Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Sa herë që Shqipëria merr ndonjë çmim ndërkombëtar, zakonisht ndodh ndonjë gjë e keqe. Në 1987 kur Sofokli Lazri merrte çmim në Meksikë për ushqimin, Shqipëria ishte zhytur në uri dhe skamje ekstreme. Sa herë që Bashkia e Tiranës merr ndonjë çmim, Tirana bëhet më e pajetueshme, më e ndotur, më mbytëse. Sot Shqipëria mori çmimin e radhës, si vendi me përmirësimin më të mirë në indeksin e qëndrueshmërisë energjetike. Po sot, qeveria dha sinjalin e parë se centrali diellor i Karavastasë, investimi më i rëndësishëm energjetik i viteve të fundit, mund të shkojë drejt dështimit.
Ankandi për parkun voltaik të Karavastasë u deklarua si sukses i jashtëzakonshëm dhe gjatë garës u trumbetua me të madhe se këtë herë të gjitha kontratat ishin gati dhe procedurat nuk linin asnjë mundësi për dështim. Por disa muaj pas tenderit, kontrata e Karavastasë ka më shumë hije se dritë.
Në dokumentat e tenderit, që u zhvillua në 27 maj të këtij viti, përcaktohej se kontrata do të lidhej për 30 ditë pas shpalljes së fituesit. Në fakt, kontrata për zhvillim u lidh 2 muaj me vonesë nga afati ligjor, madje duke fshehur një të vërtetë të hidhur. Kontrata që i jep të drejtën shtetit shqiptar të blejë energjinë me çmimin 24.89 euro për mega nuk është nënshkruar akoma dhe arsyet nuk janë thjesht burokratike.
Marrëveshja për blerjen e energjisë ose PPA sic njihet ndryshe, përvecse i siguron shtetit energjinë me çmimin e lirë, është dokumenti bazë që detyron kompaninë Voltalia të lëshojë garancinë financiare për zbatimin e kontratës. Pra sot tenderi suksesshëm i Karavastasë është pa marrëveshje për blerje energjie, pa garanci financiare të bllokuar në favor të shtetit.
Ky ngërç nuk është i rastësishëm, Qeveria dhe kompania franceze duket se nuk po bien dakord për pjesën më të rëndësishme në investimin e Karavastasë. Detyrimin e kompanisë që t?i shesë gjysmën e energjisë shtetit shqiptar me çmimin 24.89 euro për mega. Burime nga Ministria e Energjisë thonë se kompania franceze është penduar dhe po kërkon mekanizma se si të rrisë përfitimet. Dhe me sa duket zgjidhja është gjetur tashmë.
Shumë shpejt qeveria pritet të shpallë garën për një central të ri diellor me fuqi 100 mega, këtë herë në zonën e Spitallës. Por absurdi më i madh qëndron në faktin e çmimit tavan, Burime nga Ministria e Energjisë thonë se ankandi për Spitallën pritet të hapet me çmimin 55 euro për mega. Këtu lindin dy pyetje thelbësore:
Si shpjegohet që hapet një gare e re në Spitallë të Durrësit , kur akoma nuk është mbyllur kontrata për Karavastanë ?
Si shpjegohet çmimi 55 euro i ankandit të ri kur në fakt si çmimm referencë duhej të merrej çmimi i ankandit të fundit, pra 24.89 Euro per MW, që u ofrua nga kompania fituese në Karavasta. E njëjta logjikë dhe rregull u ndoq nga ERE dhe u percaktua edhe në strategjinë e rishikuar të energjive të rinovueshme në 2019, ku si baze për hapjen e ankandit të ri merrej çmimi i ankadit të mëparshem, siç ishte ankandi i Akërnisë në 2018 që doli 59 Euro.
Po të marrësh në konsideratë, që gara për Spitallën pritet të përfundojë në fillim të vitit 2021, përfshirë dhe lidhjen e kontratës, kjo e bën procesin akoma më të dyshimtë nisur nga fakti që kostot e investimeve në energjinë diellore bien me një mesatare të paktën 15% çdo vit.
Të gjitha gjasat të çojnë në hamendësimin që ose centrali i Karavastasë po shkon drejt dështimit për shkak të çmimit dumping, ose pas tenderit për Spitallën është sërish kompania franceze Voltalia. Ndaj Spitalla po del me një çmim edhe më të lartë se ai që u ofrua në vitin 2018 në Akerni, po të marresh parasysh rënien e çmimeve në harkun e një periudhe gati 3 vjeçare, me qëllimin e vetëm që t?ju vijë në ndihmë përsëri fituesve të Karavastasë. Kështu ata do të mesatarizonin çmimin, ndërsa qeveria do të shmangte dështimin e ankandit të Karavastasë, por duke I ngarkuar qytetarëve një kosto më të lartë në kurriz.
Nëse kjo del e vërtetë shkelja nga pakujdesia e hapjes së ankandit me një çmim më të lartë se i fundit nuk është më një lajthitje si ato që bën shpesh së fundmi Ministria e Energjisë në raportimet e saj publike, por një faj i rëndë me pasoja kriminale në kurriz të ligjit dhe financave të drobitura të sektorit te energjisë.
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe ap...
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
Av. Kastriot FRASHĒRISpitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”...
I shikoni këta burra? Ata janë gati ta shqyjenjë njëri-tjetr...
Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...
Nga Spartak NgjelaNë këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Ange...
Nga Azgan HaklajTashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ...
Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media...
Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë...
Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëv...
Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë unifo...
Nga Elona CaslliRama, u përballa me policët e tu sot tek Lic...
Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te hu...
Nga Andi Bushati Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin...
Kjo është parulla që ju shkon për shtat fatkeqësisht shumë d...
Nga Kreshnik Spahiu*Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ...
A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas...
Nga Mentor Kikia* Në Francë dhe jo vetëm, media dhe opinioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...