme është lënë qëllimisht jashtë këtij procesi nga Meta.

Dëshmoi kundër Metës/ Presidenca kërkon izolimin e menjëhershëm të gazetaritSHISH nuk është shprehur ende për këtë proces, sidomos për rastin e Cobbina, i cili kur u pajis me shtetësi nga Meta për 8 orë, ishte i pandehur në gjykatë si falsifikator, ndërsa u dënua disa ditë më parë. Të qenit i pandehur nuk është kriter ndalues, por verifikimi për 8 orë është i pamundur nga çdo pikëpamje.

Përsa i përket marrëdhënies së Metës me Median, Doci nuk ka ngurruar ta quajë presidentin, të pabesueshëm, të rremë dhe me dy fytyra.
Sipas tij, deklarata e ?Reporterët pa Kufij? konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri.

 

-Si e konsideroni Ilir Metën në marrëdhënien me median, kur publikisht i mbështet e nga ana tjetër i sulmon me zëdhënësin e tij?

I pabesueshëm, i rremë, me dy fytyra. Përgjigjen e mori edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe organizata ?Reporterët pa Kufi?. Në prill të këtij viti, organizata ?Reporterët pa Kufij?, përmes një raporti tha se Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar sa i takon indeksit për lirinë e medias. Meta doli me shpejtësi, duke shprehur shqetësimin e thellë. Në 28 tetor 2020, organizata ?Reporterët pa Kufij? dënoi sulmet e Ilir Metës ndaj meje.

I paditur tek Krimet e Rënda/ Biznesmeni prej 4 vitesh në postin e gjyqtaritDeklarata konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Është i tillë pasi unë i kam bërë një pyetje, se si e verifikoi afrikanin për 8 orë, si përgjigje, Presidenti më shan nga familja. Ne si të vetmin pushtet kemi pyetjen. Nuk marrim vendime, nuk tjetërsojmë pasuri publike, nuk menaxhojmë taksat e shqiptarëve, por vetëm shtrojmë pyetje. Edhe pyetjen duan ta ndalojnë me shantazhe.

Së fundmi, kam bindjen se kërcënimet dhe shantazhi i Ilir Metës nuk janë një mesazh për mua. Është një mesazh për prokurorët e SPAK, që të mos hapin dosjet e tij. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri me vlerë miliona euro, me të ardhura të ligjshme vetëm dy paga shteti. Pagën e një viti, Kryemadhi e ka shpenzuar vetëm për një ditëlindje. Në vitin 2003 kanë blerë një vilë në Golem për 60 mijë euro, ndërsa e kanë shitur në vitin 2006, 300 mijë euro. Ka bërë pallatin dhe nga pallati vilën, pa futur dorën në xhep. Kjo këto fakte janë një sfiduese për SPAK!/CNA.al





Lajmet e fundit nga