Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Tatimpaguesit shqiptarë në periudhën e pandemisë kanë reaguar më shumë ndaj thirrjeve pozitive të tatimeve për zbatimin e ligjit për deklarimin e pagave të punonjësve të tyre, sesa ndaj kërcënimeve për marrjen e masave nëse do kryenin mashtrime tatimore.
Një projekt pilot me taksapaguesit në Shqipëri ofron të dhëna të reja se çfarë funksionon në kontekstin e vendit, sipas një blogu të publikuar nga Banka Botërore, me autorë Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, Hilda Shijaku, kryeekonomiste e Bankës Botërore dhe ekspertët e Bankës Botërore, Christoph Ungerer dhe Jonathan Karver.
Në vjeshtën e vitit 2019, administrata shqiptare e taksave filloi një iniciativë të re për të studiuar sjelljen e tatimpaguesve, në mënyrë që të identifikojë atë që funksionon në terren në kontekstin shqiptar. Ky projekt ishte në linjë me 202 institucione në të gjithë botën që OECD ka identifikuar se tashmë zbatojnë njohuri të sjelljes për të orientuar hartimin e politikave publike.
Si hap i parë, administrata shqiptare e taksave hartoi një testim rastësor (randomized controlled trial -RCT) për të testuar efektivitetin e mënyrës së së komunikimit me tatimpaguesit lidhur me nën-deklarimet e pagave të punëtorëve në listat e pagave mujore, që bizneset deklarojnë tek autoriteti tatimor.
Për këtë vlerësim, administrata tatimore zgjodhi një kampion të bizneseve të dyshuar për nën deklarimin e listave të pagave mujore në profesionet kryesore. Më pas, Tatimet projektuan letra me dy lloje të ndryshme mesazhesh, që u duheshin dërguar firmave. Mesazhi i parë theksoi natyrën e të mirave publike të deklarimeve të vërteta të listës së pagave. Mesazhi i dytë e vinte theksin në kërcënimet për zbatimin e ligjit nëse bizneset kapen duke kryer mashtrime tatimore.
Të dy llojet e letrave u krijuan duke përdorur njohuri të sjelljes për të nxjerrë në pah lexueshmërinë (p.sh., duke përfshirë thirrje të qarta për veprim në kokat e letrave dhe duke eliminuar gjuhën teknike). Projekti pilot më pas caktoi firmat në mënyrë të rastësishme në tre grupe: një grup që merrte letrën me mesazhe pozitive, një grup që merrte një mesazh për forcën e zbatimit të ligjit dhe një grup kontrolli që nuk merrte asnjë letër.
Letra që e vë theksin te efektet pozitive të deklarimit të taksave, specifikonte: ?Ju duhet ta dini që pagat e padeklaruara për punonjësit tuaj janë të dëmshme për mirëqenien e tyre: kjo i privon ata nga pensioni në të ardhmen, nga përfitimet shëndetësore dhe të papunësisë që kanë fituar përmes punës së tyre, ndërsa ulin cilësinë e shërbimeve publike, nga të cilat përfitojnë biznesi juaj, familja dhe komuniteti. Si tatimpagues të këtij vendi, ne kemi përgjegjësinë dhe detyrimin qytetar për të përmbushur detyrimet tona tatimore. ?
Letra që e vinte theksin te detyrimi i zbatimit të ligjit specifikonte: ?Administrata tatimore verifikon vazhdimisht pagat, duke krahasuar ato që deklarohen nga punëdhënësit me pagat e konstatuara në treg. Ne duam t?ju informojmë se administrata tatimore do të vazhdojë të monitorojë deklaratimet e pagave tuaja dhe do të adresojë parregullsitë duke zbatuar sanksionet e parashikuara nga ligji. Ju lutemi merrni masa sa më shpejt të jetë e mundur për të korrigjuar deklaratën e pagave, pasi ne gjithashtu do të monitorojmë përgjigjen tuaj ndaj kësaj letre. ?
Letrat u përgatitën në fund të Shkurtit 2020 ? dhe bizneset e morën komunikimin në fillim të Marsit pikërisht kur kriza COVID u përshkallëzua në Evropë. Nga mesi i marsit, Shqipëria hyri në një bllokim që përfundoi vetëm në fund të majit.
Duke pasur parasysh përkimin me pandeminë, ky pilot komunikimi jep një dritare të dobishme sesi reagojnë tatimpaguesit gjatë pandemisë ndaj mesazheve që nxisin pajtueshmërinë e taksave. Grafiku më poshtë tregon rezultatet kryesore. Mesazhet që nënvizojnë dobinë e pagesës së taksave morën rezultat dukshëm më të lartë në deklarimin e pagave, krahasuar me grupin tjetër, ku mesazhet e zbatimit me forcë të ligjit nuk dhanë ndonjë efekt të rëndësishëm.
Ky rezultat qëndron në kontrast të fortë me shumicën e studimeve të tjera ekzistuese ? të kryera në kohë më normale ? që tentojnë të zbulojnë se mesazhet e zbatimit me forcë të ligjit janë më efektive.
Blogu thekson se rezultatet nga ky projekt pilot mund të jenë specifike për kontekstin aktual të krizës. Ndërsa kapërcehet pandemia, a do të kenë më shumë efekt mesazhet e zbatimit?
Gjatë krizës, shumë firma menaxhuan listat e tyre të pagave më aktivisht se zakonisht, në mënyrë që të përballeshin me pandeminë. Në kohë më normale, a do të bëhen deklaratat e pagave më pak reaguese ndaj komunikimeve me taksapaguesit?
A do të jetë përmbushja e ligjit më afatgjatë, pasi firmat i rregullojnë deklaratat e tyre të pagave një herë dhe më pas ka më pak të ngjarë t?i rregullojnë ato më tej?
Një vlerësim paralel i këtij ndikimit në pranverën e vitit 2020 që u drejtonte letrave punonjësve (në vend të punëdhënësve) nuk gjeti përmirësime të konsiderueshme të përputhshmërisë së ligjit.
A do të përmbyset ky rezultat kur komunikimet dërgohen në një periudhë në të cilën punëtorët janë përsëri në vendin e tyre të punës (dhe vendi nuk është nën bllokim)?/ Monitor
Në mars të këtij viti, e gjithë bota hyri në një territor të...
Silvio Pedrazzi, Kryetari i Shoqatës së Bankave dhe Drejtor ...
Mungesa e turistëve të huaj sidomos gjatë muajit gusht e ka ...
Në ditët e fundit, shoqata “Pro-Eksport Albania” zhvilloi nj...
Eksportet e tekstileve dhe këpucëve iu rikthyen rritjes në m...
Nga sektori i prodhimit vetëm ndërtimi ka rezultuar me rritj...
Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020),...
Nga Carmen Reinhart & Vincent Reinhart “Foreign Affairs”* Pa...
Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të...
Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më s...
Mbi 300 miliardë lekë ndodhen jashtë bankave, duke shënuar n...
Ekonomia e Europës ka shënuar një rënie të fortë në tremujor...
Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë h...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj, deklaron se pandemia k...
Banka e Shqipërisë në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar ...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori i situat...
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullo...
Efekti i pandemisë ka vijuar të ndjehet në tregun e sigurime...
Administratori i përgjithshëm i ‘Konfindustrias’, Gjergj Bux...
Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...