Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Pavarësisht se Lulzim Basha përmend humnerën, pavarësisht se Ilir Meta kërcënon, pavarësisht se Rudina Hajdari godet foltoren e kuvendit me grushtin plot zhgënjim të atij që ndihet i përdorur, këtë 5 tetor nuk ka ndodhur asgjë e veçantë.
Edi Rama nuk ka surprizuar kërkënd duke ndryshuar me disa socialistë të tredhur dhe me disa opozitarë të blerë, në mënyrë të njëanshme kodin zgjedhor, duke i shkruar rregullat e lojës së 25 prillit ashtu sikurse do vetë.
Eshtë pothuajse absurde ti kërkosh atij të vijojë me një traditë gati 20 vjeçare ku palët vendosnin në mënyrë konsensuale se si do të luajnë, është e kotë ti përmendësh se ka ardhur në pushtet (2013) dhe e ka mbajtur atë (2017) me këtë kod zgjedhor, është e pafrytshme ti përmendësh se grisi marëveshjen e 5 qershorit dhe se shtyu në kalendat greke hapjen e negociatave më BE.
Ai e ka vendosur se do të përdori edhe hurin edhe litarin për të mbajtur pushtetin. Në këtë pikë ai është aktori më i qartë në lojë dhe më i vendosuri për të arritur atë që do: të marrë zgjedhjet edhe nëse është pakicë në elektorat.
Ata që nuk e dinë se ç?duan janë opozitarët: e para opozita reale dhe e dyta ajo që ngeci rastësisht në parlament (tek këta të fundit nuk e kam fjalën për shumicën që shitet e blihet, por tek ata entuziastë naivë që ëndërronin se shqipëria mund të bëhet më e mirë duke u sjellë si legjitimistë).
Opozita reale ka gabuar gjithçka që prej marëveshjes së 14 janarit të këtij viti. Ajo vendosi të adaptojë sjelljen e atij që pasi i kanë vjedhur njëherë shtëpinë, do të kthejë në rrugë të mbarë hajdutin. Me paktin që firmosën nëntë muaj më parë, të gënjyer edhe nga një pjesë e ndërkombëtarëve që i dolën garant, PD dhe LSI pranuan të fusin një këmbë në sistem, me shpresën se do të bënin një reformë konsensuale zgjedhore, me shpresë se nëse do kishin mosmarëveshje ato do i zgjidhte një arbitër i panashëm, me shpresën se po të mashtruan për herë të dytë, idioti je ti dhe jo gënjeshtari.
Me këtë vullnet nënshkruan edhe marëveshjen e 5 qershorit e cila bënte disa hapa përpara për kontrollin e ndershmërisë së zgjedhjeve.
Por kur pa se regullat e lojës mund të bëheshin të barabarta për të gjithë, Rama e përmbysi tryezën dhe e grisi ?dealin? e arritur në selinë e ambasadores Kim.
Edhe njëherë opozita e humbi iluzionin se me një autokrat mund të konkurosh me mjete legale dhe se me të mund të arrish tek paqja përmes fjalës së dhënë dhe pakteve politike.
Ky konkluzion vlen edhe për ata pak ?politikanë seriozë? që nuk e braktisën parlamentin duke besuar se mund të kesh të arritura edhe me rrugë legjitimiste dhe duke luftuar në beteja të vogla. Ata e justifikuan akuzën se po bëheshin lolot e regjimit duke ngritur kauzën popullore të listave të hapura dhe duke pretenduar të bëhen zëdhënës të vullnetit të njerzve që ndihen të nëpërkëmbur nga dy partitë e mëdha.
Por nëse PD dhe LSI i etiketojnë prej kohësh si sharlatanë, Rama i trajtoi realisht si të tillë. Ai i telendisi anekënd Shqipërisë, si zëdhënës të listave të hapura, e shfrytëzoi këtë moto për të ndryshuar kushtetutën dhe për të hequr koalicionet, e në fund u fali një sistem ku populli voton, por sërish partitë numërojnë.
Pra edhe para atyre pak deputetëve të opozitës së re, që u ka mbetur një fije dinjiteti (pra që nuk ishin pjesë e kartona ngritësve të këtij 5 tetori) shtrohet e njëjta pyetje që po torturon prej dy vjetësh PD dhe LSI-në: A është e mundur të bëhet politikë me regualla loje, me marëveshje dhe në institucione, kur ke përballë një kundërshtar që nuk respekton asnjërën prej tyre?
Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor e dhanë këtë përgjigje.
Por ato treguan shumë më tepër sesa kaq. Ato dëshmuan se në këtë skenë politike tre polare vetëm Edi Rama është i qartë. Ai do pushtetin me çdo mjet dhe çdo çmim. Ndërsa rivalët e tij vazhdojnë të debatojnë se çfarë sjellje duhet të adoptojnë ndaj atij që i ka vjedhur dje dhe që u a thotë në fytyrë se do ti vjedhë edhe nësër.
Dhe ky hendek në qëndrime tregon shumë edhe për rezultatin zyrtar që do të kemi pas 25 prillit.
Nga Adriatik Doçi*Ilir Kullën e përdor si sekser për të pagu...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerr...
U deshën dhjetëra milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore...
Nga Dr.Arben RamkajPandemia e Covid-19 ka infektuar zyrtaris...
Në një trafik të rënduar interesash në rajonin tonë dhe më g...
Nga Azgan Haklaj Metamorfoza e “Aleksandrit të Vogël” të Qyp...
Nga Sherefedin Shehu Këtë radhë FMN-ja tha më shumë nga të z...
Nga Azgan Haklaj * Ku janë janë institucionet shqiptare të r...
Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai ...
Është e tepërt të numërosh qysh në fillim të një shkrimi gji...
Në të njëjtën ditë, që qeveria dhe ekspertët e saj nisën të ...
Nga Azgan Haklaj Revolta me votë e demokratëve të Qarkut Kuk...
Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur...
Nga Azgan Haklaj Kalimi nga regjimet diktatoriake, totalitar...
Nga Azgan Haklaj T’i kthehet menjëherë e drejta e zgjedhjes ...
Nga Azgan HaklajAta nuk janë minoritet as pakicë, janë gardi...
Nga Mentor Kikia Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirr...
Nga Azgan Haklaj Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin...
Asnjë mënyrë votimi që ndryshon vetëm renditjen e kandidatëv...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...