Këlliçi nis takimet me të rinjtë/ “Nuk do të jetë Vlora si kamardare për Ramën”
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar në qytetin e Vlorës...
Gazetari Adriatik Doçi ka pasur një përplasje goxha të ashpër dhe të fortë, së fundmi me presidencën.
Përplasja filloi pasi Doçi akuzoi Metën se i ka dhënë nënshtetësinë një personi të dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 3 fëmijë.
Në një intervistë për CNA.al Doci ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndoodhur në të vërtetë. Ai tregon se dyshimet nisën nga zhdukja e dekreteve për dhënien e shtetësive VIP nga faqja e Presidencës.
Sipas Docit, investigimi, konfirmoi se Ilir Meta, për tre vite me radhë, e kishte kthyer Presidencën në një fabrikë qokash dhe pazaresh me dhënien e nënshtetësive.
?Përplasja me Presidencën ishte produkt i një investigimi të zakonshëm dhe krejt të rastësishëm, siç bëjnë çdo ditë dhe çdo javë dhjetëra kolegë gazetarë në Shqipëri, por në rastin konkret për mekanizimin e dhënies së shtetësisë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Dyshimet nisën nga zhdukja e dekreteve për dhënien e shtetësive VIP nga faqja e Presidencës. Investigimi, bazuar vetëm në fakte dhe prova, konfirmoi se Ilir Meta, për tre vite me radhë, e kishte kthyer Presidencën në një fabrikë qokash dhe pazaresh me dhënien e nënshtetësive, duke abuzuar me një hapësirë ligjore, e cila parashikon dhënien e nënshtetësisë në raste të veçanta, edhe pa plotësuar kushtet, pra në shmangie të ligjit, kur personi përbën interes kombëtar për Shqipërinë.
Gjatë tre viteve, Meta ka dhënë 419 shtetësi në këtë formë. I kam verifikuar një për një këta persona dhe rezultoi se 90 % të tyre, jo vetëm nuk ishin personalitete kombëtare, luftëtarë të UÇK dhe familje dëshmorësh siç pretendon Ilir Meta dhe rrethi i tij, por ishin perona anonimë, njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë për 5 vrasje (mes tyre tre fëmijë), gra shtëpiake, këngëtarë dasmash dhe tallavaje, militantë të partive kryesore në Kosovë, sekretare ministrish, hajdutë votash dhe njerëz të përfshirë në histori korrupsioni, pastrimi parash, vjedhje me dhunë, rrahje etj.
Përpos kësaj, dokumentova edhe një rast, të shkeljes së procedurave të verifikimit për kushtet e sigurisë, pasi ligji parashikon në çdo rast zbatimin e protokolleve të sigurisë, si në dhënien e shtetësisë së zakonshme, që zgjat nga një deri në 6 vjet, ashtu edhe në rastet e dhënies së shtetësisë së jashtëzakonshme. Meta i ka dhënë nënshtetësi VIP futbollistit afrikan Cobbina, për vetëm 8 orë. Ditën që Presidenca ka protokolluar kërkesën për shtetësi, Meta ka firmosur shtetësinë. Për verifikuar një person që aplikon për shtetësi VIP, si personalitet, duhen disa javë, madje edhe muaj. Për një ditë, as posta nuk dërgon shkresën nga Presidenca tek SHISH. Si e ka verifikuar për një ditë? Nuk ka dyshime se Meta ka shkelur ligjin. Sigurisht që nuk ka asnjë të dhënë që futbollisti mund të ketë lidhje me terrorizimin, por ligji është ligj dhe duhet të zbatohet, për të gjithë njëlloj. Ligji nuk mund të zëvendësohet me patriotizma parazgjedhore apo halle të tjera. Në vend të një përgjigje institucionale nga Presidenti, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, Ilir Meta tentoi ta devijonte debatin në planin personal dhe politik. Fillimisht e shpalli investigimin si tradhti kombëtare dhe skenar të partisë në pushtet. Më akuzon mua për lidhje me partinë në pushtet, kur Meta është një nga themeluesit e kësaj partie, me këtë parti herë ndahet dhe herë bashkohet, kjo e parti e bëri kryeministër para 20 vitesh dhe president në vitin 2017. Është një taktikë e zakonshme e politikanëve, ku për të mjegulluar dhe relativizuar një skandal të tyre, e paraqesin si komplot politik.
