"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Nga Ilir Babaramo
Në korrikun e vitit 2013 fituesi i zgjedhjeve organizoi një pritje në hotel Sheraton. U dyndën aty të gjithë ata që e mbajnë veten si pjesë e elitës së Tiranës. Kishte aty evazorë, denonciatorë me dhe dhe pa pagesë të ambasadave, oligarkë. Nuk mungonte asnjë nga frymët e vdekura të qytetit. Të gjithë në rresht për të shitur sërish shpirtin tek Çiçikovi i rradhës.
Ra gjithashtu në sy servilizmi i atyre ambasadorëve që përpiqeshin të rregullonin marrëdhëniet me shefin e ri të gubernës. Ishte aty ambasadori që deri pak javë më parë kishte nisur drejt Brukselit raportet më perfide. Ishte aty ambasadori tjetër , ai që e kishte cilësuar burrë shteti shefin e mëparshëm të gubernës , pak orë pasi ishin vrarë katër protestues me duar në xhepa. Madje si për ti mbyllur cdo derë shprese opozitës edhe delfinin e tij e kishte cilësuar yll në ngjitje.
Kështu ka ndodhur gjithnjë , kështu po ndodh dhe kështu do jetë gjithmonë. Kemi qenë gjithë kohën naivë se zgjedhjet në vendet e mëdha mund të ndikojnë tek fitorja e njërës palë në Shqipëri. Një eksperimet I refleksit të pakushtëzuar që ka shkaktuar zhgënjime në të dyja krahët, si kur ka fituar Bush ashtu dhe kur ka fituar Obama. Shtetet e Bashkuara vetëm në një rast mund të implikohen drejtëpërdrejt, madje dhe vrazhdë në zgjedhjet e një vendi. Vetëm kur preken interesat strategjike të botës së lirisë. Dhe në rastin e Shqipërisë vetëm kur në bazën e Pasha Limanit të shfaqet sërish gjenerali Zheleznov. Nuk ka kancelari në botë që nuk e di se asnjë krah I politikës shqiptare nuk mund të bjerë nën influencën e Kremlinit. Kahjen atlantiste të Shqipërisë nuk mund ta ndryshojë dhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri. Sepse shqiptarët janë kombi më atlantist në botë. Askush nuk mund ti hynte një aventure të tillë.
Atëherë si shpegohet që diplomatët që ndjekin dosjen e Shqipërisë në kancelaritë e mëdha mbajnë përgjithësisht anën e qeverisë në konfliktin politik permanent shqiptar ? Ka dy shpegime : ose ideje fikse e ruajtes së stabilitetit ose ajo që njihet në komunitetin e tyre si diplomacia e havjarit.
Termi diplomacia e havjarit lindi pak vite më parë për shkak të Azerbajxhanit. Disa zgjedhje rresht , vëzhguesit ndërkombëtarë u përfshinë në një skenë enorme korrupsioni. Eurodeputetë, ambasadorë , vëzhgues që ndiqnin dosjen e këtij vendi merrnin sistematikisht zarfa të majma dhe si gjest të bujarisë tipike orientale sasi të mëdha havjari. Kjo skemë korruptive u cmontua nga ambasadorja Glover , një emër shumë I njohur dhe në Shqipëri, që ka denocuar të gjitha vjedhjet elektorale tek ne, duke filluar nga ato të 26 majit të famshëm 1996. Shumë nga pasionantët e havjarit azer tashmë jo vetëm kanë humbur postet por disa prej tyre janë ende në pranga.
A e refuzojnë ?havjarin? gjithë diplomatët që mbulojnë Shqipërinë? Dhe më naivi në botë nuk do vinte dorën në zjarr. Gjatë viteve të fundit ka shumë shembuj që ngrenë dyshime të besueshme. Me shumë të drejtë opozita aktuale mund të ndjehet e frustuar ashtu siç ndjehej opozita e një dekade më parë. Por le të flasim për sikletin e opozitës aktuale. Në momente kyçe janë ndjerë të izoluar ndërkombëtarisht. Shkak mund të jenë të dyja opsionet, stabilokracia ose havjari.
Opozita duhet heqë dorë nga ky kompleks, të çlirohet nga ky frustim. Nuk duhet të intimidohen nga telefonatat që mund tu bëhen si në emër të stabilokracisë, si për shkak të havjarit. Vetëm nëse nuk janë të shantazhueshëm . Këtë mund ta bëjnë njerëz të lirë. Këtë mund ta realizojnë sokratët e vuajtur.
Njerëzit e lirë nuk kanë frikë nga Amerika.
Shtetet e Bashkuara respektojnë njerëzit e lirë.
Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin nga vjedhja e mundshme e zgjedhjeve : të ngrenë dallgën e zemërimit popullor.Të mos frenojnë më turmën të pushtojë Bastijën.
Berisha është nga njohësit më të mirë të Hygoit. Duhet ta dijë thënien e tij : As gjithë ushtritë e botës nuk mund të mbysin një ide të cilës I ka ardhur koha. Le tia japë si këshillë Bashës dhe Kryemadhit.
Koço Devole ishte aristokrati i fundit i komedisë shqiptare ...
Me mijëra janë shqiptarët që u vranë për një fjalë. Mijëra t...
Nga Flurans IliaE lexova shkrimin e Babaramos për zgjedhjet ...
Shqipëria nuk do ti fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, as k...
Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjn...
Sa herë që Shqipëria merr ndonjë çmim ndërkombëtar, zakonish...
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe ap...
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
Av. Kastriot FRASHĒRISpitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”...
I shikoni këta burra? Ata janë gati ta shqyjenjë njëri-tjetr...
Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...
Nga Spartak NgjelaNë këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Ange...
Nga Azgan HaklajTashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ...
Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media...
Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë...
Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëv...
Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë unifo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...