web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë ndodh nëse Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve?/ Avokati zbërthen skenarin

4 Nëntor 2020, 21:52, Kosova & Bota CNA

Avokati Peter Lumaj, i cili prej vitesh jeton në SHBA, në një lidhje me ?Open?, ku po diskutohet për zgjedhjet në SHBA, foli mbi skenarin se çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk njeh rezultatin.

Sipas tij, e gjitha do të vendoset në Gjykatën Supreme dhe nëse kjo gjykatë vendos që Biden do të jetë fituesi, atëherë Trump do të japë dorëheqjen.

?Kjo do të përfundojë në Gjykatën Supreme e cila është më profesionale që ka parë bota. Nëse Trump nuk deklarohet fitues nga Gjykata Supreme, ai do të japi dorëheqjen dhe president do të bëhet Biden. Edhe pse Trump ka emëruar dy anëtarë në atë gjykatë, ata janë profesionistë dhe do të gjykojnë mbi veprime kushtetuese?, tha Lumaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga