web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Short i vështirë për Teutën dhe Kukësin, Laçi gjen një kundërshtar të njohur

31 Gusht 2020, 11:21, Sport CNA

U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Ligës së Europës, ku plot 5 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija mësuan  kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator. Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.

Short ferri për Teutën dhe Kukësin. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE: 

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg





Lajmet e fundit nga