Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Nga Timothy Garton Ash
Çfarë është më e mira, që mund të shpresojë bota nga Shtetet e Bashkuara, nën presidentin e ri Xho Bajden? Përgjigja ime:që SHBA do të jetë një nga vendet udhëheqëse në një rrjet post-hegjemonik të demokracive.
Por jo udhëheqësja kryesore, dhe në kontrast të plotë me fillimin e këtij shekulli, kur ?hiperfuqia? e SHBA-së dukej se po e dominonte botën si një kolos. Rënia e ndikimit ka dy shkaqe: rënien e SHBA-së, dhe ngritjen e të tjerëve.
Edhe nëse Bajden do të kishte korrur një fitore të madhe, dhe demokratët do të kontrollonin edhe Senatin, fuqia e Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej shumë. Presidenti Donald Trump i ka bërë dëm të pa rrëfyer të reputacionit të saj ndërkombëtar.
Rekordi i tij katastrofik në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, konfirmoi ndjenjën e të përhapur të një shoqërie me probleme të thella strukturore, nga kujdesi shëndetësor, raportet racore, infrastruktura, deri tek hiper-polarizimi i nxitur nga media, dhe një sistem politik jofunksional.
Në një sondazh të kohëve të fundit, më shumë se gjysma e atyre që u pyetën në të gjithë Bashkimin Evropian, thanë se demokracia në SHBA ishte ?joefektive?. Dhe kjo para se Trump ta denonconte si të ?manipuluar? procesin e numërimit të votave.
Kur SHBA0ja u jep vendeve të tjera leksione mbi demokracinë këto ditë, përgjigjja më e ndershme është:?Doktor, shëro më parë veten!? Edhe krahasuar me periudhën e zymtë të Vietnamit dhe skandalit të Uotergejtit, kjo e sotmja duhet të jetë pika më e ulët e gjitha kohërave për fuqinë e butë amerikane.
Evropa ka shumë probleme të vetat, por krahasuar me regresin për rekord të SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit, historia jonë evropiane na duket si një progres triumfal. E njëjta gjë mund të thuhet për Australinë, Zelandën e Re ose Kanadanë. Akoma më dramatike ka qenë ngritja e Kinës, e lehtësuar nga vitet e shpërqendrimit strategjik të SHBA-së.
Edhe duke supozuar se të gjitha sfidat ligjore për zgjedhjen e tij do të jenë trajtuar, kur presidenti i 46-të të marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm, Xho Bajden do të përballet me një vend të shumë të përçarë, me një qeveri të fragmentuar, dhe gati me siguri me një Parti Demokratike larg nga të qenit e bashkuar.
Por për fatin e mirë të ne të tjerëve, fusha në të cilën ai do të ketë më shumë hapësirë manovrimi është politika e jashtme. Bajden ka përvojë të madhe personale në politikën e jashtme, si ish-zëvendëspresident, dhe para kësaj si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan.
Ai ka edhe një ekip me përvojë në politikën e jashtme. Anëtarët e këtij ekipi, identifikojnë si sfidat e tyre më të mëdha 3 ?C? strategjike: Covid (përfshirë pasojat e tij ekonomike globale), ndryshimi i klimës dhe Kina. Kjo është një agjendë, në të cilën aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Azi, mund të angazhohen me shumë gëzim.
Ribashkimi i Shteteve të Bashkuara me Marrëveshjen e Parisit, që ajo e braktisi zyrtarisht të mërkurën, do të jetë një hap i parë i rëndësishëm. NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Evropës përballë një Rusie agresive, por çelësi për të fituar sërish mbështetjen e evropianëve të zhgënjyer, do të jetë ofrimi i një cilësie të re të partneritetit SHBA-BE.
Vizita e tij e parë presidenciale në kontinentin e vjetër, duhet të përfshijë institucionet e BE-së në Bruksel, dhe ndoshta një fjalim në Parlamentin Evropian. Në këtë partneritet të barabartë, SHBA nuk do të ulet gjithnjë në krye të tryezës. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me termin ?post-hegjemonike?.
