Nga Ilir Levonja/ Heronjtë e harruar të qytetit tim
1) Vitet e fundit, qyteti im është shpesh objekt i kronikave...
Nga Luan Rama
Prej padijes nuk ma do mendja sepse nuk është aq i paditur, por me gjasë më shumë se sa prej servilizmit, prej një protagonizmi naiv e pa asnjë vlerë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka bërë edhe një gafë tjetër në morinë e shumë të tillave, e cila ma do mendja nuk është vetëm një gafë gjuhësore, sado që edhe po të jetë e tillë, pra vetëm një gafë gjuhësore, na vjen si dëshmi e një deformimi gjithësesi të paneglizhueshëm në formimin e Kryeministrit.
Por nuk është një gafë gjuhësore vetëm. Madje si e tillë do të ishte e fundit në rend.
Në vlerësimin tim është një koncept, është një mendim, është një qëndrim i gabuar.
Ai, me anë të një statusi në instagram, për të na mbushur mendjen se ia ka dalë të pranverizojë marrëdhëniet me shtetin helen pas një klime jo fort normale si pasojë jo vetëm e moszgjidhjes së çështjes së kufirit detar midis dy vendeve, pasi na bën me dije se bashkë me ministrin e jashtëm të Greqisë fqinje kanë rënë dakord që për çështjen e detit t?i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare, nënvizon edhe se, citoj: ? … jemi më afër se asnjëherë heqjes së ligjit të luftës?.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë duhet ta dijë se Shqipëria në asnjë kohë, që prej kur është në këto troje e më vonë që prej kur është bërë shtet, nuk ka patur dhe as ka ndonjë ligj lufte me Greqinë, siç le të nënkuptuar përdorimi i pavend i i foljes ?jam?, në mumrin shumës, në mënyrën dëftore dhe në kohën e tashme, në formën ?jemi?, pra kupto: ? ne jemi më afër se asnjëherë heqjes së ligjit të luftës?.
Ligji i luftës është një atavizëm i kohës kur fashizmi në Greqi nuk ishte më pak fashizëm nga ai që pushtoi Shqipërinë dhe prej Shqipërisë sulmoi edhe Greqinë.
Si i tillë, ai është një problem i qeverisë helene. Dhe nëse ajo qeveri është realisht më afër se kurrë më parë heqjes së ligjit absurd të luftës me Shqipërinë, ky është një lajm shumë i mirë, që pikësëpari i bën nder Greqisë mike dhe reputacionit e imazhit të saj jo vetëm në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe më gjerë ndërkombëtarisht, pasi fshin nga arkivat e diplomacisë e të politikës një absurd, ku qëndron ende si shenjë turpi.
Ndaj, nëse zoti ministër i jashtëm i Greqisë ia ka thënë këtë lajm zotit Kryeministër të Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë nuk duhej të shkruante ?jemi më afër se asnjëherë?, sepse në mbajtjen e atij ligji ende në fuqi ne nuk jemi, ç?ka për rrjedhojë logjike, nuk ka se si e as se pse të jemi edhe bashkautorë të heqjes, meqë kështu ia ka qefi Kryeministrit e na thotë: ?jemi më afër se asnjëherë heqjes…?.
Unë e çmoj shumë qëndrimin e Profesor Ksenofon Krisafit, njërit prej specialistëve më të mirë shqiptarë të të drejtës ndërkombëtare, kur thotë se pala shqiptare nuk duhet të përzihet fare në procesin e heqjes së ligjit të luftës nga Greqia, pasi është një akt unilateral që i takon palës greke dhe është në nderin e saj.
Për rrjedhojë, mund ta këshilloj me shumë modesti edhe Kryeministrin e Shqipërisë, që jo vetëm të njohë, të mësojë, të vlerësojë e të respektojë më shumë mendimin e profesorëve dhe diplomatëve tanë të nderuar, por edhe të frenojë gjuhën e të mos shprehet si t?i teket për çështje që nuk janë vetëm të tijat, dhe që krijojnë më sëpaku keqkuptime dhe deformime në qëndrime që nuk lejojnë e as pranojnë ekuivok.
Në këtë kontekst, po ja shpjegoj edhe një herë pa asnjë drojë se mund të lodhem kryeministrit, se togfjalëshi ?akt unilateral? nuk është i barazvlefshëm me togfjalëshin ?akt bilateral?.
Akt unilateral ka kuptimin e veprimit të njëanshëm, ndërsa akt bilateral ka kuptimin veprim i dyanshëm.
E për sa kohë, shpallja e ligjit të luftës nga ana e Greqisë me Shqipërinë ka qenë një veprim i njëanshëm, pra një akt unilateral dhe jo një akt bilateral, pa asnjë kontribut apo implikim nga ana e Shqipërisë, edhe heqja apo shfuqizimi i atij ligji, është detyrim dhe përgjegjësi e njëanshme e Greqisë.
Ndaj për rrjedhojë, nuk duhej e nuk duhet përdorur asnjëherë folja ?jemi? që gjithmonë ka kuptimin ne jemi.
Në ligjin e luftës së Greqisë me Shqipërinë, ne as kemi qenë, as nuk jemi, as do të jemi!
Nuk jemi ne në gjendje lufte. Është Greqia shpallëse e gjendjes se luftes. Nuk jemi ne palë e situatës. Është Greqia përgjegjës.
Greqia e ka hequr pergjysmë gjendjen e luftës me Shqipërinë me nje vendim të qeverisë Papandreu tridhjetë e ca vjet më parë, por që mbetet ende gjysmak për sa kohë nuk ka kaluar në Vouli, pra në parlamentin helen.
Greqia do të duhej ta kishte hequr formalisht me kohë atë ligj, e nëse realisht ajo është më afër se kurrë heqjes së tij, siç bën zëdhënësin Kryeministri i Shqipërisë, do të bënte shumë mirë ta hiqte realisht dhe përfundimisht sa më parë.
Por kjo nuk i jep asnjë të drejtë bashkautorësie Kryeministrit të Shqipërisë, protagonizmi i të cilit është krejtësisht spekulativ dhe i pavend, për të mos thënë edhe provokativ.
Për çështjen e ligjit të luftës nuk mund të shkruhet dhe as të flitet me ?jemi?. Ka të tjera çështje mes dy vendeve tona për të cilat mund e duhet të përdorim foljen në shumës ?jemi?, sepse ne kemi edhe përgjegjësi, edhe detyrim për zgjidhjen e tyre.
1) Vitet e fundit, qyteti im është shpesh objekt i kronikave...
Përtej shtendosjes miqësore dhe buzëqeshjeve në fytyrat e Ra...
Në këto 30 vite pas rënies së komunizmit pinjollët e ish byr...
Nga Klodian Tomorri*Fatura që qytetarët paguajnë për koncesi...
Nga Ferdinand DervishiNë mbyllje të vitit të largët 1999, I....
Për kundërshtarët e tij nuk ka asnjë dyshim. Edi Rama është ...
Ndihem i çuditur që pasi punoi për dy ditë, kryeministri më ...
Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse m...
Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive...
Koment mbi artin poetik të Faslli HalititPër shkak të mos pë...
Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vend...
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do t...
Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerë...
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit du...
Nga Andi BushatiPresidenti i Republikës ka rimarë një akuzë ...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndry...
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga ma...
Nga Bledi LumaniTë dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...