Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Është e tepërt të numërosh qysh në fillim të një shkrimi gjithë defektet që ka demokracia shqiptare, sepse kritika e një procesi, në një vend si ky i yni, ku të gjithë kritikojnë dhe shumë pak njerëz mendojnë, rrezikon të kthehet në sport nacional siç edhe është kthyer dhe, në fund, askush nuk e merr vesh se çfarë të reje kanë këto zgjedhje dhe përse duhet dhe do të duhet që shqiptarët të votojnë.
Qysh në fillim më duhet të them se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qysh në ditën e parë të lindjes së pluralizmit, nuk u ngjizën rreth një ose disa aletrnativave. Në fillim të tyre, ato prodhuan një apo dy slogane të ëndërruara prej kohësh, si : «Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa !» apo «Poshtë diktatura !» dhe u përqëndruan rreth rrëzimit dhe marrjes së atij pushteti.
Fatkeqësia e demokracisë shqiptare u shenjua që në lindje të saj. Madje do të ishte mirë të thoshim se, pas rënies së komunizmit, Shqipëria nuk u fut në rrugën e demokracisë, por në rrugën e kapitalizmit të egër e të shthurur dhe me devizën që më të fortët do të sundojnë, që, në emër të parave dhe të pasurimit me çdo kusht, do të bëheshin të gjitha eksperimentet. Droga, prostitucioni, vjedhja e shtetit dhe abuzimi me të, në fillim të tranzicionit u ndien nga shqiptarët si kuptimi i jetës dhe «heronjtë» e këtyre punëve nisën të shiheshin me adhurimin që kishin dikur shqiptarët për kaçakët, për komitët apo për banditët e tjerë që sfidonin shtetin dhe ligjin. Por, nëse në kohën e pushtimit turk, shteti dhe ligji ishin të huaj dhe larg, pas rënies së diktaturës, edhe si një hakmarrje për shtetin dhe ligjin që e kishin çuar në absurd dhunën ndaj qytetarëve, shqiptarët nisën të instalojnë kulturën sipas së cilës «shteti është i më të fortit» dhe politika na duhet që të mbajmë pushtetin e ta ndajmë atë mes nesh.
Krahas kësaj, në vend u përftuan dhe dy shtresa të mëdha që kishin qenë viktima të sistemit të kaluar dhe po bëheshin njëlloj viktima edhe të sistemit të ri politik që po instalohej në vend dhe që kishte pamjen e xhunglës. Këto shtresa ishin ish-të burgosurit politikë që dolën nga burgjet dhe klasa e ulët shoqërore në vend, punëtorët, fshatarët, njerëzit që në socializëm kishin vuajtur dhe kishin çuar një jetë në kufijtë e mbijetesës.
Pas rënies së diktaturës, një dukuri tjetër, më e rënda nga të gjitha. ndoshta, preku institucionet e dijes, të kulturës dhe shkencës. Universitetet u braktisësn, insitucionet shkencore të dijes humane u vështruan si reparte propagandistike që kishin ndihmuar në zgjatjen e jetës së diktaturës. Nisën të instaloheshin me shpejtësi institucionet e kultit. Xhamitë, kishat dhe vendet e tjera të besimit u mbushën si rrallëherë me besimtarë. Shqiptarët dukej se po merrnin hak për vitet e humbura e të kaluara në ateizëm total. Mirëpo, gjithë ky zell në vend që ta shëndoshte jetën shpirtërore e bëri atë më të vrazhdë. Rezultati i saj nuk ishte ndikimi i këtyre institucioneve në jetën e shqiptarëve për t?i bërë ata më të mirë e më të përgjegjshëm, përkundrazi, sidomos përhapja e pakontrolluar e xhamive dhe kishave ortodokse nxitën radikalizmin dhe një pjesë e madhe të rinjsh hoqën dorë nga dija e kultura dhe iu përkushtuan ilsamit radikal e naiv, duke hequr dorë nga shkolla e kultura. Në shumë raste, Shqipëria, në këtë lëmë, ishte kthyer si në vitin 1920.
Përjashtimi i elitës që ishte përgatitur në shkollat e socializmit, shkatërrimi i institucioneve të dijes e shkencës sollën një shkretëtirë të frikshme në hapësirën publike dhe Shqipëria ngjnate me një si një vend bosh. Universitetet jo vetëm që u deformuan, por shkelmin përfunimtar ua dha ideja makabre për të ndërtuar universitetet private si ofiçina që japin dhe fabrikojë diploma duke ua zënë frymën edhe atyre pak institucioneve private që ishin çelur me dinjitet.
Shkatërrimi i ushtrisë i pronave të ndërtuara në socializëm dhe rrafshimi i gjithçkaje të trashëguar nga socializmi meritojnë një analizë më vete. Dhe në gjithë këtë shkretëtirë idesh, lulëzonte vetëm një pasion : fitimi me çdo kusht dhe pasurimi. Kjo ambicie, në fakt, krahas asaj që përmenda më sipër, pra krijimit të kultit të banditit që sfidon shtetin e ligjin brenda e jashtë vendit, nxiti dhe sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve të thjeshtë që morën nga sytë këmbët dhe përmes punës në emigracion, por edhe sakrificave këtu ndërtuan për veten e tyre një mirëqënie të pamenduar më parë dhe e zbukuruan edhe këtë vend.
Ndërkaq, Shqipëria u përball me tragjedinë e vitit 1997, njohu skandale të tjera si Gërdeci apo vrasjet në Bulevard dhe paradoksi ishte që Partia Demokratike ajo që lindi si frymëzim antikomunist, në gjithë këta vjet të tranzicionit të egër shqiptar, jo vetëm që nuk frymëzoi një ideal të ri, por nguliti thellë në kulturën politike shqiptare idenë se politika duhet të jetë një luftë pa ide, një transaksion që të jep mundësi të pasurohesh e të forcosh klanin familjar dhe atë pasunor. Simboli i kësaj force politike sot është Lefter Maliqi. Shikojini postimet e tij, vërejeni ligjërimin e tij dhe do të shihni se idealet e Pjetër Arbnorit, të Azem Hajdarit apo të studentëve të dhjetorit tani i mishëron narrativa e Lefter Maliqit.
Atëhere, përse duhet dhe do të votojnë shqiptarët ?
Në të njëjtën ditë, që qeveria dhe ekspertët e saj nisën të ...
Nga Azgan Haklaj Revolta me votë e demokratëve të Qarkut Kuk...
Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur...
Nga Azgan Haklaj Kalimi nga regjimet diktatoriake, totalitar...
Nga Azgan Haklaj T’i kthehet menjëherë e drejta e zgjedhjes ...
Nga Azgan HaklajAta nuk janë minoritet as pakicë, janë gardi...
Nga Mentor Kikia Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirr...
Nga Azgan Haklaj Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin...
Asnjë mënyrë votimi që ndryshon vetëm renditjen e kandidatëv...
Nga Përparim KaboKultura vritet me dy mënyra, vritet me anti...
*** Ka një kompleks permanent Edi Rama. Një kompleks të kokl...
Nga Irena BeqirajKur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgje...
Nga Azgan HaklajKoha kërkon robespierë e jo robër të komuniz...
Nga Ing.Tanush ÇaushiTashmë kanë kaluar muaj të tërë nga ngj...
Nga Shaban Murati Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka pat...
Nga Adriatik DociÇdo njeri normal do ta kishte frikë SPAK-un...
“Rilindja” u kopjua si slogan nē 2013 si një mënyrē për të r...
Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një...
Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...