“Nuk ka virus që e ndalon rininë”/ Paralajmëron Kryemadhi: Do ndryshojë realiteti monstruoz
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sot...
Pas disa shkrimeve të bëra nga CNA.al dhe reagimeve të forta në opinionin publik në lidhje me listat e kandidatëve të Lulzim Bashës, dje komisioni i ka dërguar kryesisë 326 emrat, nga të cilët PD-ja ka publikuar 27 të kualifikuar, nga 140 emra që do ketë lista në rang kombëtar.
Pra, vetëm 26% e totalit të listës së kandidatëve është shpallur. Që me shumë gjasa kjo do jetë edhe lista fituese, ashtu siç CNA.al ka deklaruar, se në zgjedhjet e vitit 2021, Basha do garojë me listën e vitit 2017 dhe me disa arnime dhe modifikime, për të justifikuar bëmat dhe gjëmat e tij.
Medias iu hodhën si ?kocka? për t?u shqyer një listë emrash që nuk vlen asgjë. Disa emra qesharakë, pa aktivitet politik në parlament, apo njerëz të dalë në pension politik dhe të rinj, që më shumë sesa karriera ishin të konsumuar nga papërgjegjshmëria politike dhe egoizimi dhe protagonizmi i tepruar.
Në listën prej 27 emrash, të rinj janë Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Ivi Kaso, Tomor Alizoti. Apo edhe emrat e Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët kanë qënë sekretarë të Bashës dhe nuk u vendosën në listën e 2017-ës, por tashmë vihen si emra pas pazareve të bërë me kreun demokrat, për t?u rizgjedhur ai si kryetar i PD-së, në fushatën qesharake me Eduard Selamin.
Lista ka disa emra, të cilët në fakt janë pjesë e ?elitës? 7-vjeçare të Lulzim Bashës, por që nuk u vendosën në listën e 2017-ës, dhe risi mund të quhet vetëm Alfred Rushaj, i cili është dhe drejtor i fushatës. Ndërkohë që emrat e tjerë nuk thonë asgjë.
Kjo, pasi Belind Këlliçi është kreu i FRPD-së, Ina Zhupa është zëdhënëse e PD-së. Arben Ristani ka qënë Sekretar i Përgjithshëm dhe pjesë e listës së kandidatëve në 2017, pavarësisht se nuk fitoi.
Pa folur më tej për Kreshnik Çollakun, ish-kryetar departamenti, apo sekretarin tjetër, Ervin Minarolli.
Risia e vetme e listës është Tomor Alizoti, i cili në fakt sërish nuk bën përshtypje sepse është anëtar i kryesisë së PD-së.
Edhe Arben Kashahun që mund të ishte surpriza e listës e kanë hequr.
Pra, në një listë me 27 emra nuk gjen asnjë vlerë të shtuar të një gare me 3600 kandidatë, përveç Rushajt, sekretarëve të djeshëm të Lulzim Bashës, shtuar me sekretarët e rinj.
Një betejë disa mujore në bazën e PD-së, për të konfirmuar anëtarët e kryesisë dhe sekretariatet në një garë për deputetë. Dhe ata që kishin lënë kokën mënjeanë në 2017, tani do ta kenë brenda ?torbës? dhe listës së Lulzim Bashës.
Kësaj liste prej 27 vetash, do t?i shtohen më tej edhe disa emra nga kryesia, por mesa duket këta do jenë drejtuesit kryesorë në qarqe dhe pjesa e listës fituese në zgjedhje.
E në rast se në 2017, PD-ja ka marrë 42 mandate, nga 326 emra të publikuar nga komisioni, dje Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka dhënë vetëm 27 emra. Këtyre emrave, po t?iu shtojmë atë të Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe disa personalitete të tjera të PD-së, përqindjen e grave, përfaqësimin e FRPD-së, e kështu me radhë. Do të thotë se lista fituese në shumë qarqe, ashtu siç CNA.al ka paralajmëruar, është e vendosur.
Dhe është pikërisht kjo listë që ne kemi publikuar kohë më parë, me disa ndryshime fare të vogla.
Nga ana tjetër shikojmë se nuk ka një ripërtëritje dhe vlerë të shtuar të listës së kandidatëve. Është shpikur ?lista kombëtare?.
Kësaj liste veç përfaqësimit që ne përmendëm më lart I mungojnë edhe aleatët, por edhe disa personazhe që do të shtohen nga Lulzim Basha.
Pra, menjëherë do të kemi një grumbull njerëzish që nuk thonë asgjë, sepse prej shtatë vitesh kanë qënë aty. Kanë qënë ata që kanë bërë fushatën e vitit 2017. Kanë qënë nivelet e dyta të zyrtarëve të qeverisjes së Berishës, apo të tretat, që nuk mundën kurrë të shkëlqenin në atë kohë.
Pra, Lulzim Basha dhe komisioni ?Ruli? po vinë me një listë, ashtu siç ne e kemi përmendur shpesh, ku dështakët e nivelit të dytë dhe nivelit të tretë, do t?i hidhen si luftëtarë frontal, kundër Rilindjes.
Të paktën këta emra që janë publikuar deri tani nuk i thonë asgjë publikut. Mund të quhen ?pushteti i vjetër?, opozitë e vjetër, apo thjeshtë të lodhurit e Lulit, që mbajnë gjallë atë në krye të PD-së. Asgjë më shumë sesa kaq nuk thotë lista me 27 emra, nga 326 që ka cuar komisioni ?Ruli? tek kryesia./ CNA.al
Imoraliteti i listës/ Disa pyetje që duan përgjigje nga Basha dhe komisioni ?Ruli?
Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati
Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sot...
Dje Partia Demokratike ka publikuar lista me 27 emra, të cil...
Gazetari Adriatik Doçi, ka hedhur sërish akuza të forta në d...
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Kël...
Opozita, prej gati 10 ditësh ka përvetësuar një kauzë mediat...
Nga Denis Dyrnjaja Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe...
Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim B...
Fjalimet e ish-ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Oll...
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partis...
Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrat...
Ish deputetei i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas skualifiki...
Sot në mbrëmje Lulzim Basha pas reagimeve të forta të disa k...
Gazetari Arsen Rusta ka bërë një analizë të situatës politik...
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar me kryemin...
Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë ...
Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto krahë për krahë i...
Partia Demokratike ka publikuar listën e emrave për kandidat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dhënien të nënsht...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas lajmit te sku...
Ditën e djeshme Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...