Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Analisti Fatos Lubonja, përmes një opinion të publikuar nga gazeta Panorma, shkruan se SHBA nuk del kundër Edi Ramës pasi sheh interest ekonomike në Shqipëri.
Sipas tij, Rama po e fut vendin në një tunel antidemokratik gjithnjë e më të thellë, nga i cili zor se do të mund të dalim me rrugë normale.
Problemi është se shumica e shqiptarëve, edhe në sajë të dekurajimit që përcjellin këta soj ambasadorësh, në vend që të revoltohen nga padrejtësia dhe gënjeshtra që tashmë ulëret, duket se i janë nënshtruar pritjes së këtij fataliteti, vijon më tej Lubonja.
Analiza e plotë
Është interesante të vihen re diferencat në qëndrime midis tre ambasadorëve, që u bënë garant për marrëveshjen e 5 qershorit, pas aprovimit nga Parlamenti të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Amerikania Kim ishte qartazi mbështetëse, edhe pse shtoi se do të kishte dashur që marrëveshja e 5 qershorit të ishte respektuar.
Ai i BE-së, Sorecca, i mëshoi pak më shumë kësaj pjesës së 5 qershorit, por nënvizoi hapat përpara që ka bërë Shqipëria.
I vetmi që shprehu zhgënjim pa ndonjë mbështetje për mosrespektimin e marrëveshjes ishte ambasadori britanik, Norman. Janë tri qëndrime që nuk mund të mos i shohim të palidhura me interesat e të tri palëve që përfaqësojnë ambasadorët.
SHBA-të nuk mund të mos jenë mirënjohëse për politikat e Ramës në përkrahje të administratës amerikane, së fundmi edhe për dhënien e Skavicës një firme amerikane shumë të përfolur në kohën kur kjo bashkëpunonte me qeverinë Berisha. (Pa harruar edhe rrethimin që i ka bërë mjeshtri i manipulimit Rama ambasadores për t?i paraqitur një vend normal që po përparon, ndryshe nga ç?thonë armiqtë e brendshëm të Shqipërisë).
Sorecca-s i duhet t?i mëshojë narrativës së tranzicionit të Shqipërisë drejt BE-së, që është edhe puna e tij sipas formulës: keni bërë hapa përpara, vazhdoni në këtë drejtim. Sidomos në këto kohë kur BE po sfidohet në rajon jo vetëm nga Turqia, Kina e Rusia, por edhe nga SHBA.
Britaniku, që nuk i ka këta interesa, duket se e sheh Shqipërinë më ftohtas, ndoshta edhe nën optikën e problemeve në rritje që ka krijuar në Britani krimi i organizuar shqiptar.
Gjithsesi, Edi Rama s?ka se si të mos jetë i kënaqur për këto qëndrime, sepse shqiptarët, të mësuar ta shohin vetveten nëpërmjet syrit të të huajve, në vend se të shihnin ndonjë qëndrim dënues për aktin e Ramës, morën mesazhin se ai vazhdon të ketë mbështetjen e tyre.
Në fakt, shkelja e marrëveshjes ishte konfirmimi i radhës se Rama po e fut vendin në një tunel antidemokratik gjithnjë e më të thellë, nga i cili zor se do të mund të dalim me rrugë normale. Problemi është se shumica e shqiptarëve, edhe në sajë të dekurajimit që përcjellin këta soj ambasadorësh, në vend që të revoltohen nga padrejtësia dhe gënjeshtra që tashmë ulëret, duket se i janë nënshtruar pritjes së këtij fataliteti. Një pjesë e madhe po bën valixhet gati për të ikur në rast të një fitoreje të tretë të Ramës. Të tjerë komentojnë se, ashtu sikurse është katandisur ky vend, nuk vlen më as të lëshosh hije në të e se s?ka opozitë ta kthejë dot më në rrugë të mbarë.
Në kontrast me këtë pesimizëm, që personalisht e shoh mbizotërues, spikat një lloj qetësie optimiste e PD-së, e cila shprehet se çfarëdo që të bëjë Rama, vota e 25 prillit do ta gjejë atë humbës. Duket se kjo qetësi e PD-së mbështetet mbi sondazhe dhe mbi një frymë pakënaqësie, që ndihet tashmë në ajër që e bën të besojë se lumi i votave kundër do të vërshojë aq furishëm, saqë nuk do të ketë digë e barrierë rilindëse që ta përmbajë. Sipas disa zërave, qetësia e Bashës vjen edhe nga fakti se këshilltarët e tij elektoralë të huaj i kanë sugjeruar se duhet të përqendrohet tek evidentimi i rënies ekonomike të vendit dhe te premtimi për të forcuar shtresën e mesme nëpërmjet uljes së taksimit të saj nga 23 % në 9%.
Shumë më i zëshëm është qëndrimi i Presidentit. Ai flet me tepër ashpërsi për akte të rënda, dramatike që po ndodhin, por në anën tjetër shprehet se ruan besimin se shqiptarët do t?ia tregojnë vendin Ramës nëpërmjet ?referendumit? të 25 prillit.
Do të uroja të ndodhte kështu, por mbrapa optimizmit të opozitës ka ca ?por?-e.
?Por?-i më i madh vjen nga fakti se tashmë është e qartë se Rama po bën gjithçka për të ruajtur pushtetin në një situatë ku kuptohet se ka humbur konsensusin e shumicës. Ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor duket qartazi se është tregues i masakrës elektorale që po përgatitet. Ndërkohë, as publiku dhe as opozita vetë nuk duket të jenë të qartë se me çfarë mjetesh do ta ndalojnë atë, pasi Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, më shumë nga ç?i kishte në kohën kur opozita dilte nga Parlamenti, duke deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Pyetja është: cili do të jetë arbitri që do t?i bjerë bilbilit për faullet e Ramës gjatë lojës? Fakti që ambasadorët nuk i ranë bilbilit me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, heq shpresën se ata mund ta luajnë këtë rol siç shpresonte aq shumë opozita kur hyri në negociata.
Dikush mund të shtrojë pyetjen: po çfarë duhet të bëjë opozita në këto kushte, të mos shprehë optimizëm, apo të mos hyjë në zgjedhje?! Jo, por meqenëse nga të gjitha shenjat duket se shpresa e vetme është vërshimi i popullit të pakënaqur në kutitë e votimit, gjykoj se duhet të jetë më aktive për t?i motivuar njerëzit. Për këtë them se nuk duhet të mjaftohet me denoncime, premtime apo duke u dhënë një lloj optimizmi pasiv me kumtin se Rama ka mbaruar, por të ndërtojë një optimizëm aktiv nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë me njerëzit, duke i bërë pjesë e politikës, të vetëdijshëm se pa ndihmën e angazhimin e tyre kjo e keqe vështirë se mund të luftohet.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklartës së presidenti...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar përmes n...
Presidenti Ilir Meta ka vijuar “luftën” e replikave me kryem...
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar sërish ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka treguar se në zgj...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pretendon se në vend...
Partia Agrare Ambientaliste përmes një deklarate për mediat,...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar rolin e ...
Përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi R...
Tallja e Ramës me fermerët, PD: Në 7 vjet u mori fermerëve m...
Prej disa ditësh CNA.al ka denoncuar procesin skandaloz të p...
Emisioni investigative “Fiks Fare”, dje ka bërë një denoncim...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria mbetet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për disa ditë ...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e kreut të PD ...
Disa muaj më parë, konkretisht në muajin korrik Partia Demok...
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Republ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të hiqet nga kar...
Presidenti Ilir Meta, ka publikuar vargjet e Migjenit për të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...