SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Shifrat e para zyrtare po japin përmasat reale të pasojave të pandemisë. INSTAT raportoi se ekonomia ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia është më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997, por, nga ana tjetër, në krahasim me shtetet e tjera që u goditën po aq ashpër, është më e moderuar.
Tkurrja në të njëjtën periudhë ishte më e thellë në Maqedoni (-12.7%) dhe Kroacinë turistike (-15%), ndërsa Kosova nuk i ka publikuar ende të dhënat. Edhe shtetet e Europës u tkurrën mesatarisht me 14.8%. Në rajon, më lehtë po e kalon krizën Serbia, që u tkurr me 6.5%. Ky i fundit po shijon frytet e një politike të konsoliduar fiskale, që i dha mundësinë të shpenzonte më shumë me paketa mbështetëse, si dhe ekonominë e diversifikuar që është mbështetur vitet e fundit në zhvillimin e teknologjisë së informacionit.
Shqipëria u ?shpëtua? nga pesha e lartë që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rreth 19%, që është më e larta në Europë, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë bujqësor në Europë. Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%.
Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës, ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së. Ky sektor i ndjeu pak pasojat e krizës dhe ishte ndër të paktët që rezultoi me rritje në tremujorin e dytë, ndonëse për ironi vendi importon një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, edhe nga fqinjët që kanë peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomitë e tyre. Sektori tjetër real i ekonomisë shqiptare, pa bujqësinë, që amortizoi goditjen e pandemisë, vlerësohet të ketë rënë rreth 14-15%.
Aktiviteti i dytë, i cili paradoksalisht ndikoi pozitivisht në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë, ishte ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Sektori, që zë rreth 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave zyrtare, shënoi një rritje prej 5.5% në tremujorin e dytë me bazë vjetore. Themi paradoksalisht, pasi në vendin më të varfër të Europës, që po pakësohet dita-ditës për shkak të emigracionit të pandalshëm, në prill-maj, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, shënoi rekordin historik të shitjeve, të paktën që prej tremujorit të parë 2008, kur INSTAT raporton të dhënat e PBB-së me çmime korente.
Që prej tremujorit të parë 2018, ky sektor po vijon me rritje të fortë, sipas të dhënave zyrtare, duke kanalizuar në ndërtim e real estate paratë informale, që në fakt nuk po i sjellin asgjë të mirë vendit, përveç fryrjes së çmimeve dhe zhvlerësimit të kursimeve të shqiptarëve.
Kantieri i ndërtimit në kryeqytet, me çmime që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër katror, ndër më të shtrenjtat në rajon, por edhe Europë (nëse i krahasojmë me fuqinë blerëse), nuk po i shërben zhvillimit të vendit, dhe as arrin të krijojë iluzionin e një ecurie të qëndrueshme ekonomike. Për më tepër që, nëse do të ekzistonte vullneti politik për të luftuar seriozisht hyrjen masive të parasë së paligjshme në ekonomi, kjo do të çonte në shfryrjen e një flluske të madhe.
Në fakt, edhe institucionet ndërkombëtare, nuk ?gënjehen? nga ky iluzion, përkundrazi. Vetëm javën e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit, nga -5% që priste në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit. Fondi e vuri theksin edhe në shumë probleme të vendit, që po kthehen në strukturore, si dobësitë e financiare publike, rreziqet që vijnë nga Partneritetet Publike-Private, një sistem tatimor i komplikuar, kompleks dhe i fragmentuar, me ndryshime të shpeshta ?ad hoc?, që e kanë cenuar stabilitetin dhe transparencën.
Fondi ritheksoi këshillën kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore, si dhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe qeverisjen. Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e fundit, e la të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë e vendit në vitin 2020, duke pritur një rënie prej 9%, ndërsa rishikoi në ulje me 7.5 pikë përqindje parashikimin për vitin 2021, duke zbehur shpresën për një rimëkëmbje të shpejtë.
Është e vërtetë që ringritja do të jetë e vështirë (pritshmëritë janë që niveli i PBB-së së parakrizës të arrihet vetëm pas vitit 2021), por është në dorën e politikave qeveritare për të shfrytëzuar këtë moment, si një pikë kthese në ekonomi, përtej interesave të ngushta, në të mirë të vendit!/ Monitor
Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Eko...
Komisioni Europian publikoi sot gjetjet e progres raportit t...
Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë ...
Në fillimin e shkollës, familjet shqiptare u përballën këtë ...
Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë fami...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtu...
Eksperti ekonomik Arben Malaj ka komentuar situatën ekonomik...
Në fund të muajit mars qeveria bërë të ditur se po hartonte ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje vlerësimet e...
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, gati 72 % e ndërmarrjeve ...
Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit ...
Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Dur...
Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që e...
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujor...
Farmacistët praktikues ofrojnë një shërbim thelbësor për pop...
Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në ...
Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur n...
Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ka bërë një par...
Çmimi i apartamenteve në Tiranë në 5 vitet e fundit ka pësua...
Nga 1 janari i 2019 paga minimale në shkallë vendi u rrit ng...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...