Buzëqesh PSG-ja, shërohet nga COVID-i ylli i sulmit
PSG e ka nisur në mënyrën më të vështirë këtë sezon të ri në...
Kukësi ka zgjedhur Elbasanin për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së Ligës së Europës me Volfsburgun, që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin ?Air Albania?. Trajneri Skënder Gega preferon që ta stërvisë skuadrën në një fushë me bar natyral, ndaj dhe drejtuesit i kanë krijuar kushte në kompleksin e akademisë ?Bajrami?, aty ku verilindorët janë shpërngulur prej disa ditësh. Situata në kampin kuksian duket e qetë dhe optimiste, ndonëse ajo që e shqetëson më shumë Gegën është pikërisht gjendja e mesfushorit Eduart Rroca.
Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit ka lënë pasoja jo të vogla, pasi 27-vjeçari rrezikon seriozisht ndeshjen me Volfsburgun. Në stërvitjen e djeshme mesfushori kreu vetëm vrapime përreth fushës, me shpresën që të rikuperohet në kohë për sfidën me gjermanët. Gjithashtu, Rroca shpreson që të jetë gati për t?u bashkuar sa më parë me ekipin e ri në kampionatin turk. Ndonëse ende nuk bëhet i ditur nga klubi kuksian, largimi i tij pas Kupave të Europës është çështje thuajse e mbyllur.
TITULLARËT
Edhe pse testi ndaj Bylisit nuk shkoi ashtu si duhet, ku loja u ndërpre pas vetëm 50 minutash për shkak të incidenteve në fushë, trajneri Gega nuk preferoi një miqësore tjetër. Në këto kushte, ai zhvilloi një test brenda grupit. Kjo, edhe për faktin se i druhet ndonjë dëmtimi në prag të sfidës së 17 shtatorit. Për të plotësuar numrin e lojtarëve, trajneri grumbulloi edhe tre futbollistë nga ekipi U-21, pikërisht Osma, Karaj dhe Hallaçi, të cilët iu bashkuan ekipit në testin brenda grupit. Dyshimet më të mëdha lidhen me titullarët që tekniku i Kukësit do të hedhë në fushë ndaj Volfsburgut.
Duke parë diferencat e mëdha me kundërshtarin, pritet një ekip që më së shumti të mbrojë. Mjafton të thuhet që dy mbrojtësit e krahut, Maliqi dhe Musta, mund të luajnë si mesfushorë krahu, me synimin për të blinduar krahët dhe mos u lënë shumë mundësi gjermanëve që të sulmojnë.
Për momentin Xhika duket i sigurt në portë, ndërsa para tij, në mbrojtjen me 4 do të luajë Lulaj në të djathtë, Obanor me Horiç në qendër dhe blerja më e fundit, Demiri, në të majtë. Në mesin e fushës, përveç Mustës dhe Maliqit nga krahët, Telushi, Musolli dhe Limaj do të formojnë ?digën? në qendër. Ndërsa sulmuesi i vetëm pritet të jetë nigeriani Eze. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve Gega ka provuar variante të ndryshme, sepse duke njohur kundërshtarin e fortë që kanë përballë, duhet të ndryshojë diçka nga skema e zakonshme. Pra, duke bërë ?shpikje? për t?u bërë ballë gjermanëve të Bundesligës./Panorama Sport
PSG e ka nisur në mënyrën më të vështirë këtë sezon të ri në...
Mesa duket fillimi i Kategorisë Superiore është ende larg, p...
Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar dy ndeshjet e para të...
Milot Rashica duket se do ta vazhdoj karrierën e tij në një ...
Te Teuta përveç afrimeve në skuadër, po punojnë edhe për spa...
Shqëipëria do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 1...
Xhakomo Vrioni mund të largohet nga Juventusi i 23-vjeçarëve...
Shtohet kolonia e lojtarëve shqiptarë në Turqi. Kristal Abaz...
Mbrëmë u luajt një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit f...
Kampionati i Kategorisë së Parë rrezikon shumë të përfundojë...
Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekë...
Presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, insiston se kl...
Kristal Abazaj është shumë pranë Tiranës. Burime të besueshm...
Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka pranuar...
Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës m...
Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin,...
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në stu...
Lukas Bilia kalonte nga Lacio te Milani para 3 viteve, kur k...
Armando Broja ka debutuar në Holandë duke u aktivizuar vetëm...
Pas humbjes 4-1 ditën e djeshme ndaj Dritës së Gjilanit, Skë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...