"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe apo me ekipe dinjitoze prej 3 kuajve të lodhur të skenës sonë politike, se do të zhgënjeheni prapë. Nuk keni për të gjetur asgjë nga këto, por vetëm gallatë, barcaleta dhe batuta të ndryshkura, që gjithçka të mbetet si më parë. Ky në fakt, ka qenë edhe qëllimi i marrëveshjes famëkeqe të 5 qershorit, të cilën dikush po thotë se i qëndron deri në vdekje dhe tjetri po bën sikur po e qan.
Nuk ka nevojë të jesh profet për ta parashikuar fushatën e atyre që përfaqësojnë stanjacionin me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, dhe të tjerëve, që po tundin flamurin e rreckosur të vetëm rotacionit, me argumentin se nuk lejohet të humbasësh më shumë se 8 vjet rresht.
Ndaj zero kërshëri dhe zero vëmendje ndaj atyre, që i kanë dhënë të gjitha provat dhe argumentet në këto 30 vjet, se nuk mund të vijë më asgjë e mirë prej tyre për Shqipërinë. Ashtu siç e kanë nisur do ta bitisin edhe këtë fushatë, me sharje dhe akuza, me fyerje dhe linçime, me mashtrime dhe kërcënime, duke i konsideruar zgjedhjet si frontin e një beteje për jetë a vdekje për vazhdimësinë e pushtetit të tyre personal.
Ndaj përgatituni që tani të zini veshët dhe hundët me duar, kur të dëgjoni dhe shikoni se si do t?i vërsulen njëri-tjetrit me një tërbim, që do të vijë në ngjitje me afrimin e datës së zgjedhjeve. Terminologjia që përdorin për të etiketuar njëri-tjetrin, si kur dalin nga takti, ashtu edhe kur duan të tallen, është një arsye më shumë se përse duhen refuzuar në bllok më 25 prill. Vrasës, hajdut, xhahil, artist, gjumash, i metë, i shkalluar, imoral, delenxhi etj, mund të ngjajnë epitete të lehta, pas disa ditësh, kur ethet e fushatës të rriten. Jënë të gjitha shenjat se po tentohet të përsëritet 2017-a dhe ëështë jashtë çdo dyshimi që prej kësaj déjà vu-je përfituesi kryesor, në mos i vetmi, është Edi Rama. I cili, me sa duket, është udhëheqësi dhe orkestruesi i kësaj tendence të neveritshme për të marrë peng opinionin publik dhe për ta trajtuar atë si të dënuar me vendim të formës së prerë për të ndjekur apo votuar njërën prej 3 partive të stërkonsumuara, që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë, në të gjitha format e mundshme të aleancave të qelbësirave, sipas Mustafa Nanos.
Ndaj edhe ata duhen ndalur në tufë, duke e nisur nga kryetimonieri lundërthyer, që po e ndjen më shumë se kushdo tjetër se po i fut ujë nga të gjitha anët anija e ?Rilindjes?. Duke i lënë vetëm në logorenë e tyre, që duket sikur del nga basifondet më të errëta të shoqërisë apo nga mejhanet më të pistave të qytetit.
Ata nuk e kanë zgjedhur kot që të kacafyten kaq shëmtuar dhe të tallen me njëri-tjetrin, duke qenë unikalë në Europë dhe më gjerë për këtë ?shpikje? made in Albania. Sepse i tremben përballjes me të vërtetat e mëdha për skandalet dhe zullumet e qeverisjeve të tyre, ndaj edhe u shmangen temave serioze të një fushate normale për një vend të lirë dhe demokratik.
Vetëm një apo disa alternativa të reja, që synojnë realisht ndryshimin, mund ta shmangin neverinë dhe boshllëkun, që shkakton përleshja dhe kërleshja e 3-4 gjelave të politikës primitive, të ciët gjithë këtë luftë e kanë për karriget e tyre. Le t?i lëmë ata në zanatin e tyre të vjetër dhe t?u drejtohemi përulësisht dhe me seriozitet shqiptarëve për t?u shpjeguar dhe mbrojtur projektin e vetëm, që e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ku e kanë zhytur ata, të cilët po tregojnë se gjënë më të mirë që mund të bëjnë sot është të na kthejnë kaër vjet mbrapa./CNA.al
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
Av. Kastriot FRASHĒRISpitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”...
I shikoni këta burra? Ata janë gati ta shqyjenjë njëri-tjetr...
Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...
Nga Spartak NgjelaNë këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Ange...
Nga Azgan HaklajTashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ...
Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media...
Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë...
Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëv...
Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë unifo...
Nga Elona CaslliRama, u përballa me policët e tu sot tek Lic...
Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te hu...
Nga Andi Bushati Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin...
Kjo është parulla që ju shkon për shtat fatkeqësisht shumë d...
Nga Kreshnik Spahiu*Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ...
A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas...
Nga Mentor Kikia* Në Francë dhe jo vetëm, media dhe opinioni...
Nga Luan RamaPrej padijes nuk ma do mendja sepse nuk është a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...