SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
1) Njëra nga gratë e grevës në Ballsh, tentoi të presë damarët. Mos e vrit veten motër. Jetën ta ka dhënë Zoti dhe duaje. Ju plotësuat burrat. Ndërkohë u kërkuat grave të kuvendit një solidarizim. Ndofta i kujtoni si vetja. Por nuk janë të tilla. Janë lodra duarsh. Dhe me duart bëhen shumë gjëra. Janë të përdoruara si makinat. Ndërkohë edhe shoqërisë. Edhe ajo ishte apatike. Një lloj mendësie sociale e jona që na ka lidhur pas hurit. A një emri. Dhe kjo na ka kërrusur. Shumë kanë frikë. Sepse pushteti tek ne është dhunë psiqike.
Të ikën buka e gojës. Shumë as që duan t’ia dinë edhe pse nesër mund të ndërroni vendet. Ne kujtohemi për njëri tjetrin veçse në hall. Nuk e keni vënë re, kur ikën tjetri kujtojmë ta duam. Duam një fantazmë, duam një krijesë që kaloi gardhin e nuk do na kthehet më. U ka ardhur shpirti në majë të hundës. Nuk keni faj. Megjithëse punoni ( me një fjalë burrat tuaj) në një minierë ari të zi, jeni më të varfër se vet varfëria. Mos e vrit veten grua, se të presin në shtëpi. Lufta ka vërtetë viktima por ka edhe triumfator. Radhitu tek kjo anë e mbarë.
2) Sot qeveriu nuk ka pak që njoftoi se ju e hapët krahun. Parimi i tij ishte që nuk ka bisedime pa ndaluar grevën. Nuk e di nëse është i drejtë vendimi juaj. Koha do e tregojë. Megjithatë ai është i lumtur dhe zakonisht lumturia e njëshave është pak mjalt në krye, se më tutje kavanozi ka vetëm farmak. Unë uroj me shpirt të merrni ato që u takojnë, punën e pa paguar prej dy vitesh. Dhe jo vetëm kaq, por dinjitetin e punëtorit të arit të zi. Të punëtorit perëndimor, me të gjitha tagret e duhura, si vjetërsia e siguracioni. Madje të jeni vendimarrës në fatet e uzinës.
Puna nuk bëhet me harabela, por me frymën tuaj. Për më tepër që aty përreth jetoni, aty gëzoheni, martoheni e trashëgoheni. A janë këto të arritshme. Absolutisht që po. Mjafton të zhduket kanceri i ekonomisë sonë, informaliteti. Mjafton që uzina juaj të mos jetë laborator në pastrimin e valutës, me ato transaksionet e firmave fantazmë që mbijnë sot e zhduken nesër. Ujku është i lumtur dhe deklaroi lumturisht se do vi tek ju nesër. Por shikoni se çfarë mendje kishte dikur për grevën, protestën dhe qeverinë. Janë nga koha kur ishte një opozitar.
3) ”Sali Berisha del dhe thotë sikur të ishte duke i dhënë popullit një lajm të mirë, nuk ka draft, nuk ka marrëveshje, nuk ka zgjidhje, nuk ka gjë në tavolinën time. Po atëherë çfarë bën zotrote në atë tavolinë në rast se nuk ke zgjidhje për këtë krizë që po e rrënon ekonominë , për këtë krizë që po rrënon demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë? Çfarë bën zotrote në atë tavolinë kur nuk je në gjendje të bësh detyrën minimale? Dhe detyra jote minimale është ti japësh zgjidhje kësaj krize e cila i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve të shkuara.”
4) Këto janë fjalët e Edi Ramës. Ose ca syresh. Nga ato lëçitjet e tia në majin e 2010-ës. Atë kohë ai ishte opozitar. I donte grevistët, i donte protestuesit. Bënte grevë urie për kutitë e votimit. Një grevë që do mbahet mend për formën beduine. Që i bashkangjitej strategjive radikale të bojkotit, thirrjeve për rrëzimin me dhunë të qeverisë, grevë urie nga militantët a funksionarë që kishin braktisur Kuvendin.
Një grevë ku ai vet nuk u bë pjesë sikur edhe një orë. Dhe që sipas kabllograve nga Wikileaks, rezultoi që e bënte për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, izoluar qeverinë, për rrjedhoj edhe anëtarësimin në Europë. Të gjitha këto me paratë e fondacionit Shoqëria e hapur apo siç e njohin shqiptarët, fondacioni Soros. Prandaj kijini parasysh se me kë do flisni.
5) Sa të vërteta janë këto, e pohon vet Rama kur thotë, ”ka prej tyre që arrin të thonë se protesta jonë dëmton demokracinë dhe integrimin. Këta janë përgjithësisht një pakicë e cila vetë jeton më mirë se shqiptarët, ata që sot s?kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të protestojnë.” Edi Rama, muaji maj 2010. Por kur erdhi në pushtet, protestat e opozitës i cilësoi si shkaktaret kryesore që po dëmtonin imazhin dhe integrimin e vendit. Sot siç e dini Shqipëria që ishte tek dera e zyrës së integrimit, e kanë nxjerrë nga radha fare.
6) Ka edhe kësi pohime: ”Sot kam pasur një diskutim me një qytetar i cili më tha, se si plotë të tjerë, ishte dakord me çka ne kërkojmë, ishte plotësisht dakord se kutitë duhet të hapen, ishte plotësisht dakord se transparenca duhet të jetë parimi i funksionimit të institucioneve shtetërore, të parlamentit, të qeverisë e kështu me radhë.
Ishte plotësisht dakord se liria e medias duhet garantuar, por nuk ishte dakord me formën e protestës sonë dhe as me grevën e urisë. Atij qytetari dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai u them, në rast se jeni dakord me gjithçka që ne kërkojmë, por nuk jeni dakord me formën se si ne protestojmë, atëherë protestoni në formën tuaj, por mos rrini duke bërë sehir, mos rrini duarkryq, mos rrini larg.”
I tha Edi këto, jo unë. I drejtohej shoqërisë civile. Unë vetëm se po i kujtoj. Dhe kur i kujtoj, ramistët më ngërdheshen.
7) Sa për dijeninë tuaj, ky Edi Rama në kohën e grevave, protestave, për karriken e tij, jo për ekonominë tuaj, jo për fatin e Shqipërisë në Europë, bojkotoi rreth shtaqind e ca ditë Kuvendin. E kam thënë gjithmonë po si opinionist modest që jam nuk para m’i marrin seriozisht llogaritë. Shtaqind e ca ditë bojkot, plot dy vjet, por rroga nuk iu ndërpre asnjë kuvendari të rilindjes. Nuk ja ndërpreu Jozefina. Kokërr më kokërr pa qënë në punë. Kurse ju, burrat tuaj punonin e nuk paguheshin. Ec e gjeje tani. Ec e uluni të bisedoni me ujkun. Babain e absurdit, të informalitetit, të propogandës. Atij që shëmb teatro dhe kthen në muzeume shtëpitë me gjethe, ose strofkullën e spiunëve.
Nga Ilir BabaramoNë korrikun e vitit 2013 fituesi i zgjedhje...
Koço Devole ishte aristokrati i fundit i komedisë shqiptare ...
Me mijëra janë shqiptarët që u vranë për një fjalë. Mijëra t...
Nga Flurans IliaE lexova shkrimin e Babaramos për zgjedhjet ...
Shqipëria nuk do ti fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, as k...
Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjn...
Sa herë që Shqipëria merr ndonjë çmim ndërkombëtar, zakonish...
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe ap...
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
Av. Kastriot FRASHĒRISpitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”...
I shikoni këta burra? Ata janë gati ta shqyjenjë njëri-tjetr...
Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...
Nga Spartak NgjelaNë këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Ange...
Nga Azgan HaklajTashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ...
Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media...
Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë...
Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëv...
Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë unifo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...