web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më i shtrenjti në historinë e futbollit kosovar, Prishtina prezanton ish-yllin e Skënderbeut

31 Gusht 2020, 15:13, Sport CNA

Tashmë ka marrë formë zyrtare, Sabien Lilaj është transferuar të Prishtina në kampionatin Kosovar. Akordi mes palëve ishte arritur prej disa ditësh ndërsa sot mesfushori është prezantuar zyrtarisht nga klubi bardheblu.

Klubi në faqen zyrtare ka folur me superlativa për mesfushorin teksa ka zbuluar edhe dëshirën e lojtarit. Sipas Prishtinës, dëshira e Lilajt është të fitojë titullin kampion dhe të mbyll karrierën me bardheblutë.

Postimi i Prishtinës:

Mirë se vjen Sabien

Lilaj vije nga Izraeli ? prezantohet nga Haradini

Prishtinë, 31 gusht 2020 ? Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!

Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë.





Lajmet e fundit nga