20 mijë të rinj dolën të papunë nga pandemia në tremujorin e dytë, 61% e totalit
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujor...
Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që ekonomia ka përjetuar prej rreth 23 vjetësh. Mund të tingëllojë një paradoks, por sipas bankës së Shqipërisë indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, llogaritur nga Banka e Shqipërisë, shënoi rritje me 4.9% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Në veçanti për tregun kryesor, Tiranën, çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5%. Çmimet mesatare në Tiranë raportohen të rritura ndjeshëm në zonat jashtë qytetit, ndërsa janë raportuar në rënie të lehtë në zonat qendrore dhe periferi. Zonat bregdetare raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta, ndërsa zonat e tjera shfaqën ndryshime të vogla. Edhe çmimet e qirasë për gjysmën e parë të vitit raportohen të rritura.
Për sa i takon transaksioneve, agjentët dhe firmat e ndërtimit janë përgjigjur se vëllimet e shitjeve kanë rënë lehtë në rang vendi, por janë rritur në zonat qendrore dhe jashtë qytetit të Tiranës.
Paralelisht, agjentët raportojnë numër më të ulët banesash të reja të regjistruara në librat e tyre. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.3 muaj dhe shënoi një rritje të lehtë ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 10.4 muajsh ose 1.2 muaj më të gjatë se ajo e raportuar në gjashtëmujorin e kaluar.
Sipas agjentëve, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rënie në krahasim me vlerën prej 65% të raportuar në periudhën paraardhëse. Megjithëse bankat raportojnë shtrëngim të standardeve të huadhënies, statistikat tregojnë një nivel në rritje të tepricës së kredisë për pasuri të paluajtshme. Stoku i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme nga sektori i individëve arriti në 112 miliardë lekë për gjysmën e parë të vitit 2020 dhe ishte rreth 3% më i lartë krahasuar 2019.
Megjithëse tregu nuk pa pësuar pasoja dramatike nga mbyllja e ekonomisë, agjentët kanë pritshmëri negative për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër. Megjithatë, ata janë optimistë për periudhën më afatgjatë deri në dy vjet.
Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme dhe ndërtimin, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së tregut./Monitor
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujor...
Farmacistët praktikues ofrojnë një shërbim thelbësor për pop...
Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në ...
Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur n...
Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ka bërë një par...
Çmimi i apartamenteve në Tiranë në 5 vitet e fundit ka pësua...
Nga 1 janari i 2019 paga minimale në shkallë vendi u rrit ng...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të heqë tatim fitimi...
Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve tregojnë se 62% e t...
Tatimpaguesit shqiptarë në periudhën e pandemisë kanë reagua...
Në mars të këtij viti, e gjithë bota hyri në një territor të...
Silvio Pedrazzi, Kryetari i Shoqatës së Bankave dhe Drejtor ...
Mungesa e turistëve të huaj sidomos gjatë muajit gusht e ka ...
Në ditët e fundit, shoqata “Pro-Eksport Albania” zhvilloi nj...
Eksportet e tekstileve dhe këpucëve iu rikthyen rritjes në m...
Nga sektori i prodhimit vetëm ndërtimi ka rezultuar me rritj...
Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020),...
Nga Carmen Reinhart & Vincent Reinhart “Foreign Affairs”* Pa...
Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të...
Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më s...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...