web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Befason ish-mbrojtësi i Kukësit, firmos me ekipin e Kategorisë së Parë

1 Shtator 2020, 10:07, Sport CNA

Egnatia e Rrogozhinës synon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm dhe këtë gjë po e dëshmon me afrimet në merkato.

Pas trajnerit Gugash Magani dhe emrave cilësorë si Ndriçim Shtubina si dhe dy vëllezërit Endri dhe Artur Magani, Egantia ka afruar një tjetër futbollist me peshë që gjatë viteve të fundit është aktivizuar rregullisht në Kategorinë Superiore.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Kukësit dhe Partizanit, Gëzim Krasniqi i cili pas largimit nga verilindorët ka zgjedhur pikërisht skuadrën rrogozhinase për të vazhduar karrierën. Ditën e hënë Krasniqi hodhi firmën mbi kontratë dhe nga e marta do të jetë në dispozicion të trajnerit Gugash Magani për të nisur stërvitjen.





Lajmet e fundit nga