Evropianët duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e tyre, por Bajden nuk do të tregohej i zgjuar, po të këmbëngulte tek tema e vjetër ?Shpenzojeni 2 për qind të PBB-së tuaj në mbrojtje?. Eksperti gjerman Volfgang Ishinger, ka sugjeruar një mënyrë të mirë për të riformuluar çështjen:mendojeni më shumë si 3 për qind në 3D ? domethënë në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.
Një BE e vetëquajtur ?gjeopolitike?, duhet të marrë një barrë më të madhe në lagjen e saj më të gjerë, pra në jug, përtej Mesdheut në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në lindje, në marrëdhëniet me Bjellorusinë, Ukrainën, dhe me një Rusi agresive por edhe në thelb më të dobët nën Vladimir Putinin.
Nëse administrata Bajden do të jetë e zgjuar, ajo mund të krijojë një rrjet demokracish, në vend të një aleancë fikse, apo një bashkësie demokracish. Edhe një ?samit i demokracive?, e premtuar prej tij në fushatë, do të ngrinte pikëpyetje të ndërlikuara se kush përfshihet dhe kush jo.
Por duke e menduar si një rrjet, ai mund të jetë fleksibël, duke ndryshuar koalicionet sipas çështjeve. Për çdo çështje, si SHBA-ja ashtu edhe Evropa, duhet t?ia fillojnë duke identifikuar demokracitë përkatëse. Por sigurisht ato nuk mund të ndalen këtu.
Ato duhet të bashkëpunojnë me regjime jo liberale dhe anti-demokratike, përfshirë Kinën. Kina është sfida më e madhe gjeopolitike e kohës sonë. Është një nga ?3 C?, por gjithashtu ajo është thelbësore për adresimin e 2 C-ve të tjera:ndryshimi i klimës dhe Covid-19.
Ajo është një rivale, ideologjikisht dhe strategjikisht më e frikshme, sesa Bashkimi Sovjetik të paktën nga vitet 1970 e tutje. Por ndërkohë, është thelbësor bashkëpunimi me të në fusha më të mëdha. Në zbatimin e një strategjie të dyfishtë të konkurrencës dhe bashkëpunimit, SHBA-ja ka pikat e forta unike.
Ajo është e vetmja fuqi ushtarake, që mund ta pengojë Kinën e Xi Jinping të pushtojë Tajvanin. SHBA-ja e udhëheq ende botën në fushën e teknologjisë. Ndërkohë Evropa nuk është askund në krahasim me Kinën dhe SHBA, në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Por duke pasur parasysh shqetësimet e saj të brendshme, SHBA-ja nuk mund të përballet vetë me një Kinë, që është tashmë një superfuqi shumëdimensionale.
Ajo ka nevojë për atë rrjet partnerësh në Evropë dhe Azi, po aq sa edhe këto të fundit kanë nevojë për Uashingtonin. Ndaj demokracitë e botës, duhet të jenë gati ta kapin dorën e zgjatur të një njeriu të mirë në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht ndryshimit që mund të vijë. / ?The Guardian? ? Bota.al
Pandemia ka nxitur “dembelizmin” në shumë qytete të vendit. ...
Sot mediat kanë zbuluar se nënkryetari i LSI-së Petrit Vasil...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është infekt...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është infektuar me Covid...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Elona Meço, drejtorja e marrëdhënieve me publikun në PD, ka ...
Ashtu si në çdo fundjavë, edhe këtë të dielë presidenti Ilir...
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se sistemi i shëndetë...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për sit...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin ‘Për gjendje...
Një ditë më parë CNA.al, publikoi një material me disa pyetj...
Ambasada Shqiptare në Athinë, ka dalë me një njoftim të rënd...
Damir Fazlliç, një nga biznesmenët më të përfolur gjatë kohë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur sot presidenti...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur sot në studion e...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje me “Kjo javë”, m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin zgjedhor...
Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit të ligjit për pr...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...