Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimore, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin.
Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset sot kryejnë faturimet.
Nga 1 korriku 2021 sistemi i ri do të fillojë të zbatohet për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm është ndryshimi më i madh, pasi do të fillojë zbatimi për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.
Për fazën e parë, administrata tatimore ka filluar të njoftojë bizneset, që kanë marrëdhënie me shtetin. që të marrin masat e nevojshme.
?Në kuadër të procesit të fiskalzimit, Administrata Tatimore ka kryer analiza dhe verifikime të nevojshme për ti paraprirë zbatimit të mënyrës së re të faturimit. Nga këto verifikime, rezulton që, përgjatë periudhës Janar 2019 ? Gusht 2020 Ju keni kryer të paktën një furnizim kundrejt tatimpaguesve Ent Publik.
Në zbatim të nenit 48, të ligjit Nr. 87/2019 ?Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit?, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga data 1 Janar 2021, për furnzimet e mallrave dhe/ose shërbimeve të kryera për Entet Publike, Ju do të lëshoni vetëm faturën elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor?, thuhet në njoftimin e dërguar subjekteve.
Për të lëshuar faturat elektronike, bizneset duhet që të mundësojnë paraprakisht elementët e mëposhtëm:
-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);
-Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;
-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes softëare-ike;
-Lidhje të pandërprerë me internet;
-Certifikatën elektronike për fiskalizimin e cila merret pranë AKSHI-t.
Përsa i përket zgjidhjeve software-ike të faturës elektronike, aktualisht shumë subjekte në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit janë në fazën e testimit dhe zhvillimit. Përgjatë javëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje software-ike për fiskalzimin e faturës elektronike, sqarojnë tatimet.
Administrata Tatimore njofton se nxit përmbushjen vullnetare të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor, për t?u përgatitur paraprakisht me te gjithë elementët e nevojshëm për këtë proces të rëndësishëm.
Marrëdhëniet biznes me biznes, procesi është shtyrë për në shtator 2021
Procesi i zbatimit të sistemit të fiskalizimit, i cili pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe në janar 2021 për subjektet e tjera, u shty pak muaj më parë për në 1 shtator të vitit 2021, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia. Kjo është hera e katërt që ky proces, i parashikuar fillimisht të niste në janar 2020, u shty.
Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar është 1 korriku 2021, i cili ka mbetur i pandryshuar.
Për zbatimin e procesit të fiskalizimit, qeveria ka miratuar edhe aktet nënligjore, si udhëzimin që përcakton elementet bazë dhe teknike të faturës elektronike që nga emri i tatimpaguesit, datën dhe sasinë e mallit të shitur, si dhe mënyrën e kryerjes të pagesës etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se po punon në lidhje me zbatimin e fiskalizimit. DPT planifikon ngritjen e një sistemi të Faturave elektronike për çdo transaksion- duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në website për shkëmbimin e faturave elektronike.
Sipas DPT-së, projekti i fiskalizimit adreson dy sfidat kryesore të çdo Administrate Tatimore:
1-Monitorimi i kontrollit të parave në dorë (cash) ? kryesisht i pranishëm në transaksione të bazuara në para (B2C), zbatimi i lidhjes në kohë reale në internet të të gjitha makinave POS për të siguruar që çdo transaksion të raportohet në mënyrë qendrore, me aftësinë e verifikimit të pavarur.
2- Rritjen fiktive të TVSH-së së zbritshme, projekti e-Invoice, kryesisht i pranishëm në transaksionet (B2B), për shkak se fiskalizimi bën raportim i detyrueshëm te të gjitha faturave të lëshuara përmes sistemit qendror që siguron konfirmimin e të gjitha transaksioneve nga shitësi dhe klienti./Monitor
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, k...
Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë ka hyrë futur në një tr...
Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë po shënon 20-vjetorin ...
Çdo vit World Economik Forum (WEF) hulumton rrreziqet, që i ...
Shifrat e para zyrtare po japin përmasat reale të pasojave t...
Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Eko...
Komisioni Europian publikoi sot gjetjet e progres raportit t...
Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë ...
Në fillimin e shkollës, familjet shqiptare u përballën këtë ...
Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë fami...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtu...
Eksperti ekonomik Arben Malaj ka komentuar situatën ekonomik...
Në fund të muajit mars qeveria bërë të ditur se po hartonte ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje vlerësimet e...
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, gati 72 % e ndërmarrjeve ...
Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit ...
Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Dur...
Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që e...
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujor...
Farmacistët praktikues ofrojnë një shërbim thelbësor për pop...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...