web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy “Kapterë” kërkojnë një derë!

9 Nëntor 2020, 17:05, Opinione CNA

Janë dy “kapterë” por të ndryshëm! Pse, do pyesin njerëzit dhe kush janë këta? Sepse i pari ka qenë gjeneral ushtrie dhe është bërë kapter partie. Kurse i dyti, është ish-kapter ushtrie që është bërë gjeneral qeverie.

Në fakt ky i dyti është gjeneral mediash, por në shërbim të qeverisë.

I pari quhet Sandër Lleshaj, është ministri ynë i Brendshëm, njeriu që në kulmin e pandemisë dhe krizës ekonomike pas tërmetit në Shqipëri, bleu një BMW luksoze, të cilën nuk pranon kurrë t?ia thonë më shumë se 50 mijë euro.

Megjithëse me letrat që ka sjellë vetë, në treg vlen më shumë, apo është rreth 60 e disa mijë euro të paktën, sipas shifrave zyrtare qe jep.

Pra gjenerali i ushtrisë i kthyer në kapter partie, Sandër Lleshaj, në kulmin e halleve, blen makinë. E do të madhe, të rehatohet, se është ministër i Brendshëm, nuk i mjaftonin mjetet që sollën dhuratë vendet e Bashkimit Europian, por do të rehatohet mirë ministri ynë i përfshirë në sa e sa skandale dhe sëfundmi, turpësisht kreu dhe një ofendim publik ndaj uniformave blu. Ministri i cili ka thënë se nuk do ketë policë barkderra dhe në fytyrën e policit do jetë fytyra e Sandrit.

Zot na ruaj të jenë policët si Sandri se të paktën janë më dinjitozë! Nuk duan makina lukzose nga taksat e shqiptarëve.

Kurse ky tjetri është kapter ushtrie. Irfani dikur kapter ushtrie në kohën e diktaturës, tani është bërë një biznesmen i madh. Pretendon se është gjeneral i saj.

?Vëllai? i Taulant Ballës apo i Lulzim Bashës, njeriu i mediave të shumta me shumë bëma dhe qyfyre që tashmë është kthyer në një personazh të njohur, jo si njeriu që është pronar mediash dhe i drejton ato, por si njeriu që këto media në shumë raste i ka përdorur për interesat e tij personale dhe të biznesit të tij, ashtu siç kanë bërë në fakt shumica e pronarëve të mediave  dhe kryesisht si benefite për bizneset që ai ka pasur.

Rrugëve të Tiranës e gjen me Taulant Ballën. Sot që është PS në pushtet dhe rilindja, dje e gjeje në krah të Lulzim Bashës.

Njeriu që ka semafor tek dera, tek rruga e hotelit të tij dhe pallatit që ka ndërtuar. Njeriu që ka zënë bregdetin me beton  dhe nuk i hyn asnjë “gjemb” në këmbë! Vazhdon rrugën i qetë, shpalos meritat si biznesmen i suksesshëm, pa folur pastaj për tentativat dhe skandalet në Korçë me disa mijëra metra katrorë troje tek Birra Korça e të tjera e të tjera.

Por të paktën i pari ka qenë gjeneral dhe ka pasur grada më të larta se sa Irfani. Ky i fundit ?Fane kapteri? siç i thoshin qëmoti në ushtri, nuk mundi të kishte gradë gjenerali, ndoshta dhe ky mund ta kishte fituar por sistemi s?të lejonte me grada atëhere.

Kurse Sandri u bë general, u bë në ushtri dhe kishte grada. Tani që u bë ministër, u kthye në kapter partie, por e vërteta është se në fakt, gradat e gjeneralit të ushtrisë duhet ti merrte Irfani sepse vetëm kështu mund të kishte të padiskutueshëm ermin e tij në opinion publik.

Një general mediatik, ?Fanja?, një figurë e rëndësishme me vlera intelektuale, një njeri që ka lexuar dhe studiuar kq shumë, ka mbrojtur tituj, ka mbaruar universitetin dhe është gati tashmë të japë dhe leksione nëpër auditore, të flasë për sukseset e tij të fuqishme duke qëndruar shumë pranë politikës.

Gjithsesi sot ne treguam, kush janë këta dy kapterë që thuajse janë në të njejtën derë ,në këta të qeverisë.

I pari si ish-general, i kthyer në kapter partie, dhe i dyti si ish- kapter, pronarë mediash në shërbim të një qeverie./CNA.al

Skandali në zonën e ish-Bllokut/ Banorja tregon me fakte se si është privatizuar toka shtetërore nga vëllai i Irfan Hysenbelliut

Taulant Balla nuk e shpëton dot Irfan Hysenbelliun/ Bëmat që nuk fshihen

Irfan Hysenbelliu vë ?kurorën e mbretit? 

Foto-Kujt ia vodhi logon Irfan Hysenbelliu?

Skandalet/ Lleshaj ?kapteri? që duhej të dorëhiqej

Skandali/ ?Kapter? Lleshaj pas sulmit ndaj mediave kërcënon uniformat blu

Pasi bleu BMW-në luksoze, ?kapter? Lleshaj shumëfishon gjobat

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

?Kapter? Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al





17:31 Opinione

Doktrina Trump

Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...

Lajmet e fundit nga