Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Elona Meço, drejtorja e marrëdhënieve me publikun në PD, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për raportin e Dick Martyt, lidhur me trafikimin e organeve dhe ?shtëpisë së verdhë?.
Meço thotë se Rama po gënjen për raportin, pasi pretendon se ai nuk është votuar kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011.
Ajo deklaron se Shqipëria në Asamble votoi pro një resolute që sipas saj, nuk merret as me trafikim organesh, as me ?shtëpinë e verdhë?, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.
Drejtorja e marrëdhënieve me publikun në PD shprehet se historia e trafikimit të organeve dhe e ?shtëpisë së verdhë? ka vdekur edhe për shkak të qëndrimit që mbajti Shqipëria në 2011-ën. Meço pretendon se thashethemet e Dick Martyt po mbahen gjallë vetëm nga Rama.
?Më ka mbetur si sëmundje profesionale që t?i verifikoj gjërat përpara publikimit të tyre. Këtë po bëj edhe tani, pasi pashë disa tëittera të lodhur të Edi Ramës për çështjen e vdekur të raportit të Dick Marty në lidhje me trafikimin e organeve dhe ?shtëpisë së verdhë?
Edi Rama gënjen për qëndrimin e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Marty. Ky raport nuk u votua kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011, sepse raportet nuk votohen.
Në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty.. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotitDick, por pro rezolutës.
Rezoluta vetë nuk merret as me trafikim organesh, as me ?shtëpinë e verdhë?, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.
Raporti i Dick Marty nuk prodhonte asgjë, pasi Asamblea nuk kryen hetime. Raporti mund të prodhonte vetëm zhurmë, e cila mbahej e ndezur vetëm nëse Shqipëria do të votonte kundër rezolutës, që kërkonte mbështetje për hetimin e akuzave.
Pra, nëse do të kishte një votë kundër, kjo nuk do të ishte kundër raportit, por do të ishte kundër rezolutës. Vota kundër rezolutës do të thotë që Shqipëria të ishte kundër hetimit, prakitikisht, duke konfirmuar akuzat dhe duke bërë lojën e Rusisë dhe të Serbisë. Fatmirësisht, atëherë nuk kishim kryeministër dhe Ministër të Jashtëm, Edi Ramën, por Sali Berishën dhe Lulzim Bashën
Me votën pro rezolutës, Shqipëria konfirmoi se nuk ka frikë nga hetimi ndërkombëtar, se ata që mbanin hapur një çështje për të cilën kishte dështuar ta provonte me zellin e saj edhe Karla del Ponte, kërkonin të diskretitonin Kosovën.
Në Maj 2012, qeveria dhe, më pas, parlamenti, miratuan një ligj të posaçëm që lejonte Eulex të kishte juridiksion në territorin e Shqipërisë për të hetuar çdo akuzë, pavarësisht se ato ishin hetuar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe nuk ishte gjetur asnjë provë.
Historia e trafikimit të organeve dhe e ?shtëpisë së verdhë? është një histori që ka vdekur, edhe për shkak të qendrimit që mbajti Shqipëria në Janar 2011 në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe më vonë me ligjin e miratuar nga qeveria. Edi Rama i detyrohet një falenderim Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Sot, thashethemet e zotit Dick mbahen gjallë vetëm nga zoti Edi. Për luftë të brendshme politike apo për interesa të tjerë, si ato të raportit të Dick Marty, le të na e thotë ai. Mund edhe të mos na e thotë, por të paktën të na kursejë gënjeshtrat, se nuk na çon dëm as megabitet e internetit?, nënvizon demokratja./ CNA.al
Ashtu si në çdo fundjavë, edhe këtë të dielë presidenti Ilir...
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se sistemi i shëndetë...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për sit...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin ‘Për gjendje...
Një ditë më parë CNA.al, publikoi një material me disa pyetj...
Ambasada Shqiptare në Athinë, ka dalë me një njoftim të rënd...
Damir Fazlliç, një nga biznesmenët më të përfolur gjatë kohë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur sot presidenti...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur sot në studion e...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje me “Kjo javë”, m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin zgjedhor...
Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit të ligjit për pr...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është ku...
Pas replikave të kryeministrit Rama me Tedi Blushin i cili u...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi raportin e ish-anëtarin...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për situatën...
Policia ka arrestuar në Tiranë një 43-vjeçar pasi pasi në lo...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar...
Shefi i fushatës elektorale në Partinë Demokratike Alfred Ru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...