Helmimi i studentëve/ SORI-AL: Asnjë konfirmim nga institucionet, kush mban përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Është publikuar udhëzimi si do paguhet gjoba për mos- mbajtjen e maskës.
Sipas urdhrit, policia e shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE, dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe ID të kartës së personit të gjobitur si edhe adresën e banimit të tij.
Për ata që nuk kanë një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë së shtetit ose bashkiake.
Gjoba duhet të paguhet në të njëjtin moment kur shlyhet detyrimi i energjisë elektrike, në të kundërt ajo shkon me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga enti rregullator i energjisë.
Udhëzimi i plotë:
-Institucionet përgjegjëse për vendosjen e gjobës për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) janë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në përputhje me aktin normativ ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19?.
-Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes së gjobës në Furnizuesin e Shërbimit Universal FSHU) sh.a./ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP (OSHEE) sh.a. Ky procesverbal, në çdo rast, duhet të përmbajë minimalisht informacionin në lidhje me emrin, mbiemrin, atësinë, numrin e kartës së identifikimit, si dhe adresën e banimit të individit.
-FSHU-ja, për rastet kur individët kanë kontratë furnizimi energjie, do të regjistrojë gjobën në faturën e energjisë elektrike të muajit respektiv. Kur FSHU-ja konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin e gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë Bashkiake.
-Gjoba e përfshirë në faturën e energjisë elektrike, do të jetë titull ekzekutiv dhe nuk do të mund të paguhet pjesërisht apo e shkëputur nga fatura e energjisë elektrike. Pagesa jashtë afateve do të shoqërohet me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.
-Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës, do ta klasifikojë individin si debitor ndaj FSHU-së dhe kontrata përkatëse e energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
-Pagesat mund të bëhen pranë te gjitha zyrave përkatëse të përcaktuara nga FSHU-ja, pranë Postës Shqiptare dhe pranë çdo institucioni financiar ku paguhet fatura e energjisë elektrike.
-FSHU-ja derdh gjithë vlerën e gjobës në buxhetin e shtetit në llogarinë e thesarit, duke përjashtuar komisionet e shpenzimeve administrative në masën 2%. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake rakordojnë me OSHEE-në arkëtimet periodike në llogarinë bankare në emër të OSHEE-së nga pagesat e faturave të energjisë elektrike për individët që kanë kontratë me OSHEE-në dhe i nënshkruajnë dokumentin ?Faturë për arkëtim?, në të cilin është specifikuar si më poshtë: a) kodi i rrethit Tiranë 3535;b) kodi i institucionit për Policinë e Shtetit 1016079 në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ) ose për Policinë Bashkiake me kod institucioni 2101001 në SIFQ;c) kodin e llogarisë ekonomike të arkëtimit 7115422 -?Gjoba për mospërdorimin e maskës nga COVID-19? në SIFQ.
-OSHEE-ja, në bazë të rakordimit periodik paraqet në bankën përkatëse dokumentin ?Faturë për arkëtim? për të kryer transferimin e shumave të vjela nga gjobat në llogarinë bankare të të ardhurave jotatimore në emër të degës së Thesarit Tiranë sipas listës bashkëlidhur të IBAN-eve.
-Struktura përgjegjëse për Thesarin në degë dërgon postën ditore bankare dhe rakordon periodikisht arkëtimet nga gjobat me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.
Kisha e Shën Prokopit në Tiranë, është paisur me certifikatë...
Dje në Shqipëri u regjistruan shifra rekord të të infektuarv...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho thotë se kryeminist...
Zyrtarisht tashmë jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala ...
Covid-19 vijon të përhapet në institucionet mësimore të vend...
Aktori i njohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të ...
Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë protestë në...
Studentët pritet ti rikthehen protestave nesër, pas mbylljes...
Gazetari Çlirim Hoxha ka rrëfyer rrugëtimin e gjendjes së ti...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është infektuar me koro...
Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77 vjeçar pr...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka analizura mbledh...
Dita e nesërme parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjell...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për muajin e ardhshëm më...
Ditën e sotme parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve...
Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozdo tërmetin e ndodhur në Tu...
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri...
Një situatë shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ...
Shtohet fluksi i urgjencave në spitalin infektiv.Gazetari Er...
Gazetari Klodina Tomorri ka reaguar pas deklaratës së minist...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...