Video-Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen me Gardën Kombëtare
Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit, ndërkohë që...
Ndërsa Presidenti Donald Trump synon që Gjykata e Lartë e SHBA të ndërhyjë në garën presidenciale, e cila është ende e paparashikueshme, ajo mund të mos jetë arbitri përfundimtar në këto zgjedhje, thanë ekspertët ligjorë.
Ata thanë se pak gjasa ka që gjykatat të pranonin një kërkesë të Presidentit Trump për të ndalur numërimin e fletëve të votimit që kanë arritur para ose në ditën e zgjedhjeve, apo që ndonjë mosmarrëveshje që mund të shqyrtojnë gjykatat të mund të ndryshonte trajektoren e garës në shtete të tilla si Miçigani dhe Pensilvania.
Mëngjesin e së mërkurës, ndërsa votat ishin ende duke u numëruar në shumë shtete, Presidenti Trump doli në Shtëpinë e Bardhë dhe shpalli fitoren ndaj demokratit Joe Biden.
Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti Trump u shpreh kundër votimit me postë, duke thënë pa patur prova, se kjo do të çonte në mashtrim, çka është diçka e rrallë në zgjedhjet e SHBA. Duke iu përmbajtur kësaj teme, Presidenti Trump tha: “Ky është një mashtrim i madh për vendin tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do të shkojmë në Gjykatën e Lartë të SHBA. Ne duam që i gjithë votimi të ndalet”.
Presidenti Trump nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij për mashtrim apo hollësi se çfarë çështje gjyqësore do të ndiqte në Gjykatën e Lartë. Më vonë gjatë ditës, fushata e tij kërkoi ndërhyrje në një çështje që tashmë është në pritje në Gjykatën e Lartë, e cila kërkon të bllokojë fletëvotimet e mbërritura me vonesë në Pensilvani.
Fushata e zotit Trump dhe republikanë të tjerë gjithashtu kanë depozituar ankesa të ndryshme në shtete të tjera, përfshirë përpjekjen për të ndalur numërimin e votave në Miçigan.
Zgjedhjet janë ende të paparashikueshme dhe një numër shtetesh ku rezultati është i ngushtë mund të vendosin rezultatin në orët ose ditët e ardhshme, ndërkohë që numër i madh fletëvotimesh me postë duket se e ka zgjatur procesin.
Ekspertët ligjorë thanë se edhe pse mund të ketë kundërshtime ndaj fletëvevotimeve të veçanta apo ndaj procedurave të votimit dhe numërimit, është e paqartë nëse mosmarrëveshje të tilla do të përcaktonin rezultatin përfundimtar.
Republikanët dhe demokratët po mbajnë në gatishmëri një numër të madh avokatësh për t?i përdorur nëse lind nevoja./VOA
Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit, ndërkohë që...
Ditën e sotme president i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorë...
Vjosa Osmani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës pa...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga po...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është...
Kanë ngelur pak orë nga shpallja e fituesitëtë zgjedhjeve pr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet që të njoftojë ...
Sulmi i përgjakshëm në Vjenë tregon, se jo vetëm Franca ësht...
Vijon beteja e fortë presidenciale mes presidentit Trump dh...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se nuk është i këna...
Ndonëse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende në SHBA, re...
Avokati Peter Lumaj, i cili prej vitesh jeton në SHBA, në nj...
Dritan Nesho, drejtor i përgjithshëm i ‘Harris x’, nga Uashi...
Kandidati Demokrat, Joe Biden, ka folur para mediave teksa ë...
Pak orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se ngri...
Rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë...
Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka bërë të ditur se...
Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, presidenti i ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numër rekord të infektuari...
Një sondazh mbi votuesit hebrenj amerikanë, i cituar nga gaz...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...