Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve të Këshillave Mbikëqyrës për shoqëritë aksionere. Si rrjedhojë, edhe lëvizjet për shitblerjet e aksioneve janë të ulëta.
Në pjesën më të madhe, ato janë kalime aksionesh mes bashkëshortësh, apo nga prindërit te fëmijët. Një tjetër dukuri është kalimi i aksioneve nga individi te një kompani, që është sërish në pronësi të të njëjtit individ. Në 2019-2020, kishte dhe një numër të lartë transaksionesh në segmentin e tregtimit të produkteve farmaceutike.
Në 2019-n, transaksioni më i madh ishte blerja e operatorit të telefonisë dhe internetit ?Abcom? nga kompania më e madhe celulare në vend, ?Vodafone?. Sipas kontratave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në prill të këtij viti, u finalizua transferimi i 100% të aksioneve të ?Abcom?, nga ?American Broadband B.V.?, që zotëronte 100% të ?Abcom? te ?Vodafone?. Çmimi i blerjes, sipas kontratës ishte rreth 4.6 miliardë lekë, apo 38 milionë euro.
Shpëtim Shijaku, i cili kishte 100% të aksioneve të kompanisë së ndërtimit ?Shijaku?, u ka dhuruar përkatësisht nga 33.3% të aksioneve te Bilal Shijaku dhe Petrit Shijaku, vëllezërve.
?Albawings? u bë kompani 100% shqiptare, pasi u largua ortaku ?Travel Hub Solutions?. Gjatë vitit 2019 u miratua dhurimi i 80% të kuotave të shoqërisë të ortakut ?Travel Hub Solutions? (49%) dhe Dritan Shakohoxha në favor të Nertila Kole. (?Travel Hub Solution? zotërohet 100% nga Nertila Kole).
Dritan Shakohoxha ka ulur kuotat nga 41% në 10%, 10% tjetër zotërohet nga Dhimitër Tola.
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) ka shitur 20% të aksioneve që zotëronte te ?Alvacim Limited?, aksioneri i kompanisë së prodhimit të çimentos ?Antea?. Njëkohësisht është zëvendësuar dhe huaja e IFC tek Antea. Është në strategjinë e IFC-së që të hyjë si aksionere në kompanitë e mëdha që i financon dhe më pas të tërhiqet prej tyre. Shuma e rregulluar për huanë është 13.3 milionë euro (bazuar në një marrëveshje kredi në nëntor 2008) dhe do të paguhet me tre këste, sipas kontratës.
Në fillim të vitit 2020, ?Farmacom?, një operator i ri në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike (në pronësi të Ertel Kërçuku) ka blerë 33.3% të aksioneve të operatorit farmaceutik ?Pharma One?. Ben Petani dhe shoqëria ?Evita? (koncesionari i hemodializës që hyri si aksioner 50% te ?Pharma One? në 2018-n) kanë shitur nga të dy nga 16.7% të aksioneve te ?Farmacom?.
Ertel Kërçuku ka aksione dhe te shoqëria ?Evita?, duke bërë që kjo e fundit të marrë shumicën e ?Pharma One?, me rreth 67% të aksioneve. Kjo e fundit është një nga operatorët kryesorë të tregtimit të produkteve farmaceutike, me qarkullim vjetor prej 3 miliardë lekësh në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.
Sipas kontratës, shitja e 33.3% të aksioneve u bë kundrejt një vlere prej 33.3 milionë lekësh (rreth 270 mijë euro).
Në 2019-n u shit dhe Koncesioni i dializës. Më datë 25 qershor 2019, është nënshkruar ?Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve?, midis palës blerëse ?Diaverum International AB? me seli në Suedi dhe shitësve ?American Hospital SHA? e cila zotëron 15% të kapitalit dhe ?Evita SHPK?, e cila zotëron 85% të kapitalit të shoqërisë ?DiaVita SHPK?. Sipas kontratës, kontributi në para për pagesën e 100% të kapitalit ishte 157.3 milionë lekë.
Një tjetër transaksion ka ndodhur në fushën e kompanive të produkteve farmaceutike te shoqëria ILMA. Në janar 2020, Tefide Aliaj ka shitur 90% të aksioneve në favor të Agron Gjini, duke mbajtur vetëm 10% për 900 mijë lekë.
Ndryshime aksionesh kanë ndodhur edhe te shoqëria tjetër farmaceutike, TRIMED. Në tetor, ortaku z. Dominic Noel William Evans ka shitur 50% të aksioneve tek Endrit Hido, për 300 mijë euro.
Dy aksionerët e tjerë janë Gentiana Peshkatari (10%) dhe Shani Peposhi (40%).
?Trimed? është aksioneri i 20% të koncesionit të check-up, ?3P Life Logistic?.
Në qershor 2020, është vendosur shitja e 100% të kuotave që zotëron në shoqërinë ?Arlis Ndërtim? nga ortaku Armand Lilo, në favor të shoqërisë ?Mig ? Main Investment Group? sh.p.k., kur në fakt, kjo e fundit, zotërohet po prej z. Lilo.
Në operatorin e përpunimit dhe tregtimit të naftës, R.B.H. BELINE gjatë 2019-s ka ndodhur dhurimi i 17% të kuotave të shoqërisë nga ortaku Halil Gashi në favor të Rebani Likometa, ky i fundit ka marrë shumicën, më parë kishin secili nga 50% të aksioneve
REGENCY INTERNATIONAL CASINO TIRANA, që kryen veprimtarinë e kazinosë dhe lojërave të fatit, ka shënuar ndryshime në strukturën aksioneve në fillim të vitit 2020. Janë shtuar ortakët GAMING INVEST (51% të aksioneve) dhe ?TAIVAN PARK CENTER-TPC? (26%) dhe janë larguar ortakët ?Status Development?, ?Gaming Investments Overseas Holding-Hotels & Tourism? dhe ?Nova Triumph?. 22% e aksioneve vazhdojnë të zotërohen nga ?T A I W A N?./Monitor
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtu...
Eksperti ekonomik Arben Malaj ka komentuar situatën ekonomik...
Në fund të muajit mars qeveria bërë të ditur se po hartonte ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje vlerësimet e...
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, gati 72 % e ndërmarrjeve ...
Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit ...
Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Dur...
Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që e...
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujor...
Farmacistët praktikues ofrojnë një shërbim thelbësor për pop...
Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në ...
Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur n...
Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ka bërë një par...
Çmimi i apartamenteve në Tiranë në 5 vitet e fundit ka pësua...
Nga 1 janari i 2019 paga minimale në shkallë vendi u rrit ng...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të heqë tatim fitimi...
Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve tregojnë se 62% e t...
Tatimpaguesit shqiptarë në periudhën e pandemisë kanë reagua...
Në mars të këtij viti, e gjithë bota hyri në një territor të...
Silvio Pedrazzi, Kryetari i Shoqatës së Bankave dhe Drejtor ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...