Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive, mes skandaleve të pafundme të kësaj qeverie, mes vjedhjeve ditën për diell nga fitues tenderash të panjohur të strehuar në parajsa fiskale, ai ka zgjedhur të përqëndrohet tek tre koncesionet e inceneratorëve.
Për ta mbajtur atë lajm të parë, ai po bën gjithçka.
Prej mëse një jave del përditë në konferenca shtypi, ku çdo shembull e merr nga tre djegësit e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Për ti dhënë vizibilitet asaj, nuk nguroi të futej për herë të parë live me telefon në ?Opinion? duke shkaktuar të parën përballje mediatike në një studio televizive me Ramën, madje për ta lëvizur gishtin edhe më shumë në plagë, zhveshi kollaren dhe rendi ta zbërthejë këtë megagrabitje edhe në Zonën e Lirë të Arian Canit.
Nuk ka diskutim se Lideri i PD-së është i bindur që ka zbuluar ?gralin? që mund ta sjellë në pushtet.
Vetëm nënyra e çartur si u soll kryeministri në ?Opinion?, memecëria e tij për të treguar emrat e pronarëve realë që deri më tani kanë futur në xhepa 75 milionë euro; gër ? mëret banale për t?iu shmangur pyetjeve se përse i dha këto miliona, pa trendera dhe pa garë, tek i njëjti person që nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as garanci; sherret personale me gazetarët për të hequr vëmendjen nga vullneti i babzitur që prodhoi 14 vendime qeverie në një ditë; stërkalat e pështymës që lëshonte, në kohë pandemie, mbi fytyrat e bashkëbiseduesve, vetëm për të mos thënë se përse inceneratorët janë paguar nga buxheti pa e kryer punën, janë shenja të mjaftueshme për të treguar se këtë herë Basha e ka kapur rivalin e tij me preshë në duar.
Skema e këtij skandali është qartaz ajo e një vjedhjeje klasike njësoj si tek unaza e re: qeveritarë që nxjerin para nga buxheti për projekte falllco, ia kalojnë ato investitorëve anaonimë të regjistruar në parajsa fiskale dhe që pastaj marrin pjesën e tyre pasi milionat mbërrijnë në ishujt paradisiakë.
Në këtë kuptim, opozita ka gjetur ilustrimin perfekt për të demostruar batërdinë që po ndodh në këtë vend.
Por, përqëndrimi i vëmendjes tek kjo aferë e tejkalon interesin e denoncimit të një megavjedhjeje. Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është dëshmia se si kjo bandë nuk ka gjetur vetëm mënyrën për të rrëmbyer paranë, por njëkohësisht ka ngritur një sistem ku grabitja të jetë e pandëshkueshme.
Fakti që Lulzim Basha po sfidon përditë SPAK-un dhe me emër personal shefin e këtij organizmi të sapongritur, që me sa duket është tredhur ende pa lindur, jep mesazhin e tmerrshëm se edhe drejtësia e re e ndërkombëtarëve është qepur si një kostum ?sur mesure? për të amnistuar batërdinë.
Fakti që për një kohë të gjatë edhe pjesa më e madhe e mediave, me sa duket nën trysninë e parasë, prodhoi reportazhe që tregonin se si po pastrohet Elbasani dhe mbyllli sytë për shkeljet flagrante të një skandali që nuk ke ku ta kapësh, dëshmon se i gjithë sistemi ka qenë i paralizuar nga lidhja mafioze privat- qeveri.
Pra, në këtë kuptim, me aferën e inceneratorëve Basha ka në duar jo vetëm kazusin perfekt të një grabitjeje spektakolare, por edhe ilustrimin se si këta grabitës kanë kapur shtetin dhe shoqërinë.
Prandaj ai nuk duhet të heqë dorë nga denoncimi sistematik i saj. Por problemi i vetëm i liderit të PD-së qëndron në faktin se ai është tejet i vakët kur flet se ç?zgjidhje do ti japë kësaj çështjeje, nëse vjen në pushtet, pas 25 prillit. Si do të rikuperojë paratë e avulluara dhe si do ti thotë stop një projekti të konceptuar jo vetëm për të djegur plehërat e pakta që prodhojnë Elbasani, Fieri dhe Tirana, por edhe për ti hapur rrugë ambiciez mafioze të impotrit të mbetjeve nga jashtë?
Formulat standart se kur të vijmë ne në pushtet, drejtësia do të çlirohet nga presioni dhe do të bëjë punën e saj, duken shumë bajate të vëna në perspektivën e premtimeve të tilla që i kemi dëgjuar edhe nga Berisha i 2005 edhe nga Rama i 2013.
Prandaj krahas denoncimit të skandalit, Basha ka obligim të tregojë se si do të presë burimet që i sigurojnë një afere të tillë mbijetesën. Ai duhet të zotohet se Shqipëria nuk do të importojë kurrë plehra nga jashtë. Ai duhet të betohet se bashkitë nuk do të detyrohen të shpien punë tek këto monumente të korrupsionit edhe sikur pronësia e tyre të shitet tek pronarë të tjerë, ashtu sikurse ndodh rëndom me rotacionin e pushtetit.
Vetëm kështu denoncimi i tij do të bëhet i plotë dhe i besueshëm. Sepse, ajo që i intereson publikut nuk është përdorimi i këtij skandali për të larguar nga pushteti ata që do të ikin me valixhe plot, por rikuperimi i parave të qytetarëve dhe mospërsëritja e skemave të tilla që jemi mësuar ti shohim ti mbijetojnë edhe rotacionit të pushteteve./Lapsi.al
Koment mbi artin poetik të Faslli HalititPër shkak të mos pë...
Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vend...
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do t...
Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerë...
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit du...
Nga Andi BushatiPresidenti i Republikës ka rimarë një akuzë ...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndry...
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga ma...
Nga Bledi LumaniTë dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Isha mësuar përherë të admiroja plazhet e jugut gjatë stinës...
Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, ...
Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu –...
Sipas Ngjelës Vuçiç, Daçiç dhe Vulin po bëhen qesharakë dhe ...
Ne ketu e akuzojme klasen tone politike se i lexon raportet ...
Nga Ardit RadaKush mendon se e komplekson Ilir Metën duke i ...
Pavarësisht se Lulzim Basha përmend humnerën, pavarësisht se...
Nga Adriatik Doçi*Ilir Kullën e përdor si sekser për të pagu...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...