web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“ Gënjeshtari ngelet gënjeshtar”/ Baçi-naftëtareve: Mos i besoni Ramës

9 Nëntor 2020, 10:47, Aktualitet CNA

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi e ka akuzuar Edi Ramën për takimin e sotëm me naftëtaret duke e cilësuar si gënjeshtar.

Baçi thotë se Ramës nuk i besohet dhe po vjen në Fier vetëm për të gënjyer, duke i munduar naftëtarët, si dhe për të ndërhyrë në një përfaqësi të tyre.

Ai ka dyshime për grupin negociator që do përfaqësojë naftëtarët pasi thotë se Rama do ndërhyje me të gjitha mjetet për t?i përzgjedhur.

Ish-deputeti e konsideron të panevojshme ardhjen në Fier për të biseduar teksa i shtron disa pyetje për zgjidhjen e situatës.

Postimi i plotë i Luan Baçit

GENJESHTARI NGELET GENJESHTAR, MOS I BESONI, AI VETEM GENJEN. Grate naftetare, vazhduese te greves se urise ne uzinen e ranerise ne Ballsh, te nisur shume kohe me pare nga koleget e tyre, pas shume ditesh sakrica, te ngujuara ne ambjente para uzines, sot i BESUAN EDI RAMES. I besuan Edi Rames KM te vendit dhe presin takimin me te per zgjidhjen e problemit

Po a i besohet Edi Rames? Edi Rama ka që ditën e parë të grevës që thotë, problemi juaj do zgjidhet por dilni nga greva. Edi Rama herë tjetër ka thënë se problemi i pagave dhe vazhimësisë se punes nuk eshte detyre e qeverise, por marrdhenie kapitaliste midis privateve Edi Rama tha qe bisedova edhe me presidentin e Azerbajxhanit dhe se shpejti problemi do zgjidhet.

Edi Rama vazhdon te genjej pa turp si i pa pergjegjshem qe eshte. Edi Rama pershendeti menjehere vendimin per dalje nga greva dhe u tha naftetareve qe do te jet aty me naftetaret, per te zgjidhur problemin. Çfare ka ndryshuar qe Edi Rama ka gjetur zgjidhjen?

Edi Rama genjen ai eshte genjeshtar i pandreqshem. Edi Rama a u the naftetareve qe do te jesh aty me ta, para uzines, per te biseduar dhe zgjidhur problemin? Pse i genjeve dhe tani u thua hajdeni ne Fier? Pse kerkon perfaqesi te tyre dy, tre, apo kater vet per te biseduar? Pse nuk shkon aty ku behet greva, aty ku eshte shqetesimi, aty ku jane ato zonja te nderuara qe pa medyshje mund ti quaj heroina?

Pse nuk et publikisht per çfare zgjidhje behet fjale? Jepe sihariqin per naftetaret, ne media, kerkesat e tyre jane publike, te thjeshta te kuptueshme dhe te realizueshme. Pse mundohesh deri ne Fier, per te biseduar vetem me nje perfaqesi, qe pa tjeter, do nderhysh me te gjitha mjetet per ti perzgjedhur?

Pse i mundon naftëtaret e lodhura dhe të raskapitura nga greva të vijnë në Fier, kur shumë thjeshtë vazhdon rrugën deri në Ballsh? Në qoftë se iu përgjigjesh këtyre pyetjeve të thjeshta dhe të  kuptueshme, besoj se eshte e panevojshme te vini ne Fier per te zgjidhur probPlemin. GENJESHTARI MBETET GENJESHTAR, JU E KENI VERTRTUAR KETE SHUME HERE. JU VINI NE FIER PER TE GENJYER.





Lajmet e fundit nga