web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procesi farsë/ Kush janë 160 emrat që “fsheh” PD?

24 Tetor 2020, 12:01, Politikë CNA

Pasditen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar dy lista.

Njëra listë ka 27 emrat që janë kualifikuar, si kandidatë të PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa lista tjetër, janë 11 emra, për të cilët thonë se u ?është shtyrë kualifikimi?.

Por çfarë ndodhi?

Në fillim kanë qënë 3600 emra të propozuar nga demokratët, u lanë rreth 500 dhe më pas ngelen 496.

Ç?ka do të thotë se pas votimit në strukturat e partisë u votuan 496 emra.

Më pas u hoqën 170 emra, dhe iu dorëzuan kryesisë së PD-së, 326 emra.

Por, dje u publikuan 27 emra të cilët janë kualifikuar dhe 11 të tjerë që nuk janë kualifikuar.

Janë hequr 170 emra. Ndërkohë janë publikuar vetëm 11.

Kush janë 160 emrat e tjerë që janë hequr dhe pse janë hequr?

Nga 3600 u hoqën 3100 dhe u tha se këta që janë hequr do jenë administrate e nesërme e PD-së.

Tani po hiqen edhe 160 të tjerë dhe prap thonë ?do jenë administrate e nesërme e PD-së?.

Tani çfarë duan t?iu tregojnë shqiptarëve? Që PD kur të vijë në pushtet do heqë 5 mijë vetë nga puna dhe do vendosë 5 mijë te saj?

Ku është transparenca? Pse nuk publikohet lista, kush janë njerëzit që janë skualifikuar dhe pse janë skualifikuar? Mbi cilat kritere?

Cilët janë emrat e plotë të listës me 326 persona?

Dje u publikuan 27 të kaluar dhe 11 të hequr. Po, 160 të tjerë të hequr ku janë?

Demokratët duan transparencë sepse janë thirur në process votimi, në proces propozimi.

Dhe në fund duket se gjithçka paska qënë tallje dhe emrat po hiqen e po vihen sipas qejfit, pa pasur kritere, pa pasur asnjë vlerësim.

Sepse lista e djeshme, pavarësisht se mund të ketë emra të cilët mund të mos kenë pëlqyeshmërinë për qëllime të caktuara apo nga individë të caktuar, por atje brenda ka emra me kontribute.

Si mund t?i heqësh emrat sipas qejfit?

I merr i fut në garë, heq ca, publikon disa nga këta që ke hequr. Të tjerët nuk i tregon fare.

Pastaj heq 90% të listës. Kualifikon vetëm 10% dhe këta 10% të kualifikuar nuk i publikon asnjërin.

Deri tani nuk është publikuar lista e propozuar nga demokratët.

Këta 27 janë kaluar ndërsa këta 160 që nuk u thonë emrin, të rrinë të presin.

Pse kjo skemë e dyshimtë, e manipuluar, pa themel dhe pa kritere të vërteta besueshmërie dhe vlerash?

Mbi cilat parime janë hequr? Apo mbi cilat parime janë kaluar?

Askush nuk po e thotë më./ CNA.al

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u ?shtyhet aprovimi?





Lajmet e fundit nga