Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ferdinand Dervishi
Në mbyllje të vitit të largët 1999, I. Z., një nga drejtuesit e Interpol Tiranës, me një shkresë sekrete në duar, udhëtonte në drejtim të Beratit. Ishte një e dhënë që mund të çonte në arrestimin Kastriot Jaupit, një prej krerëve të Bandës së Beratit, që kishte sfiduar shtetin duke vënë në shënjestër për të vrarë të gjithë ish-krerët e Policisë së Beratit të vitit 1997, Drejtorin Mithat Havari, Nëndrejtorin Gani Malushi, shefat e krimeve Ilir Ngresi e Osman Qystri, inspektorin e krimeve dhe më pas shef, Arben Frashëri.
Kastriot Jaupi për pak ju fut në zyrë Mithat Havarit, kur ky ishte Drejtor i Policisë Ndërtimore. Ilir Ngresin e vrau. Fillimisht e plagosi, në Fier, më 7 shtator 2000 dhe më pas, në Vlorë, më 30 dhjetor 2000, e ekzekutoi. Arben Frashërit i shkuan të shtëpia (Dritan Zhuka, një killer i dërguar nga Jaupi), por inspektorin e krimeve, atë mbrëmje, fatmirësisht, po e shoqëronte një automjet i policisë.
Z., funksionari i Interpol Tiranës nuk e gjen Drejtorin e Policisë së Beratit në zyrë. Mëson se është duke drekuar në një restorant. Shkon, por nuk u beson syve. Në restorant, Drejtori po hante e pinte rrëkëllyer në shoqërinë e Kastriot Jaupit.
Pak kohë më pas, Kryeministri i kohës, Ilir Meta do ta përjashtonte Drejtorin e Beratit nga policia duke e konsideruar bandit e shtuar në formulimin e vendimit: ?të mos kthehet më kurrë në Policinë shqiptare?.
Vitet kalojnë. Dikush shpik veting në polici. Një turmë shqiptarësh të pavetinguar dhe që në aparencë nuk i japin llogari askujt për vendimet e tyre, pa pasur asnjë haber nga historiku i policisë shqiptare, përzgjidhen të vetingojë këtë polici.
Përfundimi: Arben Frashëri, një nga ekspertët më të mirë të policisë shqiptare, sipas këtij komisioni duhet të largohet sepse nuk justifikon një banesë në Tiranë dhe, kjo është më e forta: se nuk ka nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.
E pra komisioni ka ngrenë për të vërtetë një biografi që drejtori i shkarkuar me gërrnetë i Policisë së Beratit kishte hartuar për Arben Frashërin, në kohën kur ky, i lënë në mëshirë të bandave, kërkonte të largohej nga Berati. Ishte një biografi e nxirë, ku mes të tjerave Arben Frashëri akuzohej për kontrabandë nafte. Një biografi që ka shumë të ngjarë të jetë ndërtuar në prani të vrasësit të policëve, Kastriot Jaupi.
Por edhe pse kjo biografi hetohet me kujdes, madje për disa muaj me radhë, nuk e ndalon dot Arben Frashërin të niste punën në Policinë e Tiranës dhe më tej të ngjiste shkallët e karrierës. Duket në atë kohë Banda e Beratit nuk kishte fuqi më tepër se kaq. Po tani?
Por le të kthehemi te pasuria. Pas një ?pune kërkimore shkencore? prej 60 faqesh, KJV del në përfundimin se Arben Frashëri nuk e justifikon dot banesën e vetme në Tiranë.
Komisioni nuk i ka njohur Arben Frashërit, një heroi të policisë, të hollat e sjella nga puna, bashkë me të shoqen, si emigrantë në Greqi. Ndërkohë që i njëjti komision, Alban Laska – Kryesues, Mirela Ujkani (Miti), dhe Artur Baku – Relator (kundër), duke punuar me dy standarde, ja kanë njohur të hollat e sjella nga emigracioni Artan Shkëmbit, ish-drejtorit të OFL, që tashmë akuzohet se i ka shitur krimit sekrete hetimore, duke ?legalizuar? e justifikuar disa banesa të tij.
Arben Frashërit nuk i janë njohur të hollat me të cilët ka blerë një banesë të vetme, edhe pse bëhet fjalë për një pronë të blerë me kursimet e një jete, nisur nga kohët e komunizmit. Edhe pse, dikur, kur ai shërbente në Tropojë, Artan Hoxha do të firmoste një shkrim me titull: ?Arben Farshëri, polici që paguhet më tepër se Presidenti?.
Ndërkohë, duke punuar me dy standarde, KJV ka njohur një banesë 221 m/katror të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të përfituar me të ardhura që deklarohen nga viti 2016 (4 vite punë).
Por dashakeqësia shkon përtej çdo lloj logjike, kur Komisioni konstaton fshehje pasurie për një ndërtesë pa asnjë lloj dokumenti shoqërues në pronësi të ish-degës së Punëve të Brendshme (magazinë e ndarë për policët e pastrehë) dhënë Arben Frashërit më 1991 dhe, pas largimit të tij më 1998, dhënë një tjetër polici. Për këtë ndërtesë KJV ka zbuluar se energjia dhe dritat janë paguar, për një kohë, në emër të Arben Frashërit edhe pas largimit të tij!!?
Madje kjo shënohet si fshehje pasurie edhe pasi Frashëri sjell një varg dokumentesh (Drejtori Policie, Bashki, hipotekë) se nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë pronë.
Gjithashtu Arben Frashëri akuzohet për mosdeklarim të pjesës takuese të një banese në Berat, pas vdekjes së prindërve, të cilën ai dhe motra ja dhurojnë të vëllait që jetonte me prindërit…
Po kështu komisioni ka quajtur të padeklaruar një copë pylli në Bënjë të Përmetit (prejardhja e Arben Frashërit), e cila nuk i është kthyer, pra nuk është bërë pronë e tij.
E këtu pyetja që lind; a është pasuri diçka që nuk e posedon? – është për të zbavitur fëmijët.
Komisioni ka gjetur edhe ca yçkla të tjera, për ca makina rrangallë që kanë pasur djemtë e tij, por me këto nuk ja vlen të merresh.
Përfundimisht, se kështu e shkruan dhe Komisioni, në fund të mandatës, edhe mund të ishte shkruar: Ligji në dorën e Maliqit është edhe kështu; fërkim i lehtë në kokë një të akuzuari për lidhje me bandat – Artan Shkëmbit, edhe kështu – plumb ballit një heroi të policisë shqiptare – Arben Frashërit. Plumb ballit edhe me ndihmën e një investimi të vogël, në vitin 1999, nga Banda e Beratit.
(Reagim pas publikimit të vendimit të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për pushimin nga puna të Arben Frashërit)
Për kundërshtarët e tij nuk ka asnjë dyshim. Edi Rama është ...
Ndihem i çuditur që pasi punoi për dy ditë, kryeministri më ...
Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse m...
Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive...
Koment mbi artin poetik të Faslli HalititPër shkak të mos pë...
Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vend...
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do t...
Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerë...
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit du...
Nga Andi BushatiPresidenti i Republikës ka rimarë një akuzë ...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndry...
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga ma...
Nga Bledi LumaniTë dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Isha mësuar përherë të admiroja plazhet e jugut gjatë stinës...
Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, ...
Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu –...
Sipas Ngjelës Vuçiç, Daçiç dhe Vulin po bëhen qesharakë dhe ...
Ne ketu e akuzojme klasen tone politike se i lexon raportet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...