“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Përtej shtendosjes miqësore dhe buzëqeshjeve në fytyrat e Ramës dhe Dendias, me shumë gjasë ajo që ndodhi gjatë vizitës së ministrit të jashtëm grek nuk përbën një lajm për tu duartrokitur.
Kryeministri shqiptar njoftoi se palët kanë rënë dakord që çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare dhe bashkëbiseduesi i tij grek e mbështeti këtë duke përmendur gjykatën e Hagës.
Në stilin e tij të njohur, sidomos në rastet kur nuk është i sigurtë se si do të pritet në publik vendimi që ka marë, Edi Rama përdori ironinë duke paralajmëruar fundin e nacionalistëve folklorikë që nuk mund ti fryjnë më propagandës se Greqia po na rrëmben tokën ose detin.
Dhe në fakt, në pamje të parë duket se është kështu.
Vendimi që kufirin tonë detar, Zonat Ekonomike Ekskluzive dhe shelfin kontinental ti vendosë një arbitër ndërkombëtar, i drejtë dhe i panashëm, parimisht nuk e kundërshton dot askush.
Teorikisht kjo i jep fund sharjeve primitive me tradhëtarë që shesin kufij për interesat e tyre personale.
Por tjetër gjë është teoria dhe tjetër është praktika. Sepse përpara se të gëzohemi që gjetëm zgjidhjen më të mirë, ne kemi nevojë për transparencë dhe për të kuptuar atë që ka ndodhur.
Të gjithë e dinë se qeveria e rilindjes u angazhua në një proces të gjatë, të udhëhequr nga ish shefat e diplomacisë Bushati dhe Kocias, për të gjetur një zgjidhje. Por sot askush nuk është i qartë se përse këto bisedime, që u paralajmëruan se qenë para fundit, u braktisën papritmas.
A mos vallë se kështu i interesonte Athinës?
Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk mund të jetë e plotë pa fakte dhe dokumenta, por ato që dimë deri më tani tregojnë se ?PO?. Nga njëra anë shtypi serioz grek ka konfirmuar se kalimi nga bisedimet në versionin e zgjidhjes përmes gjykatës, ishte zbatim i vullnetit të shtetit grek.
Në anën tjetër edhe sjellja e Ramës e mbështet këtë hipotezë. Kur shpërthyen konfiltet mes Greqisë dhe Turqise në Mesdheun lindor, në afërsi të ishullit Kastelorizio, gjë që transferoi edhe në Tiranë debatin e pambyllur për detin, kryeministri ynë deklaroi mëse një herë, se do vazhdohej me negociatat, madje ai këmbënguli edhe në zëvendësimin e disa prej negociatorëve të cilëve u kishte mbaruar mandati. Pra, ende në gusht, Edi Rama ishte për të vazhduar rrugën e negociatave, ndërsa në shtator pasi konsumoi një darkë në taracën e hotelit Grand Bretagna me Micotaqisin, ai foli për herë të parë për zgjidhje me gjykatë ndërkombëtare.
Kryeministri ynë nuk e ka sqaruar kurrë përsenë e kësaj kthese 180 grdë që të bën të dyshosh se kërkesa për këtë zgjidhie iu imponua nga Greqia.
Po përse Athina do të ishte më e interesuar për këtë version?
Arsyet mund të jenë disa. Së pari kur filluan bisedimet mes qeverisë së rilindjes dhe asaj të Sirizës, qasjet e dy vendeve ishin të ndryshme. Greqia donte një zgjidhje të shpejtë vetëm për përcaktimin e kufirit detar. Kjo qasje e saj pati dalë në dritën e diellit edhe nga dokumentat e Ëikiliksit që dëshmonin se në marëveshjen Berisha-Karamanlis, pala shqiptare ishte udhëhequr vetëm prej synimeve të Athinës.
Nga ana e saj Tirana zyrtare qe më e interesuar për një paketë, pra që bashkë me detin ti jepej drejtim edhe çështjes çame, gjendjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe asaj që u përmend disi pa angazhim konkret sot, abrogimit të ligjit të luftës.
Duke e çuar konfliktin, që vërsillet rreth shëkmbit Barketa dhe ishujve të pabanuar grekë në gjykaën e Hagës, Athina ka avantazhin se ajo zgjidh vetëm atë për të cilën është më e interesuar dhe shtyn në kalendat greke shqetësimet tona.
Një dyshim i dytë për dërgimin në një gjykatë ndërkombëtare është edhe fakti se shteti më i dobët, me eksperiencë më të vogël dhe me përgatitje më minimale e ka më të vështirë ti mbroje të drejtat e tij.
Ndoshta pikërisht për këtë Athina ka bërë propzimin që të lihen mënjënë bisedimet dhe palët ti drejtohen gjykatës. Dhe Edi Rama që deri në gusht mbronte versionin e parë nuk ka pasur tjetër mundësi veçse të dorëzhet.
Prandaj, përpara se të duartrokasim kur e dëgjojmë të thotë se u gjet zgjidhja më e mirë që i mbyll gojën patriotëve folklorikë ne kemi të drejtë të kërkojmë transparencë për këtë piruetë radikale.
Ndoshta pas saj, grekët kanë të drejtë ti thonë ?efkaristo?, por shqiptarët nuk mundet ta falenderojnë me ?ejvallah?./ Lapsi.al
Në këto 30 vite pas rënies së komunizmit pinjollët e ish byr...
Nga Klodian Tomorri*Fatura që qytetarët paguajnë për koncesi...
Nga Ferdinand DervishiNë mbyllje të vitit të largët 1999, I....
Për kundërshtarët e tij nuk ka asnjë dyshim. Edi Rama është ...
Ndihem i çuditur që pasi punoi për dy ditë, kryeministri më ...
Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse m...
Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive...
Koment mbi artin poetik të Faslli HalititPër shkak të mos pë...
Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vend...
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do t...
Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerë...
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit du...
Nga Andi BushatiPresidenti i Republikës ka rimarë një akuzë ...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndry...
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga ma...
Nga Bledi LumaniTë dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Isha mësuar përherë të admiroja plazhet e jugut gjatë stinës...
Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...