Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Ditën e sotme gazetari Adriatik Doçi deklaroi se skandali i presidentit Ilir Meta me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, ka shqetësuar institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij, kanë ndërhyrë për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie.
Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili thotë se këto janë shpifje dhe nuk ka asnjë dokument të KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.
Blushi ka publikuar disa mesazhe të gazetarit, me të cilat pretendon se ka kërcënuar drejtoren e Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë.
Gjithashtu ai ka publikuar edhe një email që Adriatik Doçi i ka dërguar deputetit të PS, Sadri Abazi.
“Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë.
Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta. Fund e krye mashtrim! Një fake neës po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.
Nuk ka asnjë dokument të KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje. Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka. Në të kundërt, nuk presim asnjë ndjesë publike prej tij, por vetëm t’u sqarojë shqiptarëve, disa pyetje të cilat ja ka bërë publikisht edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza:
A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore? Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike?
Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre? A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush? A paguhen të gjithë punonjësit e tu edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet? Sa bordero përdorin kompanitë e tua? Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos ja u dhënë atë?
Çfarë konflikti ke krijuar sëfundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta? Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”?
Sa për KryeDoçin tënd, që po e shtrydh si limoni për ta hedhur nesër në rrugë, sot po publikojmë këto mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar prej tij Drejtores së Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë. Ndërkohë po publikojmë të plotë edhe e-mail e tij drejtuar deputetit të PS, Sadri Abazi:
Përshëndetje z. Abazi! Jam Adriatik Doçi, ai gazetari i shqiptarja. com dhe Report TV. Ashtu siç folëm tek zyrat e PS, po të dërgoj CV e bashkëshortes. Bashkëshortja ka fituar dy herë në portal. Ka marrë mbi 8 provimin e shtetit. Ka dy diploma. Plotëson të gjitha kriteret ligjore. Aktualisht punon në sektorin privat. Ne pasaportizimin e kemi tek njësia numër katër, por banojmë në Kamëz. Të gjithë rrethin miqësor e kam në Kamëz, Laknas dhe Paskuqan. Gjithashtu, në Paskuqan, bashkëshortja njeh një komunitet të madh nga Korça. Unë jam i biri i Xhek Doçit nga Mati. Babai ka qenë 25 vjet sekretar partie, ndërsa që nga ndryshimi i sistemit mbështesim PS. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh, ka qenë dhe është komisioner i PS në Komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS, në opozitë dhe në pushtet. Asnjë prej nesh nuk ka punuar dhe nuk punon në shtet. Ju lutem, para se të merrni një vendim, për të konfirmuar që këto që po të them janë të vërteta, pyet ish-deputetin Qemal Minxhozin, ish-kryetaren e Bashkisë, Adelina Farricin, krerët e aktualë të PS në Mat, Hasan Pashën apo Agron Malajn, miqtë e mi Hamit Toçin apo edhe deputetë të PS. Faleminderit!
Kaq për sot! Ora e përballjes po afron!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale./ CNA.al


Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, foli mbrëmjen e sotme për inc...
Nga Adriatik Doçi*Skandali i presidentit Ilir Meta me dhënie...
Prej disa javësh naftëtarët e Ballshit kanë filluar grevën e...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmu...
Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”Ind...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për 75-vjetorin e themelimit...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka sulmua...
Koloneli Myslim Pashaj i ftuar pasditen e sotme në “Kjo javë...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashp...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka pub...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar so...
Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas...
Ish-kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka reaguar në një pronon...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se kësaj rad...
Pasditen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demok...
Pas disa shkrimeve të bëra nga CNA.al dhe reagimeve të forta...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sot...
Dje Partia Demokratike ka publikuar lista me 27 emra, të cil...
Gazetari Adriatik Doçi, ka hedhur sërish akuza të forta në d...
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Kël...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...