“Beteja” Trump-Biden/ Protesta dhe tensione në Michigan dhe Arizona
Kanë ngelur pak orë nga shpallja e fituesitëtë zgjedhjeve pr...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është paraqitur pak minuta më parë në selinë kryesore të EULEX në Prishtinë.
Paraqitja e tij në zyrat e EULEX është bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas arrestimit të ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe në ditën e njëjtë të dorëzimit në EULEX të ish komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Pas kësaj, zyra e shtypit të partisë së Kadri Veseli reagoi përmes një postimi të gjatë në rjetin social, ku shkruan se dje është njohur me aktakuzën kundër tij.
Veseli tha se kjo është mënyra e vetme për t?iu përgjigjur thashethemeve dhe dyshimeve që janë krijuar gjatë kësaj kohe për luftën historike të Kosovës.
Postimi i plotë i Kadri Veselit:
Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t?iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe.
Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra.
Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces.
Më shumë se njëzet vite kanë përfunduar që nga përfunimi i luftës çlirimtare. Kosova tani është një shtet i pavarur, dhe është në rrugën e sigurt për tu bërë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Pasi që aspirojmë që të trajtohemi si partner të barabartë me shtetet e tjera, liderët tanë politikë duhet të jenë në lartësinë e kësaj sfide dhe të sillen si burrështetas të kalibrit ndërkombëtar.
Kur liderët e përveçëm thirren për të bashkëpunuar me një tribunal ndërkombëtar, ne duhet të veprojmë kështu pa hezitim. Edhe nëse ka akuza të bëra kundër nesh, atyre ju duhet dhënë përgjigja në mënyrën e duhur, me faktet e së vërtetës. Unë këtë jam duke e bërë.
Unë kam besim të plotë në objekitivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve, dhe kërkoj nga të gjithë në Kosovë që të tregojnë gjithmonë respektin e duhur për autoritetet e drejtësisë. Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta.
Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë ng e vërteta. Nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit, e as për të penguar dhe ndërhyrë në ndonjë mënyrë në këtë proces. Gjykata duhet të lejohet të kryej detyrën e rëndësishme që ne i kemi besuar.
Integriteti i këtij procesi duhet të respektohet në çdo kohë dhe nga çdo kush. Drejtësia nuk i shërben interesit të njërës anë apo tjetrës, por i shërben interesit të popullit. Prandaj nëse ju kërkohet që të ndihmoni Dhomat e Specilizuara, ju lutem pranojeni pa hezitim.
Në këtë mënyrë, ne të gjithë do ia dalim të arrijmë tek e vërteta. Prandaj, do të kërkoja nga të gjitha segmentet e shoqërisë tonë që të përballen me këtë situatë me qetësi dhe dinjitet, të bindur se gjyqtarët do të japin një verdikt të drejt në fund të procesit.
Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor.
Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet ti shkojmë deri në fund.
E vleresoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për tu paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjesë për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t?iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes.
Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon.
Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike.
Për të mirën e kombit, nganjëherë duhet të bëhen edhe sakrifica personale. Shumë nga njerëzit tashmë kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme.
Shumë prej tyre kanë bërë edhe sakrificën sublime. Procesi që po fillon para Dhomave të Specializuara është hapi i fundit në rrugëtimin tonë historik drejt shetëndërtimit të plotë.
Duhet konsideruar si një mundësi për të vënë në dukje se ne kemi bërë një luftë të drejt dhe të pabarabartë, dhe e kemi bërë këtë luftë në mënyrë të ndershme.
Edhe nëse ka pasur gabime, personat e përfshirë duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Ky është kuptimi i sundimit të ligjit për një shtet të ri si i yni. Unë jam i bindur se pasi gjykatësi do të dëgjojnë të gjitha faktet, kanë për të konkluduar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje e popullit, një kryengritje për vetëmbrojtje me burra dhe gra trima, të cilët bën maksimumin e tyre në rrethana të jashtëzakonshme.
Pa struktura formale për të mbrojtur popullësinë civile kundrejt një një masakre ushtarake gjenocidiale të planifikuar me kujdes prej forcave serbe. Sot, në nderim dhe përkujtim të më shumë se 10 mijë viktimave të pafajshme të regjimit të Millosheviqit, ne duhet të ngrihemi në këmbë dhe të tregojmë historinë tonë. Unë do ngrihem në këmbë të tregoj historinë time.
Në duhet të ngrihemi për të treguar historinë e tyre. Ne duhet ti qartësojmë të gjitha faktet, në mëyrë që historia ta njeh të vërtetën. CNA.al
Kanë ngelur pak orë nga shpallja e fituesitëtë zgjedhjeve pr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet që të njoftojë ...
Sulmi i përgjakshëm në Vjenë tregon, se jo vetëm Franca ësht...
Vijon beteja e fortë presidenciale mes presidentit Trump dh...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se nuk është i këna...
Ndonëse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende në SHBA, re...
Avokati Peter Lumaj, i cili prej vitesh jeton në SHBA, në nj...
Dritan Nesho, drejtor i përgjithshëm i ‘Harris x’, nga Uashi...
Kandidati Demokrat, Joe Biden, ka folur para mediave teksa ë...
Pak orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se ngri...
Rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë...
Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka bërë të ditur se...
Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, presidenti i ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numër rekord të infektuari...
Një sondazh mbi votuesit hebrenj amerikanë, i cituar nga gaz...
Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias, deklaro...
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COV...
Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do të kërkojë rinum...
I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka d...
Një nga vendet që po diskutohet më shumë është në Wiscons, k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...