E vërteta është se partitë herë bashkohen dhe armiqësohen, ose bëjnë sikur, ndërsa ne gazetarët, qëndrojmë në këtë pozicion.
Më pas nisi një fushatë shtantazhimi, duke u marrë me familjen time dhe akuzuar atë si familje socialiste. Metoda të tilla janë të zakonshme në arenën tonë politike dhe mediatike, por çështja bëhet serioze, kur në fushata të tilla përfshihet Presidenca, e cila sipas Kushtetutës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, ndonëse Presidenca Meta përfaqëson unitetin e LSI, makthin nga një drejtësi e pavarur dha fatin politik pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021?, tha Doçi për CNA.al
-Si i konsideroni akuzat dhe sharjet e Tedi Blushit? Çfarë do i thoshit si gazetar?
Së pari, e sfidoj publikisht Ilir Metën: Nëse investigimi që nxori në pah aferën me shtetësinë qenkërka një shpifje, pse nuk më padit në gjykatë?! Në një vend normal, njëra palë duhet të mbajë përgjegjësi, akuzuesi ose i akuzuari për shkelje të ligjit. Pse nuk shkon të ?pastrohet? nga kjo histori në gjykatë?! Kush do të kishte guximin për të sajuar një lajm për një çështje kaq delikate dhe që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, përveç këshilltarit të Metës që porositi lajmin e rremë për kontejnerët me mbetje që kishin hyrë në Shqipëri?!
Së dyti, për Tedi Blushin thjeshtë ndjej keqardhje, pasi po përdoret në mënyrë të pamëshirshme nga Ilir Meta për interesat e tij politike, jo vetëm kundër meje, por edhe ndaj kolegëve të tjerë, madje edhe ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë. Ndjej keqardhje për depersonalizimin dhe tjetërsimin e tij në një fanatik nën hijen e Ilir Metës. Keqardhja buron mënyrën se si politikanët e korruptuar i ka përçarë gazetarët.
Kjo i ndihmon ata që të ruajnë sa më gjatë pozitat. Tedi Blushi ka qenë dikur i rreshtuar në një front me ne, në oponencë me politikën. Dhe në vlerësimin tim ka qenë gazetar serioz. Madje ka denoncuar edhe marrëveshjen për faljen e detit, marrëveshje e cila në vitin 2010, u mbrojt nga Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese si ministër i Jashtëm. Ndoshta një ditë do rikthehet!
-Ju mos e tepruat me përgjigjet tuaja në rrjetet sociale?
Ndoshta, po. Duhet të jemi sa më profesionalë dhe seriozë, duke qëndruar vetëm në linjën e fakteve. Nuk kam asgjë personale as Tedi Blushin dhe as me Ilir Metën. Absolutisht, asgjë. Por, ne këtë mision kemi; Raportimin. Pas disa vitesh në krye të shtetit do jenë aktorë të tjerë. Dhe ne sërish do raportojmë, për atë që ndodh brenda mureve të institucioneve publike./CNA.al
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar në qytetin e Vlorës...
Nëse thua se je duke u bezdisur nga opozita e Bashës, që e k...
Në Ditën Botërore të luftës kundër Diabetit, presidenti Ilir...
Partia Demokratike ka ngritur alarmin se shkollat në vendin ...
Emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave dhe ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Tre ditë më parë qeveria njoftoi emërimin e Besart Kadisë si...
Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir S...
“The Wall Street Journal”A i shijuat ditët që qëndruat të mb...
Presidenti Ilir Meta nuk ndal thirrjet ndaj qeverisë për men...
Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me emërimin ...
Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe k...
Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërma...
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi si zv.ministër ...
Kryeministri Edi Rama emëroi ditën e sotme zëvendës ministër...
Ekonomisti Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit ...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, është tallur pak më parë ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shprehur mir...
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama sulmoi dy mjekët Ar...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Serbia po përga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...