Vedat Muriqi zbarkon te Lazio për vizitat mjekësore
Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekë...
Kampionati i Kategorisë së Parë rrezikon shumë të përfundojë me një grup. Shumë klube të kësaj kategorie kanë probleme serioze që kanë të bëjnë kryesisht me stadiumet dhe akademitë, me ekipet e moshave, kështu që rrezikojnë licencimin për sezonin e ri.
?Panorama Sport? mëson nga burime konfidenciale se kjo situatë e përsëritur në fakt ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të marrë në konsideratë variantin e një kampionati me një grup të vetëm në të Parën, të përbërë nga 14 skuadra. Është një hipotezë për momentin, megjithatë problematika mund të shtyjë drejt një vendimi të tillë. Është pikërisht kjo arsyeja që ende nuk është bërë e ditur publikisht ndarja e grupeve.
Sipas rregullores së miratuar më parë, kampionati i ri i së Parës duhet të zhvillohet me 2 grupe, secili me nga 9 skuadra, pra 18 në total, por që mund të përfundojnë në 14 dhe të bashkohen pastaj në një grup të vetëm. Emrat e klubeve që rrezikojnë më shumë licencimin nuk bëhen të ditura nga FSHF-ja, ajo që dihet me siguri është se skuadrat me probleme janë shumë.
PRECEDENTI ? Deri këtu në rregull, por a do të krijonte ndryshimi i mundshëm i strukturës së Kategorisë së Parë një precedent? Sigurisht që po, sepse ndryshimet duhen parashikuar shumë kohë më parë në rregullore, nuk mund të bëhen tani për tani. Nëse ndodh vërtet, pavarësisht arsyeve, do të thotë se nuk qenka i pamundur ndryshimi i strukturës së një kampionati, aq shumë i diskutuar në shumë raste vitet e fundit, sidomos sa i takon Superiores.
Më parë ka pasur shumë diskutime dhe polemika në lidhje me këtë çështje dhe shpesh është kërkuar që të ndryshojë struktura e kampionatit, por është hedhur poshtë nga FSHF-ja pikërisht me argumentin e respektimit të rregullores.
Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekë...
Presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, insiston se kl...
Kristal Abazaj është shumë pranë Tiranës. Burime të besueshm...
Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka pranuar...
Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës m...
Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin,...
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në stu...
Lukas Bilia kalonte nga Lacio te Milani para 3 viteve, kur k...
Armando Broja ka debutuar në Holandë duke u aktivizuar vetëm...
Pas humbjes 4-1 ditën e djeshme ndaj Dritës së Gjilanit, Skë...
Real Madrid është i lodhur nga Garet Bejl dhe dëshiron të sh...
Jose Mourinho në gjurmët e Marash Kumbullës. Është ky lajmi ...
Në mars 2019, pas një takimi mes përfaqësuesve të sportit dh...
Është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare ish-ndihmësi i Xha...
Një ditë më pare, Kukësi zyrtarizoi afrimin e mbrojtësit Alt...
Më në fund! Pas shumë peripecish Vedat Muriqi ka zbarkuar në...
Klubi i Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konfer...
Pano Qirko nuk është më portier i Tiranës. “Gardiani” largoh...
Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançes...
Ditën e djeshme u raportua se Luftëtari ka humbur gjyqin nda...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...