Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do të jenë të ngjashme me zgjedhjet e 2017-ës, kur koalicionet paraelektorale u pamundësuan nga marrëveshja Rama-Basha e 17 majit. Sidoqoftë, llogaritë nuk do të jenë identike si atëherë. Dhe ja përse.
Së pari, le të theksojmë se Shqipëria ka një sistem zgjedhor rajonal proporcional, dhe jo kombëtar. Që do të thotë se një subjekt zgjedhor mund të marrë 48% të votës popullore e të sigurojë 74 mandate parlamentare (siç qe rasti i PS-së në zgjedhjet e 2017-ës), ndërkoh që mund të marrë 52% të votës popullore e të sigurojë vetëm 70 mandate parlamentare. Gjithçka varet nga shpërndarja e votave nëpër qarqe dhe nga numri i mandateve në secilin qark.
Krahasimisht me 2017-ën, do të ndryshojnë numrat e mandateve në 3 qarqe, si rrjedhojë e ndryshimit të numrit të shtetasve të regjistruar në gjendjen civile (pavarsisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë). Kështu, qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak, ndërkohë që qarkut Tiranë do t?i shtohen dy.
Vetëm nga këto ndryshime, PS-së i pakësohen 2 mandate, krahasuar me 2017-ën (PS-ja mori mandatet e fundit në shpërndarjen e tyre në Dibër e Gjirokastër). Dhe pyetja është nëse PS-ja do të jetë në gjendje të marrë 20 mandate në Tiranë (për të rikuperuar humbjen e 2 mandateve në Dibër e Gjirokastër). Gjasat për këtë duken të vogla, për faktin se edhe mandatin e 18-të PS-ja e mori falë vetëm 34 votave që ?i munguan? PDIU-së, për ta marrë atë mandat. Për këtë arsye, qarku i Tiranës do të shohë edhe betejën më të fortë, ku opozita është më e favorizuar në bashkitë periferike (Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë), ndërsa PS-ja në kryeqytet.
Qark tjetër ku PS-ja mund të humbasë një mandat është qarku i Durrësit, ku mandati i diskutueshëm i Agron Dukës nuk ka gjasa të ridiskutohet, pas largimit të Vangjush Dakos nga shtabi elektoral i PS-së. Sidoqoftë një plus për PS-në në garën e fortë të Durrësit do të jetë largimi i Lefter Kokës nga LSI-je e afrimi i tij me PS-në?
Në qarkun e Elbasanit, situata ka ndryshuar me kalimin e Aqif Rakipit nga PDIU-ja tek PS-ja (Rakipi ishte gjeneratori kryesor i votave të PDIU-së më 2017). Për këtë arsye gjasat e humbjes së një mandati nga PS-ja në qarkun e Elbasanit janë më të vogla se në dy qarqet e tjera të Shqipërisë së Mesme.
Në qarqet nën Shkumbin, gjasat janë të vogla që PS-ja të humbasë ndonjë mandat (përveç atij të Gjirokatrës, i cili është pasojë e ndryshimeve demografike). Ndërsa në qarqet mbi lumin Mat, vetëm Shkodra ka mjaftueshëm mandate (11), për të patur ndryshime. Edhe pse PS-ja do të bashkpunojë taktikisht me deputetin e PSD-së (Tom Doshi) në atë qark, historia elektorale na tregon se PS-ja mund ta humbasë një mandat në Shkodër.
Si përfundim, mund të thuhet se, pavarsisht luhatjeve në sondazhe të PS-së (pak më sipër apo pak më poshtë 50-përqindëshit), ajo që ka rëndësi do të jetë beteja territoriale gjatë fushatës në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër. Në qarqet e tjera, numri i mandateve të PS-së ka fare pak gjasa të ndryshojë?
Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerë...
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit du...
Nga Andi BushatiPresidenti i Republikës ka rimarë një akuzë ...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndry...
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga ma...
Nga Bledi LumaniTë dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Isha mësuar përherë të admiroja plazhet e jugut gjatë stinës...
Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, ...
Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu –...
Sipas Ngjelës Vuçiç, Daçiç dhe Vulin po bëhen qesharakë dhe ...
Ne ketu e akuzojme klasen tone politike se i lexon raportet ...
Nga Ardit RadaKush mendon se e komplekson Ilir Metën duke i ...
Pavarësisht se Lulzim Basha përmend humnerën, pavarësisht se...
Nga Adriatik Doçi*Ilir Kullën e përdor si sekser për të pagu...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerr...
U deshën dhjetëra milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore...
Nga Dr.Arben RamkajPandemia e Covid-19 ka infektuar zyrtaris...
Në një trafik të rënduar interesash në rajonin tonë dhe më g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...